By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Elefanti vret 20 persona në Indi
January 12, 2026
Uji në rajonin e Mitrovicës sërish i pijshëm
January 12, 2026
Në kërkim te dyshimtit për tentim-vrasjen në Pejë
January 12, 2026
Gjykata zvicerane ia zgjati paraburgimin pronarit të lokalit zviceran ku vdiqën 40 persona
January 12, 2026
SHSKUK: Kardiokirurgjia shënoi rekord, mbi 400 operime më 2025
January 12, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Familjarët e të pagjeturve: Ende jemi në mjegull
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Familjarët e të pagjeturve: Ende jemi në mjegull
Ballina 1Lajme

Familjarët e të pagjeturve: Ende jemi në mjegull

Kosova Times
Last updated: 2023/05/09 at 1:28 PM
Kosova Times Published May 9, 2023
Share
SHARE

Familjarë të personave të pagjetur në Kosovë shprehen të painformuar në lidhje me deklaratën e dakorduar mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 2 maj në Bruksel.

Ata thonë se çështja e personave të zhdukur me forcë në luftën e fundit në vend nuk duhet të jetë më pjesë e diskutimeve politike.

Koordinatori i Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur në Prishtinë, Bajram Qerkinaj, ka thënë se kanë pasur pritje tjera nga ky takim.

“Për ne familjarët ende nuk është diçka konkrete, ende jemi në mjegull, ende nuk është ajo çfarë kemi pritur edhe në Ohër edhe në Bruksel. Neve na intereson si shumicë çfarë po ndodh në këto takimet e nivelit të lartë.  Unë nga fillimi jam i kyçur në këtë proces.  Kemi bërë një strategji e cila ka qenë pesëvjeçare. Të gjitha këto pikat që tani i përmendin politikanët kanë qenë në strategjinë e vitit 2010”, theksoi Qerkinaj.

Edhe Jasmina Zhivkoviq, kryetare e Shoqatës së të Pagjeturve në Shtërpcë tha se nuk ka pasur asnjë risi nga takimi i fundit në Bruksel.

“Do të mundohem të jem objektive dhe besoj në atë çfarë është dakorduar më 2 maj, ndonëse nuk ka ndonjë risi. Pritja është shumë e vështirë dhe e rëndë. Në dy vitet e fundit nuk është mbajtur asnjë takim e nuk është bërë asnjë gërmim. Shpresa është ajo që na mbanë të gjithë familjarëve dhe shpresa që ky proces nuk duhet të ndërpritet dhe të humb linjën humane”, ka potencuar ajo.

Ndërsa, Millica Radovanoviq, hulumtuese nga “Nisma e Re Sociale” u shpreh se nuk ka pasur seriozitet në trajtimin e çështjes së personave të zhdukur me forcë.

“Duke qenë se kjo çështje ka ardhur deri te ajo që te diskutohet në nivel politik, kjo për ne është shumë joserioze. Nuk është hera e parë që diskutohet për këtë temë dhe miratohen disa konkluzione të rëndësishme dhe pastaj marrëveshja nuk zbatohet. Askush nuk ka qenë i interesuar deri tani dhe askush nuk ka marrë në pyetje kryerësit e këtyre krimeve andaj edhe nuk ka pasur ndonjë rezultat”, theksoi ajo.

You Might Also Like

Uji në rajonin e Mitrovicës sërish i pijshëm

Në kërkim te dyshimtit për tentim-vrasjen në Pejë

KRU ‘Prishtina’: Në Batllavë e Badoc reshjet rritën nivelin e ujit

Osmani dekoron Arat me Medaljen Presidenciale të Meritave

Apeli shqyrton dënimin e Pleskoviqit, kërkohet burgim i përjetshëm

Kosova Times May 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Tajani: Kosova ka mbështetjen e Italisë për dialogun Kosovë-Serbi

Kosova Times Kosova Times February 19, 2023
Zyra e Kurtit dhe ajo e Osmanit konfirmojnë pjesëmarrjen në diskutimin për Asociacionin
Aktivisti rus për Wagner: A duan vërtet serbët të jenë mish per top në Ukrainë?
Zelensky para G20-ës: Tani është koha për të përfunduar luftën
Osmani vazhdon takimet në ShBA, flet për vlerat e Aleancës Veri-Atlantike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?