Shkruan Bujar Tresi
Deklarara e Lajçakut se per çeshtjen e ures mbi Iber duhet pajtimi i te dyja paleve ne brendine e vete ka reziqe shume te medha per funksionalitetin e institucioneve te Kosoves ne tere territorin e vendit.Poashtu hape mundesine e ndarjes territoriale te vendit. Ndonese Lajçak eshte ndermjetesues i BE ne bisedimet me Serbine qe nenkupton neutralitetin e tij jo vetem ndaj paleve por edhe respektimin e teresise territoriale te Kosoves ai me dashje apo pa te ai hape me ngulm edhe legalitetin e ligjeve te Kosoves sidomos ne pjesen veriore te vendit.Sepse ai me kete qendrim teresisht heq ligjet aktuale dhe ne vend te zbatimit te tyre propozon apo kerkon nje marreveshje mes paleve.Edhe kjo hap temen tjeter se kush jane palet?Perderisa institucionet e Kosoves jane njera pale dhe e vetme ai imponon edhe palen tjeter pa e definuar se kush ne te vertete eshte pala tjeter.A ka institucion apo ndonji organizem qe mund te jete legalisht pale e institucioneve te Kosoves brenda territorit te saje dhe e cili mund te kete kapacitet ligjor qe te negicioje se a duhet apo nuk duhet te zbatohen ligjet e Kosoves ne teritotin e saj sovran?Aktualisht nuk ekziston asnje forme legale e perfaqesimit ne kete nivel e qe mund dhe ka te drejte per nje negociim te ketille.Dhe,Lajçak tani permend palen tjeter nje pale me teper fantome sesa reale e qe nga Lajçak fiton kapacitet per negociata me institucionet e Kosoves se a do te hapet ura mbi Iber,a do te shkoje policia e Kosoves ne veri apo a do te ndertohen objejkte te ndryshme ne pjesen veriore pa lejen e nje organizmi fantom.Nje absurd i vertete prapa nje “neutraliteti” te Lajçakut.Ndoshta me kete Lajçak edhe mundohet ti veje edhe konturat e para te asociacionit te mundshen te serbeve dhe ingjerencat qe mund apo duhet ti kete ai.Pra pyetje per Lajçak: Kush duhet te jete pala tjeter apo duhet sa me shpejt te shpiket dhe perligjet ndonje pale qe do te jete e barabarte me instirucionet legale te Kosoves dhe te hyje ne pazarlleqe a me zbatu a jo ligjet pozitive apo çka tjeter? Zbatimi i ligjeve pozitive nuk ka pazarlleqe e voluntarizem politik dhe SHBA dhe BE duhet te jene mbeshtetese e palekundur e tyre e jo e zbatimit ne menyre selektive.Fundja ekzistojne edhe procedurat dhe vendi ku ndryshohen ligjet e jo me pazarlleqet e kota. Ne kete faze te bisedimeve me Serbine nje qendrim i ketill i Lajçakut vetem se krijon probleme te reja vete procesit ne vend te zgjidhjes se tyre dhe vetem se jep nje mbeshtetje te pakuptimte ,jashte neutralitetit te proklamuar,obstruksioneve te Beogradit zbatmit te Marreveshjes se Ohrit.