By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Imazhe nga kamerat private video nga e gjithë bota në shitje online
September 4, 2025
Kiev: Sulmet ajrore ruse në Donetsk vrasin dy persona. Goditet një spital
September 4, 2025
Heshtje nga Pekini ndërsa Rusia mburret me marrëveshjen e tubacionit të gazit “Fuqia e Siberisë 2”
September 4, 2025
FSK pjesë e Ushtrimit Ndërkombëtarë `Saber Junction 25` në Gjermani
September 4, 2025
Prokuroria Speciale e Kosovës ngre aktakuzë ndaj J.GJ për ‘spiunazh’
September 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qeveria i jep mbështetje Projektligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Qeveria i jep mbështetje Projektligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme
Lajme

Qeveria i jep mbështetje Projektligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme

Kosova Times
Last updated: 2023/05/16 at 12:55 PM
Kosova Times Published May 16, 2023
Share
SHARE

Nismën Legjislative për Projektligjin për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës ka marrë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës në mbledhjen e rregullt mbajtur të martën. Po ashtu ekzekutivi ka miratuar Projekt-udhëzimin Administrativ për Trajtimin Mjekësor dhe Psikologjik, të Fëmijës Viktimë e Abuzimit, për t`i Ndihmuar në Rehabilitim dhe për t`u ri Integruar në Shoqëri.

“Me këtë Projekt-udhëzim administrativ janë përcaktuar përgjegjësitë e institucioneve dhe të personave fizik e juridik, të cilët punojnë me fëmijën dhe për fëmijën, e të cilët kanë përgjegjësi për mbrojtjen dhe trajtimin e fëmijës viktimë e abuzimit”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Më poshtë i gjeni të plotë vendimet e qeverisë nga mbledhja e 142-të

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e rregullt në të cilën ka miratuar:

-Opinionin pozitiv lidhur me Nismën Legjislative “Projektligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës”.

-Programin për Zyrën për Çështje të Komuniteteve. Qëllimi i Programit për Zyrën për Çështje të Komuniteteve është mbështetja financiare dhe promovimi i të drejtave dhe interesave të komuniteteve jo-shumicë në Republikën e Kosovës.

-Projekt-udhëzimin Administrativ për Trajtimin Mjekësor dhe Psikologjik, të Fëmijës Viktimë e Abuzimit, për t’i Ndihmuar në Rehabilitim dhe për t’u ri Integruar në Shoqëri. Me këtë Projekt-udhëzim administrativ janë përcaktuar përgjegjësitë e institucioneve dhe të personave fizik e juridik, të cilët punojnë me fëmijën dhe për fëmijën, e të cilët kanë përgjegjësi për mbrojtjen dhe trajtimin e fëmijës viktimë e abuzimit.

-Themelimin dhe përbërjen e Komisionit ad-hoc për shqyrtimin e ankesave në procesin e rekrutimit të kandidatëve për Komisionin e Autoritetit të Konkurrencës, si në vijim:

1. Agron GASHI, Koordinator i Zyrës Ligjore në Zyrën e Kryeministrit, Kryesues;

2. Fidaim SPAHIU, Analist për Buxhet në Njësinë për Monitorim të Ndërmarrjeve Publike/Ministria e Ekonomisë, Anëtar;

3. Shkurte KRASNIQI, Udhëheqëse e Divizionit për Rregullim më të Mirë, Sekretariati  Koordinues i Qeverisë në Zyrën e Kryeministrit, Anëtare.

-Vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për Institucionet e Administratës Shtetërore për Grupin: Specialist i Përgjithshëm i Shkencave Politike, Grupi Nr.8, që ka mandat dy vjeçar, me këtë përbërje:

1. Shqipe Abdullahu, Zyrtare në DMZP/MPB, kryesuese;

2. Lirie Berisha, Drejtore e Departamentit, MPJD, anëtare;

3. Vigan Berisha, Udhëheqës i  NMBNJ/MPJD anëtar;

4. Besim Berisha, Udhëheqës i Divizionit, MPJD anëtar;

5. Arben Hajrullahu, Universiteti, anëtar;

Zëvendësues të anëtarëve të Komisionit:

1. Zade Kuqi, Zyrtare e Lartë DMZP/MPB;

2. Riza Fazliu, Udhëheqës i Sektorit të Inspektimit, MASHTI;

3. Hamdi Reqica, Udhëheqës i Drejtoratit, MPJD;

4. Mirsada Voca, Udhëheqëse e Divizionit, MPJD;

5. Feim Maliqaj, Organizata të specializuara.

-Ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/64, të datës 25.02.2022 “Për zbatimin nga Republika e Kosovës të vendimeve të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për vendosje të sanksioneve ndaj Federatës Ruse dhe Bjellorusisë, në raport me situatën në Ukrainë”.

-Ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 05/121, të datës 25 janar 2023 për emërimin e anëtarëve të Këshillit drejtues të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve. Sipas vendimit, zëvendësohen dy anëtarë të Këshillit që kanë dhënë dorëheqje nga ky Këshill.

-Vendimin Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i Projektit “Ndërtimi i Parkut Fotovoltaik”.

-Vendimin Preliminar për shpronësime për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik,”, në Komunën e Leposaviqit dhe Komunën e Zubin Potokut.

-Nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me Masat e Sigurisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar. Dy shtetet tona, në qëllim të sigurimit të mbrojtjes ligjore të informacionit të klasifikuar, të ndarë në mënyrë konfidenciale ndërmjet dy vendeve, hyjnë në këtë marrëveshje e cila sot u aprovua.

-Nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë e përfaqësuar nga (GIZ) për “Projektin për Promovimin e Sipërmarrjes”.

-Koncept-dokumentin për Kodin e Komunikimeve Elektronike i cili analizon situatën aktuale në këtë fushë dhe rekomandon hartimin e Ligjit të ri për Komunikimet Elektronike, i cili do të adresojë zhvillimet e reja në këtë fushë. Objektivi i përgjithshëm i këtij Draft Koncept-dokumenti është rritja e konkurrueshmërisë së bizneseve/ndërmarrësve të rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike, në veçanti të bizneseve digjitale.

-Vendimin që t’i rekomandojë Kuvendit të Republikës së Kosovës, të shkarkojë nga anëtari i OSHP-së, znj. Kimete Gashi, e cila ka udhëhequr panelin që ka marrë vendimin e dëmshëm për importin e insulinës në Republikën e Kosovës.

You Might Also Like

FSK pjesë e Ushtrimit Ndërkombëtarë `Saber Junction 25` në Gjermani

Prokuroria Speciale e Kosovës ngre aktakuzë ndaj J.GJ për ‘spiunazh’

Kosova pjesëmarrëse në Konferencën Rajonale për Krimet e Luftës në Kroaci

Ud. i kryeprokurorit dhe drejtori i ATK-së thellojnë bashkëpunimin

Tërhiqet shorti, kjo është renditja e partive në fletëvotime më 12 tetor

Kosova Times May 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto i frikesohet ngjarjeve rreth Kosoves

Kosova Times Kosova Times October 3, 2024
Putin bëri thirrje për përgatitje për një ngadalësim të ekonomisë ruse
Vidhen shishe me pije mijëra euro në restorantin me yje
Krasniqi shpreh dhimbjen për ndarjen nga jeta të Gjeneralit Imri Ilazi – Komandant “Ferri”
A do ta nënshkruajnë Kosova dhe Serbia më në fund një marrëveshje?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?