By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse korridori i cili i është dhënë SHBA-së llogaritet nyja me e rendesishme gjeostrategjike
August 9, 2025
Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!
August 8, 2025
CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë
August 8, 2025
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
August 8, 2025
Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova dhe BE-ja miratojnë udhëzimet e përbashkëta të politikave ekonomike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Kosova dhe BE-ja miratojnë udhëzimet e përbashkëta të politikave ekonomike
Ballina 1Financa

Kosova dhe BE-ja miratojnë udhëzimet e përbashkëta të politikave ekonomike

Kosova Times
Last updated: 2023/05/17 at 1:18 PM
Kosova Times Published May 17, 2023
Share
SHARE

Përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë kanë diskutuar dje lidhur me Programet e tyre të Reformës Ekonomike (PRE) me përfaqësuesit e shteteve anëtarë të BE-së, Komisionit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane në takimin vjetor të dialogut të politikave ekonomike dhe financiare në Bruksel.

Takimi rezultoi në marrëveshjen e përbashkët të gjashtë pikave specifike udhëzuese të politikave ekonomike që do të zbatohen nga partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë përgjatë vitit të ardhshëm. Takimi u përqendrua në sfidat kryesore socio-ekonomike të krijuara nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës dhe kriza humanitare në Turqi e krijuar pas tërmetit të 6 shkurtit 2023. Përfaqësuesit ritheksuan rëndësinë e dialogut të përbashkët politik për çështjet ekonomike dhe financiare, si dhe u dakorduan që të ndërmarrin masat e nevojshme për të zbutur ndikimin e mëtejmë të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, duke ruajtur kështu qëndrueshmërinë fiskale.

Në këtë takim gjithashtu u shqyrtua Programi i Reformës Ekonomike të Kosovës 2023-2025. Në kuadër të performancës ekonomike është vërejtur që rimëkëmbja ekonomike e Kosovës në vitin 2022 ka qenë e moderuar, si rezultat i rënies së investimeve dhe konsumit familjar për shkak të presioneve inflacionare që rrjedhin nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës.

Sipas këtij raporti, aktiviteti ekonomik në Kosovë përgjatë vitit 2022 u nxit nga mbështetja e konsiderueshme e Qeverisë për të zbutur ndikimin e krizës energjetike. Megjithatë u theksua se vendi duhet të marrë parasysh rreziqet ekonomike në kontekstin e pushtimit rus të Ukrainës, veçanërisht lidhur me çmimet e ushqimeve dhe energjisë, si dhe dinamikën tregtare me partnerët kryesorë tregtarë. Diskutimet u fokusuan edhe në zbatimin efektiv të reformave strukturore për të nxitur rimëkëmbje të qëndrueshme, duke mbështetur politikat e qëndrueshme makroekonomike dhe fiskale. Në këtë kontekst, u nënvizua se mbledhja e taksave në Kosovë ka pasur rritje dyshifrore për shkak të luftimit të ekonomisë joformale dhe inflacionit, ndërsa u theksua edhe nevoja për reformimin e sistemit të sigurimeve shoqërore. Për sa i përket qëndrueshmërisë ekonomike dhe nxitjes së rritjes gjithëpërfshirëse, Kosova u tha se duhet të reformojë sektorin e energjisë për të përmirësuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë energjetike dhe tranzicionin drejt burimeve të ripërtrishme. Kosova gjithashtu u tha se duhet të vazhdojë të trajtojë informalitetin në ekonomi, të përmirësojë mjedisin e biznesit dhe konkurrencën në sektorin privat.

Së fundi, Kosova është zotuar për zbatimin e Skemës së Garancisë Rinore dhe përpjekjet për të përmirësuar cilësinë e sistemit arsimor për të rritur punësimin dhe për të zbutur mospërputhjet e shkathtësive në tregun e punës u theksua se duhet të vazhdojnë.

Të gjitha vendet kandidate dhe kandidatët potencialë në Bashkimin Evropian paraqesin Programet vjetore të Reformës Ekonomike (PRE) në Komisionin Evropian, të cilat përmbajnë projeksione afatmesme makroekonomike. Këto programe miratohen me udhëzime politikash specifike për secilin vend, të cilat rrjedhin nga prioritet e politikave ekonomike për 12 muajt në vijim. /Kosovatimes/

You Might Also Like

BE: Përmbajuni vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gjeni kompromis

Hasani: Dispozitivi i Kushtetueses i qartë, por me dy defekte

Kushtetuesja: Kuvendi duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur

Kurti: Ofruam dy kompromise, s’ka pasur hapa nga pala tjetër

Sot përfundon masa e përkohshme për konstituimin e Kuvendit

Kosova Times May 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

“Histori te rëndësishme” zbuluan se 51 shtetas kinezë kaluan në pikën e përzgjedhjes së Moskës ku lidhen kontratat me Ministrinë e Mbrojtjes

Kosova Times Kosova Times April 11, 2025
FIFA ia shkëput kontratën Ramadanit me Gjilanin
Aktakuzë ndaj tre personave për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Drita-Auda, ‘Intelektualët’ vijnë më një njoftim të rëndësishëm
OKB kërkon të shmanget përshkallëzimi i luftës në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?