By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Margetiq: Dëshmitari kryesor në rastin e pjesëmarrjes së Vuçiçit në luftën në Sarajevë sapo ka vdekur
December 18, 2025
Lukashenko: “Raketat ruse Oreshnik janë vendosur në Bjellorusi”
December 18, 2025
Supë me kungull, receta për mbrëmjet e dimrit
December 18, 2025
Rusia – Britania: Krerët e MI6 dhe SVR zhvilluan një bisedë telefonike
December 18, 2025
Konferenca e Ramsteinit ofron angazhim rekord për mbështetje ushtarake të huaja ndaj Ukrainës
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Këshilli Federal i Zvicrës heq vizat për Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Këshilli Federal i Zvicrës heq vizat për Kosovën
Ballina 1Lajme

Këshilli Federal i Zvicrës heq vizat për Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2023/05/17 at 1:24 PM
Kosova Times Published May 17, 2023
Share
SHARE

Nga 1 janari 2024, shtetasit kosovarë mund të udhëtojnë pa viza edhe në Zvicër, e cila ndonëse nuk është anëtare e Bashkimit Evropian,  është në zonën Schengen. Vendimi u mor sot, më 17 maj nga Këshilli Federal i Zvicrës, që miratoi ndryshimin e nevojshëm të Urdhëresës për hyrjen dhe lëshimin e vizave.

Kosova ka përmbushur kërkesat për heqjen e vizave në lidhje me sigurinë, kontrollet kufitare dhe menaxhimin e migracionit. Për këtë arsye, Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së miratuan një rregullore të Schengen-it më 19 prill 2023, e cila i përjashton kosovarët nga kërkesa për vizë për qëndrime të shkurtra maksimumi 90 ditë, thuhet në vendim.

Për të hyrë në Zvicër nga 1 janari i vitit 2024, qytetarët e Kosovës  kërkohet të kenë në posedim vetëm pasaportën biometrike.

Si një vend Schengen, Zvicra është angazhuar për të miratuar çdo vendim të shteteve anëtare të vendeve Schengen, bëhet e ditur në njoftimin e sotëm të Këshillit Federal të Zvicrës.

Në njoftim theksohet gjithashtu se heqja e vizave për Zvicrën nuk do të thotë se kosovarët do të kenë të drejtë punësimi në këtë vend.

“Për t’u punësuar në Zvicër ende kërkohet vizë. Shtetasit kosovarë lejohen të punësohen vetëm me kusht që të kenë kualifikime të mira profesionale dhe në rastet kur nuk gjenden punëtorë ekuivalentë në tregun zviceran të punës, ose në vendet e BE/EFTA. Gjithashtu, duhet të respektohen kushtet e zakonshme të pagës dhe punës”, nënvizohet aty.

Ky ndryshim i urdhëresës së Këshilli Federal i Zvicrës do të hyjë në fuqi më 1 janar 2024, thuhet tutje në njoftim.

You Might Also Like

Heqja e 50% të masave të BE-së ndaj Kosovës vlerësohet si hap i rëndësishëm

KQZ: 88% e fletëvotime janë dorëzuar te votuesit jashtë Kosovës

Komunat në veri tërhiqen nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

Shfuqizohet kufizimi kohor për kompensimin e udhëtimeve zyrtare

Balla: Kuvendi nesër nis procedurën për imunitetin e Ballukut

Kosova Times May 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

ShBA dhe Japonia me stërvitje ushtarake, si përgjigje ndaj Kinës dhe Koresë së Veriut

Kosova Times Kosova Times November 10, 2022
Osmani: Epopeja e UÇK-së, një testament i përjetshëm i popullit tonë
Punonjësja e çerdhes që pinte kanabis shpallet fajtore për grushtimin, shqelmimin dhe pickimin e 21 foshnjave në sulme të kapura në kamera
Më 26 maj do të mbahet ankandi i pestë i letrave me vlerë për vitin 2023
Arrestohet 30-vjeçari në Viti pasi gjuajti me armë zjarri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?