By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
IHMK: Gjendje e rënduar hidrometeorologjike si pasojë e reshjeve intensive
January 10, 2026
Haradinaj: Fondet emergjente të ndahen pa vonesë pas vërshimeve në Kosovë
January 10, 2026
Kurti: Liria e Kosovës është edhe fryt i qëndresës morale të klerit katolik
January 10, 2026
Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin
January 10, 2026
Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qeveria maqedonase: Më pak telefona në shkolla
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Qeveria maqedonase: Më pak telefona në shkolla
Ballina 2Rajon / Botë

Qeveria maqedonase: Më pak telefona në shkolla

Kosova Times
Last updated: 2023/05/17 at 3:44 PM
Kosova Times Published May 17, 2023
Share
SHARE

Shkollat fillore dhe të mesme obligohen që të intensifikojnë komunikimin në trekëndëshin nxënës-mësues-prindër, si dhe përmes protokolleve duhet të reduktohet përdorimi i telefonave celularë në shkolla. Këto janë ndër dhjetë rekomandimet e miratuara nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e së martës.

Nga Ministria e Arsimit kanë theksuar se këto rekomandime janë të destinuara kryesisht për shkollat, si dhe për të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në funksionimin e sistemit edukativ-arsimor. Rekomandimet, sipas tyre, kanë për qëllim që në këtë periudhë jashtëzakonisht të ndjeshme të reagohet me kujdes dhe me korrektësi për rritur nivelin e sigurisë në objektet shkollore dhe parandalimin e dhunës së bashkëmoshatarëve.

“Komunave dhe Qytetit të Shkupit, Qeveria u ka rekomanduar që të angazhojnë drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme, që të bëjnë organizim dhe të vendosin protokoll për mënyrën e shfrytëzimit të telefonave celularë nga nxënësit dhe mësimdhënësit, gjatë kohës së mbajtjes së orës së mësimit, po edhe në hapësirat e shkollës”, ka deklaruar Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit në Maqedoninë e Veriut.

Udhëheqja, mësimdhënësit dhe shërbimet profesionale është e nevojshme që mënyrë përkatëse, të përgjigjen, diskutojnë dhe të ndikojnë në gjendjen mentale të të rinjve, si dhe të ofrojnë mbështetje për tejkalimin e sfidave, theksohet në rekomandimet e Qeverisë duke imponuar hapjen e temës mbi nevojën e uniformave shkollore si kod i veshjes së nxënësve.

Joakim Nedelkovski, kryetar i Sindikatës së Arsimit në Maqedoninë e Veriut, thotë për Radion Evropa e Lirë se rasti tragjik me vrasjen e 8 nxënësve dhe një të rrituri nga një nxënës shkolle në Beograd imponoi diskutimin mbi dhunën në mesin e të rinjve në nivele të larta.

“Fakt është se ka dhunë, ka bullizëm në mesin e të rinjve dhe shumë rrallë flitet hapur për këtë problematikë. Psikologët sigurisht se kanë informacione rreth rasteve që denoncohen, por mbetet shumë punë që të inkurajohen fëmijët që rastet – ku është e pranishme[dhuna] – të denoncohen që të parandalohen veprimet e padëshirueshme”, thotë Nedelkovski.

Për të shqetësuese është mungesa e psikologëve dhe pedagogëve në numër të mjaftueshëm si kuadër në shumë shkolla, duke nënvizuar se më shumë i kushtohet kujdes komponentës arsimore kundrejt komponetës edukative.

Komunikimi prind-fëmijë uzurpohet nga ai në rrjetet sociale

Qeveria e Maqedonisë po ashtu ka rekomanduar që shkollat fillore dhe të mesme në gjithë vendin të mbajnë mbledhje me të gjithë prindërit, duke përfshirë këtu dhe autoritetet lokale, për të shmangur rastet e dhunshme dhe për të rritur sigurinë në shkolla.

Monika Andrevska, nënë e dy fëmijëve të moshës minorene, thotë për Radion Evropa e Lirë se jeta dinamike ka bërë që të ulet në minimum komunikimi fëmijë-prind, duke e uzurpuar këtë terren rrjetet sociale.

Ajo thekson se pikërisht këtu qëndron dhe rreziku, sepse komunikimi në rrjetet sociale e përhap problemin dhe në një formë e bën më të vështirë të zgjidhshëm përderisa vetëm komunikimi prind fëmijë çon kah zgjidhja e problemeve.

“Duhet të fokusohemi te çështjet thelbësore, tek ajo se si fëmijët e kalojnë ditën në shkollë, dhe nga debatet në këtë pikë të mësojmë nëse fëmijët kanë ose jo ndonjë problem dhe të angazhohemi për ta zgjidhur atë. Shumë më e rëndësishme është që të dimë si janë ndier ata në shkollë kundrejt asaj se çfarë notash kanë marrë. Në vrapin për të pasur fëmijë të suksesshëm, harruam të ndërtojmë si personalitete fëmijë të lumtur”, thotë ajo.

Ndalimi përdorimit të telefonave të mençur, vështirë i zbatueshëm

Ekspertët e komunikimit theksojnë se kjo në masë mbase është dhe e vonuar, parë nga sytë e prindërve.

Por, në kohën e zhvillimit të teknologjisë informative duhet shqyrtuar mundësitë që të gjenden modalitete që vëmendja e nxënësve të drejtohet në shfrytëzimin e pajisjeve teknologjike për zhvillimin njohurive në lëmi të ndryshme dhe jo për komunikim mes tyre që jo rrallë përshkallëzohet në dhunë elektronike mes nxënësve.

“Ajo se ku duhet fokusuar institucionet përkatëse është ndërtimi i një rregulloreje që pajisjet elektronike, me të cilat disponojnë fëmijët në shkollat fillore, apo të rinjtë në shkollat e mesme gjatë orëve mësimore t’i përdorin për përvetësimin më të lehtë të mësimeve, në mënyrë që të avancohen mënyrat e përthithjes së njohurive të ndryshme jashtë teksteve tradicionale”, thotë për REL-in, eksperti i komunikimit, Bojan Kordallov.

Ai thekson se në mënyrë plotësuese do të ngarkohen mësimdhënësit nëse fëmijëve u merren telefonat nga duart pasi komunikimi prind-fëmijë gjatë orarit të shkollës për nevoja të ndryshme, do të transferohet përmes mësimdhënësve.

Këto masa të Qeverisë maqedonase pasojnë vrasjen masive të 8 fëmijëve dhe një personi të rritur nga një nxënës në një shkollë në Beograd.

Pas kësaj shumë nxënës në disa shkolla në Maqedoninë e Veriut filluan të kopjojnë 13-vjeçarin nga Beogradi duke lënë në pjesë të ndryshme të shkollës së tyre lista me personat e shenjëstruar si “viktima të mundshme”.

You Might Also Like

Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin

Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?

Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë

Bill Gates i dhuron 8 miliardë dollarë ish-gruas për fondacionin më të madh bamirës në botë

Tërmeti 5.1 ballë godet Kalabrinë, ndjehet edhe në Maltë

Kosova Times May 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Franca reagon për aksionin në veri: Veprime të reja të njëanshme kontribuojnë në përshkallëzimin e tensioneve

Kosova Times Kosova Times May 22, 2024
Në Luginën e Preshevës filloi procesi zgjedhor
IPK me vizitë zyrtare në Departamentin e Policisë së Nju Jorkut
Bashkëpunëtorët e Navalny raportuan një ultimatum nga hetuesit për funeralin
Një recetë për petulla në supë që italianët adhurojnë t’i hanë për Krishtlindje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?