By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Hetim për parregullsi votash edhe në Podujevë
February 2, 2026
Jahjaga merr pjesë në konferencën përtolerancë globale në Abu Dhabi
February 2, 2026
Sofja me rekorde në turizëm, më së shumti vizitorë të huaj nga Italia
February 2, 2026
Spitali i Mitrovicës nis ofrimin e shërbimit të Kirurgjisë Maksilofaciale
February 2, 2026
Policia po heton zhdukjen e dy personave në Fushë-Kosovë dhe Gjilan
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pas humbjes në zgjedhje, Alibeaj jep dorëheqje nga drejtimi i PD-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Pas humbjes në zgjedhje, Alibeaj jep dorëheqje nga drejtimi i PD-së
Ballina 2Rajon / Botë

Pas humbjes në zgjedhje, Alibeaj jep dorëheqje nga drejtimi i PD-së

Kosova Times
Last updated: 2023/05/17 at 9:04 PM
Kosova Times Published May 17, 2023
Share
SHARE

Pas humbjes së thellë të Partisë Demokratike në zgjedhjet vendore të 14 majit, ushtruesi i detyrës së kryetarit, Enkelejd Alibeaj, ka dhënë dorëheqje.

Në daljen e parë publike pas rezultatit të zgjedhjeve, ku PD nuk arriti të ishte shumicë ne asnjë prej 61 bashkive, Alibeaj tha se heq dorë si nga drejtimi i PD-së, ashtu edhe nga pozicioni i kreut të Grupit Parlamentar.

“Zgjedhjet e 14 majit padyshim patën probleme serioze: presione mbi administratën, përdorim të fortësh, përdorim oligarkësh, sistem elektronik difektoz e të tjera. Por, para së gjithash, ne duhet të shohim nga vetja. Ne duhet të analizojmë me seriozitet efektet e përçarjes së Partisë Demokratike në rezultatin e zgjedhjeve. Në shenjë reflektimi dhe përgjegjshmërie, kam vendosur të largohem nga drejtimi i partisë dhe po ashtu nga pozicioni drejtues në Grupin Parlamentar”, tha Alibeaj.

Rezultati i PD-së në zgjedhjet e 14 majit, paraqet humbjen më të thellë të këtij subjekti politik në 33 vjetët e pluralizmit në Shqipëri.

Në zgjedhjet e 14 majit, Partia Socialiste fitoi 53 bashki, 7 i mori koalicioni “Bashkë Fitojmë” që përfshin Partinë e Lirisë së Ilir Metës dhe atë pjesë të demokratëve që u rreshtuan krah liderit historik të PD-së, Sali Berisha. Ndërsa PD-ja e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj doli me kandidatë vetëm në 14 bashki, por nuk mori asnjë prej tyre dhe në rang vendi u rendit si forcë e tretë.

Alibeaj tha se tashmë PD duhet të ketë rregulla dhe parime të reja për t’u ndarë nga e kaluara “berishiste”.

“Ne nuk kemi lejuar që PD-ja të shkojë në rrugën qorre të antiamerikanizmit. Ne duam një parti demokratike euroatlantike”, tha Alibeaj i cili njoftoi mbledhjen e Kryesisë mesditën e së premtes.

Ai tha gjithashtu se PD-ja do të ketë një drejtim kolegjial derisa të merren vendimet e duhura për ringritjen e kësaj partie.

Enkelejd Alibeaj e mori drejtimin e PD-së pas dorëheqjes së Lulzim Bashës në mars të vitit të kaluar.

Kriza e përfaqësimit të PD-së është krijuar që shtator të vitin 2021, kur Basha përjashtoi nga Grupi Parlamentar dhe nga Partia Demokratike, ish-kreun e partisë, njëherësh ish-kryeministrin Sali Berisha, pas vendimit të Departamentit amerikan të Shtetit për ta shpallur Berishën person të padëshiruar (person non grata) për shkak të akuzave për korrupsion.

Vendimi nuk u pranua nga Berisha dhe mbështetës të tij, të cilët mblodhën struktura paralele duke i kërkuar anëtarësisë të votojë për forumet e reja të partisë si Kuvendi i Partisë Demokratike, Këshilli Kombëtar e të tjera, të cilat votuan Sali Berishën për kryetar partie, por edhe logon e re të PD-së.

Më 21 mars të 2022, Lulzim Basha dha dorëheqjen si kryetar i PD-së.

Më 25 mars të 2022, Gjykata e shkallës së parë në Tiranë njohu si të ligjshëm Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Berisha dhe të gjitha vendimet që u morën prej tij.

Ky vendim u ankimua nga Enkelejd Alibeaj, si ushtrues detyre i Partisë Demokratike. Gjykata e Apelit vendosi që çështja të rigjykohet në shkallën e parë të gjyqësorit.

You Might Also Like

Si u rikthye AfD në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Numri 2 i kartelit më të madh të drogës vdes nga mbytja

Yulia Tymoshenko: Luhatja politike e politikanes më të njohur të Ukrainës

Ish-ministri britanik u largua nga Partia Laburiste për shkak të lidhjeve të reja me Epsteinin

Identifikohen agjentët që vranë Alex Pretti-n

Kosova Times May 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Admirali Munsch takon ministrin dhe kreun ushtarak të Serbisë, riafirmon përkushtimin e NATO-s për bashkëpunim

Kosova Times Kosova Times August 28, 2024
Buxhovi për inskenimin e ‘Gocës së Kaçanikut’: Ndër punët më të mira
Përfundimi dramatik i zgjedhjeve në Gjeorgji: Partia në pushtet shpall fitoren, opozita pro-evropiane pretendon se ishte vjedhur
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mal të Zi mbahen më 11 qershor
SHBA planifikon të bindë Rusinë që të negociojë me Ukrainën deri në fund të vitit 2024
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?