By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti takon kongresisten Cammack, flasin për mbrojtjen
September 30, 2025
Haradinaj dhe Latifi premtojnë fuqizim të grave në Rahovec
September 30, 2025
Bulliqi premton projekte të reja dhe mbështetje për gratë në Podujevë
September 30, 2025
Abdixhiku: Përparim Rama është njeriu i urbanizmit modern
September 30, 2025
Osmani: Lidhja mes popullit të Kosovës dhe atij amerikan është e pathyeshme
September 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çfarë ndodh pas referendumeve të ashtuquajtura të Rusisë në Ukrainë?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Çfarë ndodh pas referendumeve të ashtuquajtura të Rusisë në Ukrainë?
Ballina 2Rajon / Botë

Çfarë ndodh pas referendumeve të ashtuquajtura të Rusisë në Ukrainë?

Kosova Times
Last updated: 2022/09/27 at 5:30 PM
Kosova Times Published September 27, 2022
Share
SHARE

AFP

Të ashtuquajturat referendume, të mbajtura nga autoritetet që ka instaluar Kremlini në katër rajone të pushtuara të Ukrainës, kanë hyrë të martën në ditën e tyre të fundit.

Votimi, që mund të rezultojë me aneksimin e këtyre zonave nga Rusia, është cilësuar si përshkallëzim i fushatës së Moskës dhe si “fals” nga Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë.

Këto janë ato që do të ndodhin, sipas medias shtetërore ruse, bazuar në aneksimin e Gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia, në vitin 2014:

Rezultate të shpejta

Ashtu sikurse aneksimi i Krimesë që nuk është njohur kurrë nga komuniteti ndërkombëtar, Kievi dhe aleatët e tij janë zotuar se nuk do t’i pranojnë rezultatet e këtyre të ashtuquajturave referendume.

Kremlini, megjithatë, është i etur t’u japë votimeve karakter legjitim.
Do të ketë një periudhë të numërimit të votave, pas së cilës “komisionet zgjedhore”, të ngritura nga Kremlini në secilin prej katër rajoneve, do t’i shpallin “rezultatet paraprake”.

Këto priten të martën në mbrëmje ose në fund të kësaj jave.

Roli i Parlamentit rus

Nëse rajonet votojnë për t’u aneksuar nga Rusia – që është një rezultat i pritshëm – Parlamenti rus, Duma e Shtetit, do të miratojë një traktat që i përfshin zyrtarisht të katër rajonet në territorin rus.

Fundjavën e kaluar, agjencitë ruse të lajmeve, TASS dhe Ria Novosti, kanë cituar burimet parlamentare të kenë thënë se projektligji për aneksim mund të propozohet të martën në mbrëmje dhe të miratohet nga Duma të mërkurën.

Kryetari i Parlamentit, Vyatcheslav Volodin, ka thënë javën e kaluar se “do të mbështesë” integrimin në Rusi të rajoneve: Luhansk dhe Donjeck në lindje dhe Zaporizhja dhe Herson në jug.

Projektligji më pas do të miratohet nga Dhoma e Lartë e Parlamentit – Këshilli i Federatës. Ky formalitet mund të përfundojë të mërkurën ose të enjten, sipas agjencive ruse të lajmeve.

Deklarata e Putinit

Po sipas tyre, presidenti rus, Vladimir Putin, pritet të deklarojë zyrtarisht të premten se rajonet e Ukrainës janë bërë pjesë e Rusisë.

Kjo mund të bëhet përmes një fjalimi në Kremlin për anëtarët e njërës ose të të dyja dhomave të Parlamentit.

TASS ka raportuar se senatorëve u është thënë të bëjnë tri teste për sëmundjen COVID-19, në përgatitje për një “ngjarje të rëndësishme” të premten – një parakusht ky për të gjithë ata që takojnë presidentin në Kremlin.

Megjithatë, ka mundësi që Putin të dalë me njoftim edhe para së premtes.

Në vitin 2014, ai ka nënshkruar traktatin për përfshirjen e Krimesë në Rusi vetëm dy ditë pasi Kremlini ka mbajtur atje të ashtuquajturin referendum.

Nënshkrimi në një ceremoni të veçantë në Kremlin është bërë, madje, para se projekt-traktati t’i dorëzohej Parlamentit.

You Might Also Like

Shefi i Pentagonit premton një riorganizim të madh ushtarak

Rusia po përgatitet të blejë benzinë ​​jashtë vendit për shkak të mungesës

Trump e quajti Medvedevin një “njeri budalla” për kërcënimet e tij bërthamore kundër Shteteve të Bashkuara

Kellogg: SHBA-të po ia komunikojnë qëndrimin e tyre Putinit përmes Lukashenkos

Ambasadori i Afrikës së Jugut hidhet nga kati i 22-të i hotelit, çfarë thonë hetimet

Kosova Times September 27, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Delegacioni gjerman pritet në Prokurorinë Speciale: Diskutohet çështja e luftimit të krimeve

Kosova Times Kosova Times July 17, 2024
Një sulm i madh me dron në Moskë, qielli është i mbyllur
Serbia po armatoset – Sa rrezik lufte ka në Ballkan
Arrestohet gruaja që përhapi së pari gënjeshtrat që shkaktuan trazirat
Ukraina akuzon Rusinë për hedhjen në erë të digave të vogla në zonën kundërofensive
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?