By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kreu i intelegjencës ruse vendos hapjen e shoqatës së historianeve rus në Beogard
June 13, 2025
Horoskopi ditor për 13 qershor
June 13, 2025
Mali i Zi do t’i bashkohet misionit të BE-së për të trajnuar ushtrinë ukrainase
June 12, 2025
Rrahje, goditje elektrike, uri. 846 ditë në robëri ruse.
June 12, 2025
Mercenarët e Wagner PMC krijuan një rrjet burgjesh në Mali ku torturuan vendasit
June 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Menendez: Zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë të jetë e drejtë për të dyja palët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Menendez: Zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë të jetë e drejtë për të dyja palët
Ballina 1Lajme

Menendez: Zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë të jetë e drejtë për të dyja palët

Kosova Times
Last updated: 2023/05/19 at 7:35 PM
Kosova Times Published May 19, 2023
Share
SHARE

E ardhmja e dialogut Kosovë-Serbi ishte në qendër të një seance dëgjimore për Ballkanin Perëndimor të mbajtur të enjten në Komisionin për Marrëdhënie me Jashtë në Senat të Shteteve të Bashkuara.

Në raportimet e tyre, Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar folën mbi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit dhe krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Por, në një intervistë për Zërin e Amerikës, pas seancës, kryetari i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë, Senatori Bob Menendez tha se nuk duhet të ushtrohet padrejtësisht trysni ndaj Kosovës, ndërsa shprehu shqetësimin se Asociacioni mund të krijojë paqëndrueshmëri.

Kryetari i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë në Senat, Bob Menendez, thotë se thelbi i qëndrueshmërisë në Ballkanin Perëndimor është një marrëveshje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë.

Por, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai thotë se kjo marrëveshje duhet të jetë e drejtë për të dyja palët.

“Duket qartë se kemi shumë punë për të bërë. Ne jemi të shqetësuar. Kjo është një pjesë e rëndësishme e botës dhe Evropës. Historia na tregon se atje konfliktet mund të ndizen me shpejtësi. Është e rëndësishme të bëjmë atë që duhet dhe të sigurohemi që të mos ushtrojmë padrejtësisht trysni ndaj vendeve si Kosova, për shkak të dëshirës tonë për të parë një zgjidhje përfundimtare. Duhet të jetë një zgjidhje e drejtë”, thotë Senatori.

Duke iu referuar ndikimit në Bosnje dhe Hercegovinë të së ashtuquajturës “Republika Serbe”, zoti Menendez kritikoi trysninë e shtuar ndaj Kosovës për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, me gjithë shqetësimin që ai mund të bjerë ndesh me Kushtetutën e vendit.

“Jam i shqetësuar për disa nga propozimet, siç është asociacioni i komunave serbe dhe gjasat që kjo mund të sjellë paqëndrueshmëri, në vend të qëndrueshmërisë. E kemi parë në të kaluarën në vende të tjera. Nëse ato nuk strukturohen siç duhet, mund të krijojnë paqëndrueshmëri”, thotë zoti Menendez për Zërin e Amerikës.

Ai i bëri këto komente pas seancës dëgjimore për Ballkanin Perëndimor të Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin amerikan.

Në këtë seancë, raportoi Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Të dy thanë se Ballkani Perëndimor është përparësi për administratën e Presidentit Joe Biden.

Zoti Chollet tha se marrëveshja e Ohrit, e arritur më 15 maj midis Kosovës dhe Serbisë, përcakton rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

“Kjo marrëveshje mund të sjellë shumë përfitime për Kosovën dhe Serbinë. Është një përparim i rëndësishëm në tejkalimin e një cikli krizash që e ka karakterizuar marrëdhënien midis këtyre dy vendeve për shumë kohë. Por është shumë e brishtë. Duhet punë dhe guxim politik. Ne do të vazhdojmë të angazhohemi që palët të përmbushin zotimet e tyre”, tha zoti Chollet.

Por sipas tij, sfida kryesore është zbatimi i marrëveshjes.

“Për fat të keq, nuk po shohim shumë zbatim të marrëveshjes nga asnjëra palë.// Prandaj jemi të angazhuar në një diplomaci intensive që të nxisim të dyja vendet të përmbushin marrëveshjen”, tha zoti Chollet.

Beogradi akuzon Kosovën për mospërmbushje të marrëveshjeve, me refuzimin e saj për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ndërsa Prishtina akuzon Beogradin për shkelje të marrëveshjes së Ohrit, për shkak të qëndrimeve të saj kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

I dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se Asociacioni do të krijohet brenda Kushtetutës së Kosovës dhe i bazuar në modele evropiane që tashmë ekzistojnë.

“Qëndrimi ynë është se asociacioni është një detyrim ekzistues ligjor në kuadër të marrëveshjes së Brukselit. Por, ne vazhdimisht i kemi thënë Kosovës se do ta ndihmojmë në formësimin e tij sipas një modeli evropian, që nuk shkel sovranitetin, strukturën kushtetuese dhe funksionalitetin e saj”, tha zoti Escobar.

Ai shtoi se krijimi i një asociacioni sipas këtyre modeleve nuk e lejon një vend fqinj që të pengojë kushtetutshmërinë ose strukturën ligjore të një vendi tjetër.

“Ajo që duam të shohim, është përdorimi i asociacionit për të penguar atë që Serbia po bën në veri të Kosovës, duke e futur atë nën strukturën dhe ligjet e Kosovës. Nuk e shoh këtë si një lëshim për Serbinë. Unë e shoh këtë si një mënyrë që Kosova të jetë në shërbim të qytetarëve që jetojnë në të”, tha zoti Escobar.

Megjithatë as zoti Chollet, as zoti Escobar nuk thanë konkretisht se si do të garantohet kjo përputhje me Kushtetutën.

Ndërsa udhëheqësit e Kosovës kanë thënë se kërkesat që themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe të jetë parakusht për zbatimin e pikave të tjera të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, dëmtojnë procesin e bisedimeve ndërmjet të dyja palëve, zyrtarët e lartë amerikanë veçuan pikërisht këtë çështje, edhe në kuadrin e përmirësimit të shanseve për njohjen nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën dhe afrimin me BE-në.

Në seancë, ligjvënësit dhe zyrtarët e lartë shprehën shqetësimin për gjendjen në Bosnjë, rikonfirmuan mbështetjen për anëtarësim të shpejtë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, si edhe vlerësuan hapat e Malit të Zi drejt Evropës.

You Might Also Like

Tragjedi në Kanada, nënë e bir nga Deçani humbin jetën në pishinë

Idrizi kërcënohet me shkarkim pasi foli shqip në një konferencë për media

Osmani uron Ditën e Çlirimit nga Tokio: `Liria na bashkon–sot dhe përherë`

Mbyllen 22 lokale të lojërave të fatit në rajonin e Prishtinës

Jashari: 12 Qershori është kurorëzim i përpjekjeve shekullore për liri

Kosova Times May 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Vlerësimi me padrejtësi dhe pleqërimi me forcë po e dëmton shqiptarinë që dy shekuj

Kosova Times Kosova Times December 27, 2024
Hoti: Çdo vendim është i drejtë, por jo pa koordinim me miqtë ndërkombëtarë
Policia norvegjeze arrestoi një “shkencëtar” nga Brazili për të cilin pretendon se është në të vërtetë një spiun rus
Nisin ceremonitë shtetërore për Ditën e Flamurit
Papa Françesku: Homoseksualiteti nuk është krim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?