By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Doktor Hysni Aliu nga Finlanda me thirrje serioze për lidershipin kosovar për krijimin e institucioneve të reja
June 30, 2025
Serbia shtyn nënshkrimin e kontratës së gazit me Rusinë
June 30, 2025
Fuçia e barutit në Kaukazin e Jugut
June 30, 2025
Konflikti midis Azerbajxhanit dhe Rusisë
June 30, 2025
Ministria e Jashtme ruse njofton bllokimin e 15 mediave evropiane në përgjigje të sanksioneve
June 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KQZ-ja shpall tender për auditim të qindra raporteve financiare të partive
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KQZ-ja shpall tender për auditim të qindra raporteve financiare të partive
Ballina 1Lajme

KQZ-ja shpall tender për auditim të qindra raporteve financiare të partive

Kosova Times
Last updated: 2023/05/21 at 2:31 PM
Kosova Times Published May 21, 2023
Share
SHARE

Qindra raporte financiare vjetore dhe të fushatave zgjedhore të partive politike, që u takojnë dy viteve të fundit 2021 dhe 2022, janë në pritje të auditimit. Pikërisht për këtë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka iniciuar procedurën tenderuese për përzgjedhjen e operatorit ekonomik dhe e cila do të përfundojë më 30 maj.

Deri më tani auditimi i raporteve financiare vjetore dhe raporteve financiare të fushatave zgjedhore është bërë nga auditorë të cilët i përzgjidhte Kuvendi i Kosovës përmes Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, por me ndryshimet e reja në Ligjin për Financimin e Subjekteve Politike, kjo detyrë i është rikthyer KQZ-së.

Zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi, ka thënë për Radio Kosovën se auditimi do të përfshijë raportet vjetore financiare të partive politike për vitet 2021 dhe 2022 si dhe raportet e deklarimit financiar të fushatës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021 dhe të zgjedhjeve lokale të po të njëjtit vit. Sipas KQZ-së, numri i përgjithshëm i raporteve që do të auditohen është 215 dhe të gjitha ato janë në sirtarët e këtij institucioni.

“Është detyrim ligjor për partitë politike që deri më 1 mars të çdo viti të dorëzojnë në KQZ raportin vjetor financiar. Auditimit do t’i nënshtrohen 99 raporte financiare të partive politike që u takojnë dy viteve, 2021 dhe 2022. Ndërsa, siç është e ditur, gjatë vitit 2021 kemi pasur dy procese zgjedhore, parlamentare dhe lokale”, thotë Valmir Elezi nga KQZ-ja. “Prandaj, po sipas ligjit, subjektet politike që marrin pjesë në një proces zgjedhor e dorëzojnë raportin e tyre për deklarimin e shpenzimeve të fushatës. Si rrjedhojë, në procesin e audimit do të përfshihen edhe 116 raporte të tilla”, tha Elezi për Radio Kosovën.

Të gjitha këto raporte, tashmë veçse janë të publikuara më herët në ueb faqen e KQZ-së. Ky institucion kishte vendosur t’i publikonte këto raporte të paaudituara me sqarimin se të njëjtat mund të pësojnë ndryshime pas procesit të auditimit.

Por, pse është e rëndësishme të bëhet auditimi i këtyre raporteve që tashmë janë të njohura për publikun?

“Me qëllim të rrijtes së transparencës para qytetarëve, prej disa vitesh KQZ-ja i publikon këto raporte edhe kur ato janë të paaudituara. Auditimi është proces që tregon nëse subjektet politike kanë zbatuar ligjet dhe rregullat e fushës së financave”,tha Elezi.

Sipas tij, ky proces është i domosdoshëm pasi Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike që funksionon në kuadër të KQZ-së, e ka për obligim ligjor që raportet përfundimtare të auditimit t’i dorëzojë në Zyrën e Prokurorit të Shtetit dhe agjencive të tjera të zbatimit të ligjit, përfshirë Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, Njësinë e Inteligjencës Financiare ose Administratën Tatimore të Kosovës, kur dyshimi për parregullsi bie nën kompetencën e njërës ose më shumë nga këto institucione.

Edhe në të kaluarën, procesi i auditimit ishte detyrë e KQZ-së, por më pas i kishte kaluar Kuvendit të Kosovës, për t’u rikthyer sërish në KQZ pas ndryshimeve në ligjin për financimin e partive politike i miratuar në shtatorin e vitit 2022.

You Might Also Like

Doktor Hysni Aliu nga Finlanda me thirrje serioze për lidershipin kosovar për krijimin e institucioneve të reja

Shoqëria civile kërkon zhbllokimin e Kuvendit

Fejza: LVV nuk po e zvarrit konstituimin e Kuvendit

MASHT publikon rezultatet e provimit të maturës, kalueshmëria 68.6%

Aktakuzë ndaj personit që ushtroi profesionin e mjekut pa diplomë

Kosova Times May 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vuçiç nga Odesa i gëzuar që Kosova nuk u ftua në Samit

Kosova Times Kosova Times June 11, 2025
Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione `Made in Albania`
Rritje e madhe e krimeve antisemite në Gjermani
I dërguari i OKB-së: Palët ndërluftuese të Sudanit, të gatshëm të negociojnë
“Babai im filloi të më rrihte.” Si lufta dhe propaganda shkatërrojnë familjet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?