By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump njoftoi: Ata pështynë, ne goditëm
June 8, 2025
26 vjeçari vdes duke vozitur, policia nis hetimet
June 8, 2025
Mbeturinat në Fushë Kosovë, komuna premton alternativa
June 8, 2025
Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat
June 8, 2025
Zogaj: Nuk mbështesim marrëveshje të dytë për stafin serb në veri
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Paralajmëron Escobar: Ekziston rreziku i ndërhyrjes ruse në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Paralajmëron Escobar: Ekziston rreziku i ndërhyrjes ruse në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi
Ballina 2Rajon / Botë

Paralajmëron Escobar: Ekziston rreziku i ndërhyrjes ruse në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi

Kosova Times
Last updated: 2023/05/21 at 8:12 PM
Kosova Times Published May 21, 2023
Share
SHARE

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, paralajmëroi se ekziston rreziku i ndërhyrjes ruse në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi.

Në një intervistë për agjencinë MINA, Escobar tha se ky rrezik ka ekzistuar gjithmonë edhe në zgjedhjet në ShBA.

“Të jeni të sigurt se ata do të përpiqen të përdorin të gjitha dallimet dhe të gjitha metodat në përpjekje për ta devijuar Malin e Zi nga rruga e tij evropiane. Prandaj, po, shqetësohem për zgjedhjet jo vetëm në Mal të Zi por edhe në rajon”, citohet të ketë thënë Escobar.

Ai tha se nga ana tjetër qytetarët e Malit të Zi kanë bërë zgjedhjen e duhur.

“Sa herë që qytetarët duhej të bënin zgjedhje, ata zgjidhnin të vetmen rrugë reale përpara Malit të Zi – integrimin euroatlantik”, shtoi Escobar.

Ai theksoi se prandaj është i bindur se qytetarët e Malit të Zi, kur zgjedhin qeverinë, dinë të identifikojnë keqinformime të tilla dhe të marrin vendime që janë në përputhje me vlerat dhe aspiratat e tyre.

Sipas tij, ShBA-të shprehen qartë se nuk i zgjedhin qeveritë e aleatëve të NATO-s, por se kanë pritshmëritë e tyre.

“Siç e dini, kushdo që e mban Malin e Zi në kursin e tij evropian, kushdo që mbetet i përkushtuar ndaj detyrimeve të Malit të Zi nga anëtarësimi në NATO dhe që është aleat në luftën kundër korrupsionit mund të presë mbështetjen e ShBA-së”, ka thënë më tej Escobar.

Veç këtyre, Escobar ka theksuar vazhdimisht se aktorët politikë malazezë duhet të lënë mënjanë interesat e tyre të ngushta partiake dhe të fokusohen në tema që janë të rëndësishme për qytetarët, si ekonomia dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ndërsa i pyetur nëse sheh përparim në atë drejtim, Eskobar u përgjigj se vizioni strategjik i paraqitur nga presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, në fjalimin e tij inaugurues ishte plotësisht në përputhje me ato vlera.

“Unë shoh shumë përparim edhe në këtë drejtim”, tha Escobar.

Sipas tij, edhe presidenti i mëparshëm (Milo Gjukanoviq) e udhëhoqi Malin e Zi në një rrugë shumë të mirë përmes pavarësisë kombëtare përmes anëtarësimit në NATO dhe përmes afirmimit të anëtarësimit të vendit në BE.

“Mendoj se ajo që kemi parë është vazhdimi i praktikës që Mali i Zi të zgjedhë njerëz që duan të shkojnë në Evropë. Dhe ne (ShBA) duam t’ju ndihmojmë në këtë”.

You Might Also Like

Trump njoftoi: Ata pështynë, ne goditëm

Putini ka heshtur për më shumë se një javë në lidhje me sulmin e Ukrainës ndaj bombarduesve strategjikë

Mali i Zi do të fillojë montimin e dronëve për Ukrainën

Zelensky: SHBA-të nuk i transferuan Ukrainës 20 mijë raketat e premtuara

Izraelitët: Trupi i kreut të Hamasit gjendet në një tunel nëntokësor

Kosova Times May 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Turqia paralajmëron mbylljen e aeroporteve për linjat ajrore ruse me avionë amerikanë 44 minuta më parë

Kosova Times Kosova Times February 1, 2023
Shqipe-Mjekiqi konfirmon largimin nga LDK-ja, shkak hapësira e pamjaftueshme 1
Stano: Kosova dhe Serbia duhet të kthehen në dialog – kjo rrugë s’ka bajpas
Kurti: Kosovës duhet t`i jepet statusi i kandidatit të BE-së pa vonesë
44 vjet nga demonstratat që tronditën ish-Jugosllavinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?