By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 tetor
October 11, 2025
Një i vdekur dhe një i plagosur brenda një apartamenti
October 10, 2025
Macron e zgjedh përsëri për kryeministër
October 10, 2025
Letonia urdhëron largimin e 841 rusëve për shkak të shkeljeve të ligjit të gjuhës dhe qëndrimit
October 10, 2025
Oficerët e FSK-së pjesë e trajnimit rajonal ‘Export Join Operation Plan’
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çekia nënshkruan marrëveshje për t’i dhënë fund varësisë nga nafta ruse
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Çekia nënshkruan marrëveshje për t’i dhënë fund varësisë nga nafta ruse
Rajon / Botë

Çekia nënshkruan marrëveshje për t’i dhënë fund varësisë nga nafta ruse

Kosova Times
Last updated: 2023/05/23 at 5:23 PM
Kosova Times Published May 23, 2023
Share
SHARE

Kompania shtetërore çeke e energjisë, Mero, njoftoi më 23 maj se ka nënshkruar një marrëveshje për t’i dhënë fund varësisë së shtetit nga nafta ruse, mbi një vit pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

Mero do të financojë me 73 milionë dollarë zgjerimin e naftësjellësit Transalpin (TAL) që furnizon me naftë Evropën qendrore përmes portit italian në Triestë.

Kapaciteti i Republikës Çeke në TAL, me këtë marrëveshje, do të dyfishohet dhe do të arrijë deri në 8 milionë tonë naftë në vit, duke nisur nga viti 2025.

“Kjo marrëveshje është e ardhmja jonë, do të na ndajë nga Rusia pas 60 vjetëve të gjata, dhe do të na ndihmojë të arrijmë pavarësinë, lirinë dhe sovranitetin në furnizimet me energji”, tha shefi ekzekutiv i Mero-s, Jaroslav Pantucek.

Çekia, shtet anëtar i Bashkimit Evropian, me një popullsi prej 10.5 milionë banorësh, më herët gjatë këtij viti ka ndërprerë furnizimet me gaz rus.

Dy rafineri në Republikën Çeke vitin e kaluar kishin pranuar 7.4 milionë tonë naftë dhe 56 për qind e naftës kishte ardhur nga Rusia përmes tubacionit Druzhba.

BE-ja në maj të vitit të kaluar vendosi ndalesa për shumicën e importeve të naftës ruse, për shkak të luftës së Moskës ndaj Ukrainës. Megjithatë, nga sanksionet nuk u prek tubacioni Druzhba.

Kryeministri çek, Petr Fiala, tha se mospërfshirja e këtij tubacioni në sanksione, i dha kohë Pragës që të negocionte marrëveshjen me TAL-in.

Ai lavdëroi marrëveshjen e re, të cilën e quajti “një hap të madh për pavarësinë tonë energjetike nga Rusia”.

I iniciuar më 1967, tubacioni TAL është në pronësi të një konsorciumi të përbërë nga tetë kompani të naftës, ku përfshihen Shell, EMI dhe ExxonMobile.

TAL transporton naftë nga Italia për në jug të Gjermanisë, prej ku më pas nafta dërgohet në Republikën Çeke dhe Austri përmes tubacioneve të tjera.

You Might Also Like

Një i vdekur dhe një i plagosur brenda një apartamenti

Letonia urdhëron largimin e 841 rusëve për shkak të shkeljeve të ligjit të gjuhës dhe qëndrimit

Shpërthim në një fabrikë ushtarake në Amerikë. Disa të vdekur, të paktën 19 të zhdukur

Trump dërgon 200 trupa në Izrael

Kush e merr sot Nobelin e Paqes?

Kosova Times May 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

DRAMË NË QIEL MBI EVROPË: Avionët britanikë dhe gjermanë kapën një avion rus….

Kosova Times Kosova Times March 15, 2023
Natën e 6 gushtit, Rusia gjuajti deri në 70 raketa në Ukrainë
Abdixhiku: Muhaxherin as s’mund ta ndalin e as s’mund ta frikësojnë
“Historia vazhdon”, Koke rinovon kontratën me Atletico Madridin
Britania do t’i mbajë asetet ruse të ngrira derisa të kompensohet Ukraina
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?