By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Studimi i ri: Akullnajat zvicerane kanë humbur një të katërtën e vëllimit të tyre në dekadën e fundit
October 1, 2025
Kamera e Open “tradhtoi” gazetarin turk jashtë Shtëpisë së Bardhë
October 1, 2025
Tilly Norwood, ylli i lindur nga inteligjenca artificiale që po e tremb Hollywoodin
October 1, 2025
E rrahën dhe e droguan vajzën e tyre për ta detyruar të martohej
October 1, 2025
9 të vdekur në stuhinë në Odesa, përfshirë një familje me 5 anëtarë të bllokuar nga përmbytjet
October 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Forcat e sigurisë në Iran zotohen ta përdorin “gjithë fuqinë” ndaj protestuesve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Forcat e sigurisë në Iran zotohen ta përdorin “gjithë fuqinë” ndaj protestuesve
Rajon / Botë

Forcat e sigurisë në Iran zotohen ta përdorin “gjithë fuqinë” ndaj protestuesve

Kosova Times
Last updated: 2022/09/28 at 4:01 PM
Kosova Times Published September 28, 2022
Share
SHARE

Policia iraniane paralajmëroi më 28 shtator se do të përballet “me gjithë fuqinë që ka” me protestat e udhëhequra nga gratë, të cilat shpërthyen gati dy javë më parë, pas vdekjes në paraburgim të 22-vjeçares, Mahsa Amini.

Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Teheranit të përmbahet nga përdorimi i “forcës së panevojshme ose joproporcionale” kundër protestuesve.

Zyrtarët thanë se 60 persona kanë vdekur gjatë protestave, por grupi Iran Human Rights thotë se të paktën 76 persona janë vrarë që nga nisja e protestave.

Gruaja kurde u shpall e vdekur tri ditë pasi Policia e moralit, një njësi përgjegjëse për zbatimin e Kodit të rreptë të veshjes për gratë në Iran, e arrestoi atë në Teheran për mbajtjen e shamisë së kokës në mënyrë “të pahijshme”.

Më 26 shtator, zyrtarët iranianë thanë se kishin arrestuar mbi 1.200 persona, përfshirë ata kishin aktivistë, avokatë dhe gazetarë.

Protestat në Iran janë duke u mbajtur për 12 ditë me radhë.

Zyrtarët kanë thënë se Amini ka vdekur nga sulmi në zemër, mirëpo familjarët e saj, dhe disa grupe për të drejta të njeriut, kanë hedhur poshtë këto supozime, duke thënë se ajo ka pasur shëndet të mirë.

Sipas tyre, gruaja është rrahur sa ka qenë në mbajtje.

Në disa postime në rrjetet sociale, familjarët e personave të vrarë nëpër protesta, kanë thënë se autoritetet u kanë lëshuar certifikatat e vdekjes me arsyetimin se ata kanë pasur sëmundje të ndryshme.

Disa të tjerë kanë thënë se autoritetet u kanë bërë presion që të varrosin familjarët e tyre brenda natës, për të fshehur atë që ka ndodhur.

Aplikacionet sikurse WhatsApp, Instagram dhe Skype janë bllokuar ditëve të fundit në Iran.

Qasja në internet është kufizuar përtej niveleve të normales, ka thënë grupi që monitoron faqet në internet, NetBlocks.

Megjithatë, videot e protestave nga Irani vazhdojnë të publikohen përmes kanaleve tjera, dhe zyrtarë të sigurisë shihen duke sulmuar turmat me armë zjarri.

You Might Also Like

Studimi i ri: Akullnajat zvicerane kanë humbur një të katërtën e vëllimit të tyre në dekadën e fundit

Kamera e Open “tradhtoi” gazetarin turk jashtë Shtëpisë së Bardhë

E rrahën dhe e droguan vajzën e tyre për ta detyruar të martohej

9 të vdekur në stuhinë në Odesa, përfshirë një familje me 5 anëtarë të bllokuar nga përmbytjet

Princesha Ana viziton Ukrainën, vendos arushin prej pelushi të vajzës së saj për fëmijët e prekur

Kosova Times September 28, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vuçiq: Nuk e kam parë dokumentin zyrtar me të cilin SHBA vendos sanksione ndaj NIS

Kosova Times Kosova Times December 14, 2024
Borrell njofton ministrat e BE-së për rezultatet e takimit të Ohrit
Borell: Rritja e normës së interesit në ShBA rrit rrezikun për recesion
Animatori i famshëm amerikan, Hollingsworth mysafir i sivjetshëm në ‘Anibar’
Vlerësohet lart libri që flet për partneritetin Kosovë – Gjermani
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?