By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Daçiç: Staroviç më tha se nuk foli për Kosovën dhe sanksionet kundër Rusisë siç u shfaq në media
July 27, 2025
Franca anuloi urdhrin për arrestimin e Bashar al-Assad
July 27, 2025
Një person akuzohet për përdhunimin e një deleje, një pele dhe një pule të ngordhur. Ai rrëfeu gjithçka
July 27, 2025
Zjarr i ri i madh pyjor në Turqi, evakuohen 1300 persona
July 27, 2025
36 milionë italianë shkojnë ne pushime verore, 88% e tyre do të qëndrojnë në Itali
July 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti para gazetarëve të huaj në Japoni: Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti para gazetarëve të huaj në Japoni: Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor
Ballina 1Lajme

Kurti para gazetarëve të huaj në Japoni: Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor

Kosova Times
Last updated: 2022/09/28 at 5:32 PM
Kosova Times Published September 28, 2022
Share
SHARE

Në ditën e dytë të qëndrimit në Japoni, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbajti një konferencë për media në Klubin e Korrespondentëve të Huaj të Japonisë (The Foreign Correspondent’s Club of Japan).

Duke iu drejtuar të pranishmëve me një fjalë hyrëse, ai fillimisht foli për figurën, rëndësinë dhe roli e ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, të cilit i dhanë lamtumirën e fundit dje. “Kryeministri Abe ishte një politikan i madh dhe një burrështetas edhe më i madh: Ai ishte një lider që kishte një vizion afatgjatë dhe transformues se si vendi i tij do të mund të shërbente si një forcë e të mirës në botë”, u shpreh kryeministri Kurti.

Në adresimin e tij, më tej kryeministri Kurti prezantoi sukseset e Kosovës dhe arritjet e Qeverisë. Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, tha ndër të tjera kryeministri Kurti, teksa listoi përmirësimet e Kosovës në raportet ndërkombëtare si ai i Transparency International, Reporters without Borders dhe World Justice Project.

Ai tha se progresi demokratik dhe sundimi i ligjit gjatë vitit që po lëmë pas janë shoqëruar edhe me zhvillim ekonomik. “Vitin e kaluar, Kosova ka shënuar rritje ekonomike prej 10.7%, kurse këtë vit për herë të parë eksportet pritet të tejkalojnë shifrën prej 1 miliard euro”, deklaroi kryeministri Kurti.

Përveç sukseseve të brendshme, kryeministri Kurti foli edhe për angazhimin e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar. Me pjesëmarrjen në Defender Europe 2021 përkrah 26 vendeve tjera dhe me vendosjen e menjëhershme të sanksioneve ndaj Rusisë në njërën anë, dhe akomodimin e mbi 1800 refugjatëve afganë dhe 9 gazetarëve nga Ukraina në anën tjetër, Kosova ka dëshmuar se është partner i sigurt dhe aleat besnik në arenën ndërkombëtare, tha kryeministri Kurti.

Duke veçuar lidhjet e ngushta dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Serbisë dhe Rusisë, dhe rrezikun që ato paraqesin për rajonin, kryeministri Kurti tha se Kosova dhe Japonia kanë një lidhje të veçantë si dy shtete që janë të përkushtuara për qeveri demokratike, por të cilat po ashtu përballen me regjime autokratike në rajonet përkatëse. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Të shtëna me armë në aheng familjar në Prizren, arrestohet një person

Rama: Falënderim me respekt për të gjithë ata që janë në gatishmëri kundër zjarreve

Flakët rrezikuan banesat, rinis aksioni nga ajri për neutralizimin e zjarreve në Borsh, Piqeras e Sasaj

Katër raste të dhunës në familje raportohen në 24 orët e fundit në Kosovë

Vdiq një punëtor pas rrëzimit të autovinçit në Ferizaj

Kosova Times September 28, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Irani kundërshton hetimin e OKB-së për shtypjen vdekjeprurëse të protestave

Kosova Times Kosova Times November 26, 2022
Kurti takon Borrellin e Lajçakun: Duhet të qartësohen ngjarjet në veri
Balja: “Kemi pasur rastin të shohim krijimin dhe funksionimin e entitetit të RS në BeH, prandaj…”
Ndihmat nderkombetare arrijne ne BH
Gërvalla: Pika kufitare në Bërnjak mbyllet derisa të largohen të maskuarit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?