By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
WSJ: Rusia dërgoi një nëndetëse për të shoqëruar një cisternë nafte
January 7, 2026
SHBA-të po kërkojnë që Venezuela të dëbojë këshilltarët nga Rusia, Kina dhe Kuba
January 7, 2026
Policia britanike u tha gabimisht prindërve se djali i tyre adoleshent kishte vdekur
January 7, 2026
Turbullirat në Ibër-Lepenc, ITU Shkabaj jashtë funksionit, disa zona pa ujë
January 7, 2026
Fushatë mashtruese për gjobat në emër të Policisë së Kosovës
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Policia heton incidentet në veri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Policia heton incidentet në veri
Ballina 1Lajme

Policia heton incidentet në veri

Kosova Times
Last updated: 2023/05/30 at 12:20 PM
Kosova Times Published May 30, 2023
Share
SHARE

Policia e Kosovës tha se po heton të gjitha rastet që ndodhën të hënën në veri të Kosovës, gjatë protestës së serbëve në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Sipas Policisë së Kosovës, protestues, individë “dhe grupe kriminale, me dhunën ekstreme të shfaqur, kanë bërë që situata në aspektin e sigurisë në veri të vendit të përshkallëzohet dhe të degradojë deri në rrezikim të jetës së njerëzve, përfshirë jetën e zyrtarëve të institucioneve të sigurisë”.

Të hënën, gjatë përleshjeve të protestuesve me trupat e KFOR-it në Zveçan, 30 trupa ndërkombëtare u lënduan si dhe dhjetëra protestues.

Po ashtu janë shënuar një sërë incidentesh nga ekipeve mediale, që kanë përcjellë nga afër protestat në veri, përfshirë djegien e një veture të një kanali televiziv.

Ndërkaq, sa i përket situatës së sigurisë në veri të martën, policia tha se ajo vazhdon të jetë “e brishtë, por e qetë”.

Serbët edhe më 30 maj kanë vazhduar protestat e tyre në tri komunat në veri, duke kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë dhe duke kërkuar tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga këto komuna.

“Policia e Kosovës edhe sot fton qytetarët për qetësi dhe të mos bien pre e thirrjeve për protestë të dhunshme dhe provokime të çfarëdo natyre qofshin ato”, thuhet në njoftim.

Zyrtarët policorë, sipas njoftimit, janë të angazhuar në mbarëvajtjen e protestave dhe aktivitetet po i koordinojnë me trupat e KFOR-it.

Pas përleshjeve në Zveçan, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u bëri thirrje serbëve në veri të Kosovës që të mos përplasen me NATO-n.

Qeveria e Kosovës fajësoi Beogradin për “dirigjimin e turmës ekstremiste” në veri të shtetit.

Por, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia kërkoi nga Kosova dhe Serbia që të marrin “përgjegjësinë e plotë” për ngjarjet që ndodhën më 29 maj në veri të Kosovës dhe “të mos fshihen pas narrativëve të rremë”.

You Might Also Like

Turbullirat në Ibër-Lepenc, ITU Shkabaj jashtë funksionit, disa zona pa ujë

Fushatë mashtruese për gjobat në emër të Policisë së Kosovës

Kurti uron ortodoksët për Krishtlindje

Katër raste të dhunës në familje, tre persona në mbajtje, një në kërkim

Hetohen dy raste të vdekjeve në Prishtinë e Malishevë

Kosova Times May 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ambasadori amerikan në BIH, Murphy paralajmeron: “Nëse Dodik mendon se mund ta ndajë këtë vend pa pasoja…”

Kosova Times Kosova Times January 14, 2024
Prezantohet buxheti për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Drenasit
Fermeri francez: Brezi i ri nuk do të merret me blegtorinë
Mesazh nga të rinjtë nga Ballkani: “Nëse BE-ja nuk na do, ja ku jemi për të”
Një tubacion nafte mori flakë në rajonin e Rostovit për shkak të një sulmi me dron
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?