By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Handanović: Nuk kemi dëgjuar nga pala ruse as një plan dhe as një program për NIS-in
October 11, 2025
Montgomery: Bombardimi i Serbisë nga NATO ishte një gabim!
October 11, 2025
Rregulla të reja për hyrjen dhe daljen nga BE-ja po hyjnë në fuqi
October 11, 2025
Mesazhi i Belfastit:BE nuk e ka harruar Ballkanin Perendimor
October 11, 2025
Tentojnë të rrëmbejnë të miturën , përfundojnë në pranga dy persona
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lëndohet një polic në veri, tri vetura të Policisë të sulmuara gjatë ditës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Lëndohet një polic në veri, tri vetura të Policisë të sulmuara gjatë ditës
Lajme

Lëndohet një polic në veri, tri vetura të Policisë të sulmuara gjatë ditës

Kosova Times
Last updated: 2023/05/31 at 8:23 PM
Kosova Times Published May 31, 2023
Share
SHARE

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtar policor ka pësuar lëndime dhe tri vetura janë sulmuar në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan gjatë ditës së 31 majit.

Sipas komunikatës së Policisë së Kosovës, protestat filluan të tensionohen në orët e pasdites, kur “disa persona të dyshuar kanë hedhur gurë në drejtim të tri automjeteve të Policisë së Kosovës, ku dy prej tyre iu janë shkaktuar dëme materiale duke iu thyer xhamat”.

“Si pasojë e sulmeve nga mjetet e forta një zyrtar policor ka pësuar lëndime”, thuhet në këtë deklaratë.

Policia ka përmendur se gjatë ditës disa “grupe kriminale” i kanë penguar disa gazetarë në kryerjen e detyrave të tyre, dhe automjetet e tyre janë vandalizuar. Ajo u ka bërë thirrje protestuesve që të përmbahen nga dhuna.

Më herët, Policia e kishte konfirmuar përmes një përgjigjeje për REL-in se një veture e Policisë së Kosovës ishte sulmuar në Zveçan.

Protestat në tri komuna në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – filluan më 26 maj, kur grupe të serbëve lokalë u grumbulluan para objekteve komunale për të protestuar kundër hyrjes së kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit në to.

Zgjedhjet në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe u mbajtën më 23 prill pas dorëheqjes së kryetarëve nga radhët e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës – në nëntor të vitit të kaluar.

Zgjedhjet u bojkotuan nga popullata shumicë serbe në atë zonë, që tani nuk i pranon kryetarët e rinj.

Përshkallëzimi në veri kulmoi të hënën, më 29 maj, kur trupat paqeruajtëse të KFOR-it ndërhynë në Zveçan “për të shmangur përplasjet mes palëve dhe për të minimizuar rrezikun e përshkallëzimit”, dhe u sulmuan nga disa protestues të dhunshëm, që qeveria e Kosovës thotë se ishin “banda kriminale serbe”.

Nga kjo përleshje që ndodhi, 30 ushtarë të KFOR-it u lënduan.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët thanë se përdorimi i forcës minon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe bënë thirrje për qetësim të situatës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka mbrojtur veprimet e Policisë së Kosovës, e cila ndihmoi instalimin e kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.

You Might Also Like

Rregulla të reja për hyrjen dhe daljen nga BE-ja po hyjnë në fuqi

Tentojnë të rrëmbejnë të miturën , përfundojnë në pranga dy persona

58 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Arrestohet një person në Gjilan për rrëmbim, viktima arrin të shpëtojë

Moti në Shqipëri i kthjellët në të gjithë vendin

Kosova Times May 31, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Sveçla: Simboli i vetëm i Serbisë do të jetë ambasada e saj në Prishtinë

Kosova Times Kosova Times January 25, 2024
Në Gjermani, kontrollet u kryen në zyrat e filialit të Postës Ruse
Prokuroria konfirmon nisjen e hetimeve për rastin ‘Apetit’
Maqedoni e Veriut: Luftimi i zjarreve me mungesë stafi e automjete të vjetra
Ambasada e ShBA-së uron qytetarët e Kosovës për Krishtlindjen Ortodokse
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?