By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një letër nga e kaluara që nuk mundi të gjendej: Një sekret egjiptian i fshehur për 3,500 vjet
June 7, 2025
Ukrainasit rrëzojnë Su-35 rus mbi Kursk, publikohet video
June 7, 2025
Shqipëri-Serbi në ‘Air Albania’, apeli i policisë për tifozët
June 7, 2025
Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend
June 7, 2025
Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kuvendi i Kosovës debaton për veriun dhe raportet me aleatët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kuvendi i Kosovës debaton për veriun dhe raportet me aleatët
Ballina 1Lajme

Kuvendi i Kosovës debaton për veriun dhe raportet me aleatët

Kosova Times
Last updated: 2023/06/02 at 12:30 PM
Kosova Times Published June 2, 2023
Share
SHARE

Në Kuvendin e Kosovës sot po debatohet për veriun e vendit, ku kryeministri Albin Kurti është ftuar nga Kryesia e Kuvendit të deklarohet për situatën e krijuar dhe për raportet e lëkundura me ShBA-në.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalimit të tij para deputetëve tha se kryetarët e rinj të komunave në veri të Kosovës u shoqëruan me forca të sigurisë për shkak se është dashur të sigurohet hyrja e tyre në objekte komunale pa pengesa.

Ai theksoi se ky nuk ishte vendim politik.

“Në këtë pikë më duhet të theksoj se shoqërimi i kryetarëve të rinj me forca të sigurisë është vlerësim i institucioneve të sigurisë që vlerësojnë shkallën e rrezikshmërisë, pra nuk është vendim politik, por unë si kryeministër e mbështes këtë – edhe atëherë, edhe sot”, deklaroi Kurti. Ai shtoi se e mbështet këtë vendim pasi që incidentet në ditët në vijim e dëshmuan se kishte rrezik për sulme nga “banda kriminale”.

Protestat në tri komuna në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – filluan më 26 maj, kur grupe të serbëve lokalë u grumbulluan para objekteve komunale për të protestuar kundër hyrjes së kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit në to.

Mes tjerash, kryeministrit tha se këto protesta nuk janë vullnet i serbëve që jetojnë në ato komuna, por janë të organizuara nga Beogradi zyrtar.

“Jam i vetëdijshëm që jo të gjithë ata që po marrin pjesë në grumbullimet para objekteve, janë pjesë e bandave kriminale, por janë të detyruar të shërbejnë si mburojë njerëzore”, tha Kurti gjatë fjalimit të tij në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Ai gjithashtu tha se tani është në pyetje “çlirimi i komunitetit serb nga milicia fashiste” dhe se ky komunitet ka nevojë për pluralizëm politik.

Kurti, tha se Lista Serbe duhet t’i paguajë vetë pasojat për tërheqjen nga institucionet e Kosovës dhe bojkotimin e zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës dhe kërkoi që vendimet e tyre të mos ndëshkohet Kosova.

“Nuk jemi kundër serbëve. I kemi ftuar të kthehen në institucione, mirëpo gabimin kardinal të Listës Serbe që i bojkotoi zgjedhjet, që i braktisi zgjedhjet nuk duhet ta paguajnë Republika jonë, por Lista Serbe”, tha Kurti.

Ai tha se këto ishin vendime politike të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – dhe për këta arsye, ata duhen të përballen vetë me pasojat.

Ai shtoi se eskalimi i situatës më 29 maj – kur ushtarë të KFOR-it mbetën të lënduar – ishte “e planifikuar mirë” dhe e orkestruar nga Beogradi.

Opozita kritike ndaj vendimeve dhe veprimeve të Kurtit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se veprimet e Qeverisë së Kosovës në veri të vendit u kryen “krye në vete” dhe se nuk ishin në bashkërendim me aleatët.

“Për herë të parë na ke sjellë në një situatë të na dënojë publikisht sekretari amerikan i shtetit. Jo vetëm ai, por ai është më e rëndësishmi sepse raporti ynë me ShBA-në është i shenjtë. Nuk të lejojmë ta rrezikosh atë sepse është i shenjtë”, tha Krasniqi, duke iu referuar deklaratës së Antony Blinkenit.

“Sovranitetin nuk mund ta mbash as në zyrën tënde pa e pasur mbështetjen e ShBA-së”, tha Krasniqi.

Sipas tij, edhe mbajtja e procesit zgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës – Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut – erdhi për shkak të “gabimeve të Kurtit”, duke iu referuar vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e veturave nga targa KM në RKS që çoi në dorëheqjen e punonjësve serbë nga institucionet e Kosovës.

“Në fund je tërhequr, pse nuk po e përmend?! Nuk ka askund targa. Dhe në fund, çka ka ndodhur? Është dashur të hyje në proces zgjedhor”, shtoi ai.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se partia e tij do ta “parandalojë me çdo mjet rrëshqitjen strategjike të Republikës së Kosovës”, pasi që tha se pa koordinim me aleatet e Perëndimit, Kosova nuk mund t’i realizojë as të drejtat e saj.

Abdixhiku tha se partia e tij kishte vendosur të mos garojë në zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës – Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut – pasi që ndiente se nuk mund t’i përfaqësojë banorët në këtë zonë të banuar me shumicë serbe.

“Ndonëse LDK-ja nuk garoi, ne e kemi mbështetur garën e dy partive politike sepse besojmë që kjo është e drejta e një shteti të pavarur demokratik. Sot, kjo e drejtë e jona, pa Perëndimin e pa aleatë, nuk ka gjasa të ekzistojë”, tha Abdixhiku gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha Kosova historikisht ka bashkëpunuar me ShBA-në dhe aleatet e saj për t’i arritur të drejtat e saj dhe tha se “kjo nuk është nënshtrim, është mençuri”. Ai shtoi se nga mosbashkëpunimi i tillë, “do të ketë dëme të riparueshme për shtetin e Kosovës dhe më pas do t’i vuajmë të gjithë”.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar shkarkimin e qeverisë së kryeministrit Kurti, duke i ftuar deputetët të nisin mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Kosovës.

“Mosbesim deri në pabesi nga ana e kryetarit të Qeverisë së Kosovës ndaj aleatëve të sigurisë që janë ende garanci e sigurisë tonë. Kush përfiton nga kjo, përveç [presidentit të Rusisë, Vladimir] Putinit dhe Rusisë? Për këtë ju kërkoj të shkojmë në mocion dhe ta ndërpremë mosbesimin deri në pabesi dhe ta shkarkojmë Qeverinë Kurti”, tha Haradinaj gjatë fjalimit të tij.

Zgjedhjet në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe u mbajtën më 23 prill pas dorëheqjes së kryetarëve nga radhët e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës – në nëntor të vitit të kaluar.

Zgjedhjet u bojkotuan nga popullata shumicë serbe në atë zonë, që tani nuk i pranon kryetarët e rinj.

Përshkallëzimi në veri kulmoi të hënën, më 29 maj, kur trupat paqeruajtëse të KFOR-it ndërhynë në Zveçan “për të shmangur përplasjet mes palëve dhe për të minimizuar rrezikun e përshkallëzimit”, dhe u sulmuan nga disa protestues të dhunshëm, që qeveria e Kosovës thotë se ishin “banda kriminale serbe”.

Nga kjo përleshje që ndodhi, 30 ushtarë të KFOR-it u lënduan.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët thanë se përdorimi i forcës minon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe bënë thirrje për qetësim të situatës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdimisht i ka mbrojtur veprimet e Policisë së Kosovës, e cila ndihmoi instalimin e kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.

You Might Also Like

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend

Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë

Çitaku: Kosova ka nevojë për institucione, jo për bllokada

Dështon edhe përpjekja e 28 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Arrestohen dy persona në Komoran për sulm dhe grabitje me armë

Kosova Times June 2, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Bujqësi

Karvani i ish ministrave dështak në sektorin e bujqësisë i frikësohet debatit publik, nuk kanë fakte të ballafaqohen as rezultate me të cilat do të duhej të mbrohen e krenohen

Kosova Times Kosova Times September 28, 2024
Harvey Weinstein shpallet fajtor për të dytën herë për përdhunim
“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”: A i kontrollon kush çmimet?
MAShTI mbështet me 8,5 mijë euro studentët e doktoratës
Hungari-Kosovë, shiten të gjitha biletat
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?