By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani me ministrin Lipavský: Është vendimtare që procesi i liberalizimit të vizave të përfundojë gjatë Presidencës çeke
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani me ministrin Lipavský: Është vendimtare që procesi i liberalizimit të vizave të përfundojë gjatë Presidencës çeke
Ballina 1Lajme

Osmani me ministrin Lipavský: Është vendimtare që procesi i liberalizimit të vizave të përfundojë gjatë Presidencës çeke

Kosova Times
Last updated: 2022/09/29 at 4:24 PM
Kosova Times Published September 29, 2022
Share
SHARE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ministrin e Jashtëm të Republikës Çeke, Jan Lipavský. 

Presidentja Osmani ka theksuar se Çekia është aleate e rëndësishme e vendit tonë, me të cilën ndajmë vlera themelore demokratike dhe përkushtimin për paqe, siguri dhe të ardhmen e përbashkët në familjen euroatlantike.

Fokusi kryesor i takimit ndërmjet Presidentes Osmani dhe ministrit Lipavský ishte çështja e liberalizimit të vizave. Në vazhdë të takimeve që ka pasur Presidentja Osmani me lidershipin çek në Pragë, Presidentja Osmani ka falënderuar ministrin Lipavský për angazhimin konstruktiv të Çekisë për t’i dhënë fund këtij procesi përgjatë Presidencës çeke.

Presidentja Osmani ka përsëritur qëndrimin se vonesa e liberalizimit të vizave për popullin e Kosovës është një padrejtësi e madhe. Ajo ka theksuar se: “Është jashtëzakonisht e rëndësishme që liberalizimi i vizave të jetë në agjendë, prandaj llogarisim në mbështetjen çeke në këtë aspekt si bartëse e Presidencës së Këshillit të BE-së”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Krahas temës së liberalizimit të vizave, Presidentja Osmani ka folur edhe për nevojën e avancimit të rrugës evropiane për vendin tonë. Ajo ka theksuar bashkërendimin e plotë të politikave të jashtme dhe të sigurisë së Kosovës me ato të Bashkimit Evropian si dëshmi e përkushtimit të institucioneve dhe popullit të Kosovës për integrim evropian. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka përmendur që Kosova do të dorëzojë këtë vit aplikimin për statusin e vendit kandidat.

Në lidhje me dialogun me Serbinë, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive dhe se zgjidhja e vetme që i kontribuon paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm është një proces i përqendruar në njohje të ndërsjellë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës

Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit

Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës

Osmani: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, patriotët që i dhanë gjithçka lirisë

Bekim Haxhiu i PDK-së ankohet në PZAP për votat me postë

Kosova Times September 29, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Krasniqi: Lista Serbe është e Radojçiqit, jo e serbëve

Kosova Times Kosova Times June 20, 2025
Zhduket një 24 vjeçar nga Shtimja, policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e tij
Kurti e Çeku mirëpresin antropologen që po organizon ‘Kosova Ethno-Tour`
Fëmijët ukrainas hapin ditarët ku Anne Frank shkroi fshehurazi
Turneu i mashtrimit i LDK-së!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?