By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Prokuroria në Ferizaj ngre aktakuzë kundër një personi të dyshuar për pesë vepra penale
May 19, 2025
Kjo është dieta e çiftit turk : falë saj, Halit humbi 14 kilogramë dhe Berguzar 7 kilogramë
May 19, 2025
36 aksidente për një javë në Ferizaj, 14 konfiskime të patent-shoferëve
May 19, 2025
Basha: Ne po përpiqemi, bllokues janë ata që votojnë kundër
May 19, 2025
Snajperistët shqiptarë, medalje të bronztë në garën elitare ndërkombëtare
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pozicionet kontroverse të pushtetit dhe opozitës në Kuvend!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Pozicionet kontroverse të pushtetit dhe opozitës në Kuvend!
Opinion

Pozicionet kontroverse të pushtetit dhe opozitës në Kuvend!

Kosova Times
Last updated: 2023/06/03 at 9:24 AM
Kosova Times Published June 3, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Unë si analist i pavarur politik, nuk jam ai që marr vendime. Detyra ime atdhetare është që të vlerësojë në mënyrë të pavarur dhe të paanshme zhvillimet politike që ndodhin në shtetin tim dhe përreth tij. Asnjërës nuk i vejë pikë asnjë mendimi, por gjithnjë e lë derën hapur edhe për të tjerët që të kontribuojnë për të mirën e shtetit dhe vendit tonë të shenjt.

Pozita dhe opozita, dy botë të kundërta në Kuvend

I falënderojë të gjithë ata që i lexojnë dhe i kuptojnë drejt opinionet dhe analizat e mia politike, sikurse që i vlerësojë edhe ata të cilët nuk i kuptojnë, por asnjëherë nuk i vlerësojë ata që me qëllim iu kundërvihen opinioneve të mia për interesa të partive politike apo grupeve të interesit brenda tyre.

Seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës në të cilën u debatua rreth situatës së krijuar në veri të vendit, ishte jashtë nivelit dhe qëllimit pse ishte thirrur.

Në vend të unifikimit të subjekteve politike në Kuvend për gjetjen e një zgjidhje për të dal nga labirinti politik, partitë politike e vazhduan kacafytjen e zakonshme verbale mes tyre duke mos e ndjerë peshën e rrezikut para të cilit ndodhet shteti ynë.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri nuk janë zgjidhje e problemit pa gjetjen e një zgjidhje paraprake përmes dialogut të Brukselit, gjegjësisht pa arritjen e një marrëveshje përfundimtare ligjërisht obliguese për Kosovën dhe Serbinë, me ndërmjetësim ndërkombëtar, për t’i dhënë fund një herë e mirë konfliktit shekullor mes serbëve dhe shqiptarëve ne Ballkan.

Pozicionet kontroverse të pushtetit dhe opozitës në Kuvend sikur të krijojnë përshtypjen e dy botëve të kundërta dhe dy poleve të kundërta të cilat asnjëherë nuk do të bëhen bashkë për të mirën e këtij vendi.

Gara për marrjen e bajrakut dhe vënien e etiketës së tradhtarit

Kjo qasje e gabuar e skenës aktuale politike në Parlament nuk përkon aspak me të zgjedhurit e popullit, të cilët janë aty për mbrojtjen e interesave të shtetit dhe qytetareve e jo të kauzave partiake.

Pushteti dhe opozita sikur po harrojnë, se çdo sukses apo dështim në shtrirjen e sovranitetit në veri të vendit është i përbashkët. Andaj meritat për sukseset e arritura dhe gjykimet për dështimet janë të dyanshme dhe të ndërsjella, për shkak të rolit obligimeve kushtetuese që kanë pozita dhe opozita në Parlamentin e Kosovës.

Përderisa ka shumë pak deputet në Kuvend që e duan Republikën e Kosovës si atdhe të tyre, edhe pse paguhen mirë nga buxheti i shtetit, qytetarët dhe mërgimtarët e duan shtetin e tyre si thesarin më të çmuar pa marr asgjë prej tij.

Sjellja jo serioze e deputetëve në Kuvend është shqetësuese pas situatës së krijuar në veri të vendit, si nga pushteti ashtu edhe nga opozita.

Situata e krijuar në veri të vendit, nuk është për tu nënçmuar dhe as për tu sjellë në mënyrë kaq të relaksuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, për shkak se ajo tashmë ka dalë jashtë kontrollit të plotë të institucioneve tona shtetërore.

Sjellja arrogante dhe e papërgjegjshme e deputetëve në Kuvend ka bërë që qytetarët, jo vetëm ta humbin durimin, por edhe shpresën për një ardhmëri të sigurt në vendin e tyre.

Kthimi i besimit në këtë vend asnjëherë nuk do të kthehet me politika ditore, lokaliste dhe primitive të kohës së bajraqeve e fiseve, në garën e pashembullt se cili do ta merr bajrakun e shpëtimtarit, e kujt tjetër në të njëjtën kohë t’i vihet etiketa e tradhtarit.

Ndëshkohet shumica për të mbuluar dëmet e pakicës

Përderisa të vazhdohet me logjikën e një politik-bërje të tillë, çdo herë do të nxëmë n’thue në vetveten tonë dhe asnjëherë nuk do të arrijmë të shkojmë drejt prosperitetit kulturor në radhë të parë, por as në drejtim të forcimit ekonomik dhe ushtarak të shtetit tonë.

Mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë, përkatësisht i zbatimit të ligjit në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët dhe në tërë territorin e vendit ka krijuar situata anarkike, si është ajo në pjesën veriore, ku serbët e veriut i shfrytëzojnë resurset e shtetit të Kosovës pa paguar asgjë. I shfrytëzojnë për 24 vjet rresht resurset e shtetit që nuk e njohin dhe as pranojnë si të tyre pa e paguar asnjë faturë të energjisë elektrike, ujit, tatimit në pronë e deri tek mbeturinat.

Fatkeqësia tragjikomike dhe padrejtësia e madhe shtetërore po ju bëhet qytetarëve të pjesës tjetër të Kosovës dhe mërgimtarëve të cilët detyrohen paguajnë faturat me rritje 100% të energjisë dhe të tatimit në pronë për të mbuluar humbjet që po ia shkaktojnë buxhetit të shtetit të Kosovës serbët e veriut!

Largime nga vendlindja kemi pasur pothuajse në të gjitha periudhat historike, kemi pasur gjatë regjimit titist, kemi pasur edhe në vitet e ’90-ta si pasojë e dhunës sistematike dhe represionit të regjimit pushtues të Serbisë së Millosheviçit, por asnjëherë nuk ka pasur largime kaq masive dhe të dhimbshme të popullatës shqiptare në dekadën e fundit të shkaktuara nga keq-qeverisja e politikanëve shqiptarë në Kosovën shtet i pavarur dhe sovran!

You Might Also Like

“Odisejada” e talljes së deputetëve edhe sot në seancën e 18…

A është demokracia në Kosovë iluzion që vetëm të privilegjuarit mund ta rezervojnë?

Edi Rama; si një “Ajatullah” i ri “enverian” i shqiptarëve!

Faleminderit Aurela!

Kosova është zemra e kombit shqiptar

Kosova Times June 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gjendet trupi i një fëmije (2) pa kokë në një plazh me rërë

Kosova Times Kosova Times July 11, 2023
Çfarë tha Shaip Kamberi pas konsultimit me Vuçiqin?
Rruga e një sportisti deri në Olimpiadë
SHBA mund të sulmojë objektet detare iraniane në Gjirin Persik në përgjigje të një sulmi ndaj ushtrisë
Afrika e Jugut refuzon të konfiskojë superjahtin e oligarkut të sanksionuar rus
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?