By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Komshinjtë i bashkon kafja në Urën e Ibrit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Komshinjtë i bashkon kafja në Urën e Ibrit
Ballina 1Lajme

Komshinjtë i bashkon kafja në Urën e Ibrit

Kosova Times
Last updated: 2022/09/29 at 9:45 PM
Kosova Times Published September 29, 2022
Share
SHARE
Vetëm rreth 5 metra larg Urës së Ibrit në Mitrovicë, pamja e lumit dhe urës po rikrijohej mbi një pëlhurë nga të rinj shqiptarë e serbë. Me pjesëza letre të mbuluara me ngjyra e shkronja, të prera nga gazeta të vjetra kosovare dhe serbe, këta të rinj po punonin në një kolazh.

Kolazhi i Urës së Ibrit kishte bashkuar pjesëtarë të komuniteteve të ndryshme etnike me një qëllim:“Duhet të jemi në paqe, të jemi më të lidhur… të jemi të bashkuar të gjithë”, shprehet Millica Jankoviq, studente e aktrimit nga Beogradi.
Një grup i të rinjve duke punuar në një kolazh të urës
Një grup i të rinjve duke punuar në një kolazh të urës
Kolegu i saj Llazar Nikolliq, student i artit, pajtohet me të dhe shton se iniciativa për krijimin e këtij kolazhi ka qenë “një sukses i madh, ka ende shumë fëmijë që po na ndihmojnë”.

Krijimi i këtij kolazhi ishte njëri ndër aktivitetet e shumta që u zhvilluan të enjten në Mitrovicë, ku u mbajt për herë të parë Festivali i Kafesë me moton “Kojshi, hajde n’kafe”.
Lazar, Stefan dhe Millica nga Beogradi në Festivalin e kafesë në Mitrovicë
Lazar, Stefan dhe Millica nga Beogradi në Festivalin e kafesë në Mitrovicë
Por, përveç kuponëve të shpërndara për kafe falas, këndi i artit i tërhoqi shumë prindër me fëmijët e tyre.

“Është hera e parë që po shoh diçka të tillë në qytet dhe kisha qejf t’i sjell pak fëmijët. Kam pasur qejf që ata të shoqërohen edhe me fëmijë nga komunitetet e tjera”, u shpreh Kujtime Pllana Azemi, mitrovicase që kishte ardhur me dy fëmijët e saj në festival.

Vajza e Kujtime Pllana Azemi në Festivalin e kafesë në Mitrovicë
Fryma e socializmit mes komuniteteve të ndryshme etnike u ndie edhe nga Mimoza Voca, pjesëmarrëse në këtë ngjarje. Por, ajo shton se kjo ngjarje e ka vënë në kontakt atë edhe me shtetas të huaj.
 
“Kam pasur kontakt [me pjesëtarë të komuniteteve të tjerë] edhe më herët. Mirëpo, meqë sot është festivali, kam parë që ka edhe pjesëmarrës nga vendet e tjera. Një vizitori nga Zvicra i pëlqeu shumë dhe madje tha se kjo ngjarje e ka zbukuruar vendin”, tha Voca.

Festivali i Kafesë nisi të enjten në orën 10:00 të mëngjesit, me aktivitete të ndryshme përgjatë 12 orëve vijuese.

Qëllimi i këtij festivali, sipas organizatorëve, ishte bashkimi i qytetarëve nga dy anët e qytetit afër Urës së Ibrit, që ndan Mitrovicën e Jugut me atë të Veriut.

“Këto ngjarje janë të rëndësisë së veçantë sepse u mundësojnë njerëzve të jenë të lirë të njohin njëri-tjetrin, të njohin brengat e tyre, por dhe të përbashkëtat… Sepse kemi më shumë të përbashkëta sesa gjëra që na ndajnë”, u shpreh Afërdita Sylaj Shehu, drejtoreshë ekzekutive e organizatës për Ndërtim të Komunitetit në Mitrovicë (CBM).
Afërdita Sylaj Shehu (majtas), drejtoreshë ekzekutive e organizatës për Ndërtim të Komunitetit në Mitrovicë .
Afërdita Sylaj Shehu (majtas), drejtoreshë ekzekutive e organizatës për Ndërtim të Komunitetit në Mitrovicë .
Përveç CBM, kjo ngjarje u organizua me ndihmën e Iniciativës së Re Sociale (NSI) dhe Nismës e Rinisë për të Drejtat e Njeriut (YIHR), në mbështetje nga Agjencia për Zhvillim e ShBA-së (USAID).

Menaxheri i projekteve në NSI, Marko Millenkoviq, bëri të ditur se ky festival ishte planifikuar fillimisht për vitin e kaluar, por ishte shtyrë shkaku i pandemisë COVID-19. Tani synohet që festivali të mbahet çdo vit.

“Në duam të dërgojmë një mesazh pozitiv të bashkëpunimit mes komuniteteve – mes shqiptarëve dhe serbëve, por edhe të tjerëve. Këtë vit po marrim shumë mësime, por do ta organizojmë edhe viteve të tjera”, tha Millenkoviq.
Disa fëmijë duke luajtur në këndin e artit
Disa fëmijë duke luajtur në këndin e artit

You Might Also Like

Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës

Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit

Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës

Osmani: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, patriotët që i dhanë gjithçka lirisë

Bekim Haxhiu i PDK-së ankohet në PZAP për votat me postë

Kosova Times September 29, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

KMDLNj: Gjykata Speciale nuk mund ta detyrojë Qeverinë e Kosovës t’i kompensojë viktimat

Kosova Times Kosova Times April 7, 2023
Kurti: Qeveria e përkushtuar për ballafaqim me të kaluarën dhe për drejtësi
Raportohet për sulme izraelite në Damask
Banorët në Gorazhdec shprehen të rezervuar pas mbylljes së zyrave paralele
Babai iku nga makina që po digjej dhe e la vajzen (2) te digjet?!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?