By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”
June 28, 2025
Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare
June 28, 2025
Roberts në ditët e saj të para: “Askush nuk më donte – dhe i falënderoj për këtë”
June 28, 2025
Plazhet e Darzezës dhe Semanit në Fier, hapësira për qetësi, sport dhe rërë kurative
June 28, 2025
Trump thotë se Serbia donte të fillonte një luftë në Kosovë, shpjegon si i ndaloi ata
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Belgjika i kërkon sqarime Ukrainës për armët e përdorura në sulmet në Rusi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Belgjika i kërkon sqarime Ukrainës për armët e përdorura në sulmet në Rusi
Ballina 2Rajon / Botë

Belgjika i kërkon sqarime Ukrainës për armët e përdorura në sulmet në Rusi

Kosova Times
Last updated: 2023/06/05 at 3:01 PM
Kosova Times Published June 5, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo, ka konfirmuar më 5 qershor se vendi i tij po kërkon sqarime nga Ukraina lidhur me raportet se armë të prodhimit belg janë përdorur nga luftëtarët anti-Kremlinit në Rusi.

“Ne po kërkojmë nga ukrainasit që të na i sqarojnë situatën”, tha De Croo për radion shtetërore belge.

“Rregullat janë të rrepta, është e qartë; armët tona me të cilat e kemi furnizuar Ukrainën janë për qëllime mbrojtëse, për ta (mbrojtur) territorin ukrainas”, shtoi ai.

Komentet e De Croo erdhën si reagim ndaj një raporti të gazetës amerikane The Washington Post se armët e prodhimit Perëndimor janë përdorur për sulmet në rajonin Belgorod të Rusisë.

Grupet pro-ukrainase të luftëtarëve rusë, ultra-nacionalistë anti-Kremlinit, kanë nisur sulme ndërkufitare në Rusi nga territori ukrainas.

The Washington Post citoi burime të inteligjencës amerikane duke thënë se katër automjete të blinduara të furnizuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Polonia në Ukrainë janë përdorur në një sulm muajin e kaluar.

Luftëtarët përdorën gjithashtu pushkë të prodhuara në Belgjikë dhe Republikën Çeke në këto sulme, raportoi gazeta amerikane.

Belgjika, anëtare e NATO-s, ka qenë ndër vendet e shumta të Perëndimit që kanë dërguar armë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit të paprovokuar nga Rusia në shkurt të vitit 2022.

You Might Also Like

Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”

Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare

Trump thotë se Serbia donte të fillonte një luftë në Kosovë, shpjegon si i ndaloi ata

Trump paralajmeroi armëpushim në Gaza në shtatë ditët e ardhshme: Shoh turma njerëzish që nuk kanë ushqim

Raketë e lëshuar nga Jemeni drejt Izraelit

Kosova Times June 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Buxheti në asistencë sociale-kërkohet ngritja e pagave në arsim, 2/3 e punëkërkuesve pa arsim profesional

Kosova Times Kosova Times September 20, 2022
Burrave iu rrit rroga më shumë se grave në 2022; Në vetëm pak profesione ato paguhen më shumë
Reparti i Psikiatrisë për Fëmijë: Investime jashtë, por defekte brenda
Anëtarët e KPK-së të shqetësuar për shkarkimin e Agron Bekës nga Kuvendi i Kosovës
25 profesorë universitarë i kërkojnë Kurtit e Haxhiut t’i heqin kufizimet për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së në Hagë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?