By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Femra për të cilën gjithë ishin çmendur, publikoi foto me rroba banje: Është e pabesueshme si duket në moshën 57 vjeç
August 8, 2025
Festivali i 24-t “DokuFest” në Kosovë vazhdon me entuziazëm
August 8, 2025
Rinovimet në spitalin e Ferizajt ndikojnë në kushte më të mira për punë
August 8, 2025
Inteligjenca e Ukrainës shkatërron Brigadën e 90-të të Mbrojtjes Ajrore të Rusisë në Krasnodar, dhjetëra të vdekur dhe të plagosur
August 8, 2025
Varroset gazetarja ukrainase që vuajti ‘tortura’ në robërinë ruse
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Prishtina fiton Kupën e Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Prishtina fiton Kupën e Kosovës
Ballina 2Sport

Prishtina fiton Kupën e Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2023/06/05 at 8:05 PM
Kosova Times Published June 5, 2023
Share
SHARE

Prishtina e ka fituar Kupën e Kosovës, pasi në finale mposhti Gjilanin me rezultat komod 2-0. 

45 minutat e parë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” nuk sollën gola, përkundër rasteve që kishin dy skuadrat.

Dy ekipet e nisën me kujdes të shtuar këtë duel, duke synuar të fitonin nga gabimet.

Me kalimin e minutave, Prishtina tregoi më shumë nga loja e tyre dhe krijuan më shumë raste.

Endrit Krasniqi lëshoi një goditje të fortë në minutën e 38-të, mirëpo u bllokua nga mbrojtja kundërshtare.

Nga një goditje nga këndi për kryeqytetasit, topi u largua nga lojtarët e Gjilanit që krijuan një mbrojtje të ngjeshur.

Në minutën e 48-të, Prishtina fitoi një gjuajtje të lirë, por Endrit Krasniqi nuk ishte i saktë, pasi topi shkoi mbi portë.

Edhe pjesa e dytë nisi qetë, por me kalimin e minutave – ritmi i lojës filloi të ngritej.

Prishtina ishte më kërkuese dhe ia doli të realizonte golin e epërsisë.

Ishte minuta e 68-të e takimit, kur zëvendësuesi Genc Hamiti i kaloi bardhëekaltrit në epërsi, duke elektrizuar tifo-grupin “Plisat” që ishin në stadium.

U pa qartë se loja ka filluar të rritet në tempo, me Gjilanin që synonte t’i barazonte shifrat.

Në minutën e 74-të, skuadra gjilanase kërkoi penallti për lojë me dorë nga një lojtar kundërshtar, por VAR-i bëri të ditur se loja duhej vazhduar.

Mirëpo, për të shuar shpresat e tyre për trofeun u përkujdes Mergim Pefqeli, që realizoi një super gol nga distanca në minutën e 76-të për rezultatin 2-0.

Gjilani mendoi se kishte shënuar me anë të Mevlan Zekës në minutën e 88-të, por dhoma e VAR-it bëri të ditur se sulmuesi kishte qenë në pozicion jashtë loje.

Prishtina e mbajti epërsinë komode ndaj kundërshtarit, për të fituar trofeun e dytë më të madh në elitën e futbollit kosovar.

Me rregullore, fituesi i trofeut kualifikohet për në Ligën e Konferencës, mirëpo klubi nga kryeqyteti ende nuk është licencuar dhe këtë duhet ta bëjë sa më shpejtë të jetë e mundur, në mënyrë që të marrë pjesë në kompeticion.

You Might Also Like

Kurti me përfaqësuesit e QUINT-it dhe BE-së diskutojnë zhvillimet në Kuvend

Izraeli po kalon në pushtimin e plotë të Gazës

Axhenda ndërkombëtare

Trump vendos taksa shtesë ndaj Indisë për blerjen e naftës nga Rusia

Sorensen: Me Kurtin biseduam për zbatimin e marrëveshjeve

Kosova Times June 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Serwer: Garancitë e Perëndimit për Kosovën, duhet të jenë të zyrtarizuara

Kosova Times Kosova Times February 17, 2023
Prigogine ka vdekur, por makinen Wagner në Afrikë e merr Nafisa misterioze
Policia identifikon pesë të miturit që vodhën biçikleta në Junik
Shpërthimet tronditën një ndërtesë banimi dhe një dyqan celularësh në Makhachkala. Pesë persona u plagosën
Përfundon faza e parë e restaurimit të Hamamit të Gazi Mehmet Pashës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?