By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aktakuzë për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik
December 31, 2025
Qengj i skuqur, me bazë vere, me lëng shege dhe kumin
December 31, 2025
Presidentja Osmani uron pjesëtarët e FSK-së për suksese në vitin 2026
December 31, 2025
Osmani viziton fëmijët në Klinikën e Pediatrisë në prag të Vitit të Ri
December 31, 2025
Kurti prezanton 10 zhvillimet më të mira të vitit 2025 për Kosovën
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Blinken: Aneksimi rus i territorit ukrainas është grabitje toke
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Blinken: Aneksimi rus i territorit ukrainas është grabitje toke
Ballina 2Rajon / Botë

Blinken: Aneksimi rus i territorit ukrainas është grabitje toke

Kosova Times
Last updated: 2022/09/29 at 9:52 PM
Kosova Times Published September 29, 2022
Share
SHARE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së denoncuan të enjten planin rus për aneksimin e katër zonave ukrainase që pritet të zyrtarizohet të premten në Moskë.

Zoti Blinken në Uashington tha se referendumet e mbështetura nga Rusia në Ukrainë, rezultatet e të cilave po shfrytëzohen nga Moska për të justifikuar aneksimin e territorit ukrainas, ishin një tentativë për grabitje toke që është e paligjshme dhe shkel ligjin ndërkombëtar.

“Referendumet e rreme të Kremlinit janë një përpjekje e kotë për të maskuar atë që përbën një përpjekje të mëtejshme për grabitje toke në Ukrainë”, tha zoti Blinken në një deklaratë.

“Për të qenë të qartë: rezultatet u orkestruan në Moskë dhe nuk pasqyrojnë vullnetin e popullit të Ukrainës”, shtoi më tej ai.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres vlerësoi nëse Rusia vë në jetë planet e saj për aneksim kjo do të shënonte një “përshkallëzim të rrezikshëm” që do të rrezikonte perspektivat për paqen në rajon.

“Çdo vendim për të vazhduar me aneksimin e rajoneve Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia të Ukrainës nuk do të kishte asnjë vlerë ligjore dhe meriton të dënohet,” u tha gazetarëve Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres.

Presidenti rus Vladimir Putin do të nënshkruajë të premten dokumente që shpallin aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia, teksa Moska nxiton të bllokojë avancimet territoriale që ushtria ukrainase po i arrin në fushën e betejës.

Vendimi, një nga hapat ligjorë që Rusia thotë se do të çojë në aneksimin zyrtar të 15% të territorit të Ukrainës, konfirmon se zoti Putin po e vazhdon luftën kundër Ukrainës, pavarësisht se kjo luftë pësoi një ndryshim të madh ushtarak këtë muaj si rezultat i kundërofensivës së forcave ukrainase.

“Vendimi do të zgjasë ndikimet dramatike në ekonominë globale, veçanërisht në vendet në zhvillim, dhe do të pengojë aftësinë tonë për të ofruar ndihma për të shpëtuar jetën në të gjithë Ukrainën dhe më gjerë”, tha më tej zoti Guterres.

You Might Also Like

Aktakuzë për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik

Turqia arreston 357 anëtarë të dyshuar të ISIS-it

Një qytet i tërë suedez po zhvendoset për shkak të metaleve të rralla tokësore

Preteksti i Valdait: Putini i hedh çelësin Trumpit në përpjekjen për paqe

Erdogan dhe Putin perseri se bashku: “Midis tyre u vendos…!”

Kosova Times September 29, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Në Kherson, një dron hodhi eksploziv në një minibus, tre persona desin

Kosova Times Kosova Times December 1, 2024
Rusia ndalon eksportet e benzinës
Abdixhiku: Mbështetja për LDK-në u dyfishua
Nga ‘kanceri në shtet’ në ‘institucionin kyç për serbët’: Qëndrimi i disa qytetarëve të Kosovës për Asociacionin
Zvicra ndan 2 miliardë dollarë për Ukrainën, pas kritikave për përgjigje ndaj luftës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?