By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça, hap të madh drejt titullit, fiton ndeshjen e tretë ndaj Bashkimit
May 11, 2025
Osmani në kampin Mauthausen: T’i mbrojmë vlerat për të cilat ata u flijuan
May 11, 2025
Celibashi: Procesi zgjedhor shkoi mirë, dalja në votime rreth 42%
May 11, 2025
Kuvendarët e zgjedhur nga populli që po duken e sillen si kamp paramilitarësh
May 11, 2025
Zelensky pranon bisedime të drejtpërdrejta me Rusinë: Do ta pres Putinin më 15 maj në Turqi
May 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeministri Kurti vizitoi kompaninë “LinkPlus IT”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Hi-tech > Teknologji > Kryeministri Kurti vizitoi kompaninë “LinkPlus IT”
Teknologji

Kryeministri Kurti vizitoi kompaninë “LinkPlus IT”

Kosova Times
Last updated: 2023/06/06 at 7:28 PM
Kosova Times Published June 6, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe zëvendësministrin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Taulant Kelmendi, vizitoi kompaninë e zhvillimit softuerik “LinkPlus IT”, ku u prit nga drejtuesit dhe punëtorët e saj.

Me këtë rast, kryeministri i përgëzoi drejtuesit për punën e tyre, duke e cilësuar teknologjinë informative si një prej fushave kyçe të zhvillimit të vendit në ofrimin e shërbimeve jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë.

Në Kosovë janë rreth 1500 kompani të Teknologjisë, Informacionit dhe Komunikimit, prej të cilave 70% eksportojnë shërbime jashtë. Këtë vit eksportet janë rritur për 113% në krahasim me vitin e kaluar.

Kryeministri potencoi faktin se Qeveria e Kosovës është duke punuar në transformimin digjital si një prej fushave ku të rinjtë e Kosovës janë mjaft të suksesshëm, e për këtë e kanë dhe do ta kenë mbështetjen e Qeverisë.

Gjatë vizitës, ai bashkë me ministren Rizvanolli, i njoftuan përfaqësuesit e kompanisë për punën që është duke u bërë në drejtim të hapjes së Parkut të Inovacionit në Bërnicë, kërkesë kjo e kamotshme e sektorit të Teknologjisë së Informacionit, e për të cilën po punohet intensivisht që të realizohet sa më parë. Ai ftoi që të gjithë që të ndajnë idetë e tyre me Zyrën e Kryeministrit për fushat me interes të përbashkët e në shërbim të publikes, ndërkaq që ministri Murati shprehu vullnetin e qeverisë që transformimin digjital ta bëjnë bashkërisht.

Ministrja Rizvanolli përmendi inaugurimin e Rrjetit Kosovar për Hulumtim dhe Edukim (KREN) vitin e kaluar dhe rëndësinë e këtij institucioni, falë të cilit të gjitha universitetet, publike e private, kanë qasje jo vetëm në software bazike, por edhe trajnime të avancuara dhe laboratore virtuale.

Kompania “LinkPlus IT” është kompani e zhvillimit softuerik me zyre qendrore në Prishtinë, Shkup e së shpejti edhe në Tiranë, me një mision për të ndihmuar kompanitë e suksesshme të zgjerojnë kapacitetin e tyre teknik.

E themeluar në vitin 2013, është një ndër të parat në këtë fushë, duke kontribuar në zhvillimin e ekonomisë përmes ofrimit të shërbimeve për klientët ndërkombëtarë me ofrimin e metodave të rritjes së produktivitetit si dhe me krijimin e ekipeve për ofrimin e zgjidhjeve të personalizuara të zhvillimit të softuerit. Brenda 10 viteve në tregun e IT-se ka zhvilluar projekte për gjigantët botërore në fushën automobilistike, ajrore, të marketingut etj.

Po ashtu, kjo kompani përgjatë 10 viteve ka ofruar mundësi trajnimi për më shumë se 150+ të rinjve në fushat e IT, duke krijuar gjenerata të reja dhe të gatshme për tregun e punës. Në të njëjtën kohë ka hapur vende pune, ku tani punëson 65 të rinj, të përfshirë në projekte të mëdha ndërkombëtare. Roli i eksportit për Kosovën është e një rëndësie të veçantë kështu ka bërë që veç “LinkPlus IT” të sjellë rreth 10 milionë euro vetëm në Kosovë, përmes zgjidhjeve inovative të ofruara dhe të zhvilluara nga të rinjtë prej Kosovës. Një rol të madh luajtën në fushën e arsimit, duke e transformuar të mësuarit tradicional në platforma të integruara të mësimit elektronik, veçanërisht gjatë pandemisë së vitit 2020.

Së fundmi, “LinkPlus IT” është shpërblyer me kategorinë “Impact Stars” nga programi Fast 50 për Evropën Qendrore nga Deloitte, për kontributin e dhënë në zgjidhje të cilat kontribuojnë direkt në një shoqëri, biznes dhe mjedis të digjitalizuar. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Skype do të mbyllet brenda pak ditësh

Udhëheqësit e teknologjisë shpallin fundin e epokës së smartfonëve dhe fillimin e një të reje deri në vitin 2030.

Skype po mbyllet

Kosova pjesëmarrëse në samitin mbi inteligjencën artificiale në Paris

DeepSeek tashmë ka gjetur të meta sigurie. “Ne hymë në bazën e të dhënave për pak minuta”

Kosova Times June 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Shqiptarët në Luginë reagojnë për presionet që po i bëhen Kosovës

Kosova Times Kosova Times February 4, 2024
Musk parashikon se Inteligjenca Artificiale së shpejti do t’i tejkalojë mjekët dhe avokatët
Trump vendos kusht rritjen e tavanit të borxhit për buxhetin
Serbia, s’e nënshkroi planin franko gjerman, ngase, duket që Washingtoni e Brukseli, s’e garantuan këtë!
Lajçak pas takimit me Kurtin paralajmëron takim të nivelit të lartë Kosovë – Serbi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?