By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 6 qershor
June 6, 2025
‘Mos e bëj. Nuk duhet ta bësh’, Trump thotë se i tha Putinit për hakmarrjen, ndërsa Merz i kërkon të ushtrojë presion mbi Rusinë
June 5, 2025
Rusët në panik: Pas veprimit spektakolar të ukrainasve, ata po i fshehin bombarduesit e tyre “në fund të botës”
June 5, 2025
Lufta e hapur midis Musk dhe Trump
June 5, 2025
Ambasada e SHBA-së:`Defender 25`, stërvitja më e madhe e ushtrisë amerikane
June 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Diga në Ukrainë: Kur sulmet ndaj infrastrukturës civile përbëjnë krime lufte?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Diga në Ukrainë: Kur sulmet ndaj infrastrukturës civile përbëjnë krime lufte?
Ballina 2Rajon / Botë

Diga në Ukrainë: Kur sulmet ndaj infrastrukturës civile përbëjnë krime lufte?

Kosova Times
Last updated: 2023/06/07 at 11:44 AM
Kosova Times Published June 7, 2023
Share
SHARE

Resuters

Konventa e Gjenevës dhe protokollet e saj ndalojnë në mënyrë eksplicite sulmet në kohë lufte “ndaj instalimeve që përmbajnë forca të rrezikshme”, siç janë digat, për shkak të rrezikut që paraqesin për civilët. Kjo ndalesë ka të ngjarë të jetë në qendër të vëmendjes pas shkatërrimit të një dige të madhe ukrainase.

Të martën, më 6 qershor, Ukraina akuzoi Rusinë se ka hedhur në erë digën Nova Kahovka në lumin Dnjepër, që ndan rusët nga forcat ukrainase në jug të Ukrainës, duke përmbytur një rajon të populluar që gjendet në zonën e luftës dhe duke detyruar banorët që të evakuohen.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Ukraina ka sabotuar digën për të shpërqendruar vëmendjen nga kundërofensiva e paralajmëruar e saj.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës tha të martën se po heton shpërthimin në digën Nova Kahovka –që gjendet në territorin e pushtuar rus – si krim të mundshëm të luftës dhe potencialisht veprim të shkatërrimit mjedisor apo “ekocid”.

Gjatë fushatës së saj gjatë dimrit, Rusia kishte kryer sulme ajrore ndaj infrastrukturës së energjisë dhe infrastrukturës tjetër civile, duke dëmtuar deri mbi 50 për qind të infrastrukturës së energjisë së Ukrainës. Kievi ka thënë se këto sulme përbëjnë krime lufte, ndërkaq Moska ka argumentuar se ka sulmet ishin legjitime.

Sulmi ndaj digës: Çfarë lloj krimi mund të jetë?

Protokollet pasuese të Konventës së Gjenevës të vitit 1949 mbulojnë në mënyrë specifike sulmet ndaj “instalimeve që përmbajnë forca të rrezikshme, siç janë digat hidroelektrike. Instalime të tilla nuk duhet të sulmohen edhe nëse ato janë objektiva legjitime ushtarake, “nëse një sulm i tillë mund të shkaktojë çlirimin e forcave të rrezikshme dhe si pasojë të shkaktojë humbje të rënda në mesin e popullatës civile”, thuhet në protokollet që datojnë nga viti 1977.

Në statutin themelues të Gjykatës Ndërkombëtare Penale më 1998 nuk përmenden digat. Por, statuti penalizon “nisjen e qëllimshme të një sulmi që shkakton humbje aksidentale të jetës, lëndimin e civilëve, dëmtimin e objekteve civile apo dëmtime të gjera, apo dëme afatgjata dhe të rënda të natyrës që do të kishte lidhje të qartë me avantazhin e përgjithshëm konkret dhe të parashikuar ushtarak”.

Në një blog për Gazetën evropiane për ligjin ndërkombëtar të publikuar të martën, profesori i ligjit ndërkombëtar, Marko Millanoviq, nga Universiteti Reading, tha se shkatërrimi i digës mund të përbëjë krim lufte, apo shkelje të rëndë të krimeve kundër njerëzimit, nëse ky sulm vërtetohet se është kryer nga Rusia “duke e ditur dëmin që mund t’i shkaktohet popullatës civile”.

Çfarë thotë ligji ndërkombëtar?

Konventa e Gjenevës dhe protokollet shtesë, të krijuara nga gjykatat ndërkombëtare, thonë se palët e përfshira në konflikt ushtarak duhet të bëjnë dallimin mes “caqeve civile dhe ushtarake” dhe se sulmet ndaj caqeve civile janë të ndaluara.

Kjo ndalesë po ashtu është e përfshirë në Statutin e Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, institucion që ka hapur një hetim lidhur me krimet e mundshme të luftës në Ukrainë pak kohë pas nisjes së pushtimit rus në shkurt të vitit 2022, dhe po ashtu po heton sulmet ndaj infrastrukturës.

Kjo ndalesë duket e qartë edhe pse disa infrastruktura që janë në pronësi dhe përdoren nga civilët, gjithashtu mund të jenë caqe ushtarake. Caqet ushtarake përkufizohen si “objekte që nga natyra, vendndodhja, qëllimi apo përdorimi i tyre japin një kontribut efektiv në veprimet ushtarake” dhe shkatërrimi ose kapja e tyre “ofron një avantazh të caktuar ushtarak”.

A është energjia infrastrukturë ushtarake apo civile?

Infrastruktura e energjisë prej kohësh është konsideruar si një objektiv i vlefshëm ushtarak, për aq kohë sa mbështet aktivitetet e një ushtrie armike, pavarësisht nëse kjo infrastrukturë mbështet po ashtu popullsinë civile. Kështu shkroi eksperti i ligjit ushtarak Michael Schmitt, në një postim në blogun Artikujt e Luftës, që drejtohet nga Instituti Lieber për ligj dhe luftë në Akademinë ushtarake amerikane West Point.

Millanoviq tha se diga “për nga natyra nuk është objektiv ushtarak, por mund të jetë i tillë nga qëllimi apo përdorimi i saj”. Në blogun e tij ai shtoi: “Pyetja kryesore në këtë temë është nëse diga po jepte një kontribut efektiv për një veprim ushtarak”.

Si balancohen nevojat ushtarake kundër civilëve?

Edhe nëse disa nga shënjestrat mund të konsiderohen objektiva ushtarakë, këtu nuk përfundon gjithçka, tha Katherine Fortine, profesoreshë e ligjit ndërkombëtar në Universitetin Utrecht.

Ushtria duhet ta vlerësojë nëse dëmet apo humbjet e shkaktuara në mesin e civilëve në sulme të tilla janë të tepërta në krahasim me avantazhin konkret dhe të drejtpërdrejtë ushtarak, tha ajo.

Edhe Millanoviq ka mendim të ngjashëm. Ai madje tha se nëse diga mund të shihet si një objektiv ushtarak, një sulm i tillë mund të konsiderohet ligjërisht si joproporcianal – për shembull nëse humbja aksidentale e jetës së civilëve ose dëmtimi i objekteve civile është i tepruar kur krahasohet me avantazhin e pritur ushtarak.

You Might Also Like

‘Mos e bëj. Nuk duhet ta bësh’, Trump thotë se i tha Putinit për hakmarrjen, ndërsa Merz i kërkon të ushtrojë presion mbi Rusinë

Rusët në panik: Pas veprimit spektakolar të ukrainasve, ata po i fshehin bombarduesit e tyre “në fund të botës”

Lufta e hapur midis Musk dhe Trump

Çfarë nuk kupton Trumpi te Putini?

Parlamenti sllovak i rekomandon qeverisë të mos miratojë sanksione të reja kundër Rusisë

Kosova Times June 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Spanja u hutua nga deklarata e Trump i cili beri nje lapsus

Kosova Times Kosova Times January 21, 2025
Miratohet raporti i mbikëqyrjes së Ligjit për Ndërmarrjet Sociale
Nagavci për mësimin e së shtunës: Nuk besoj se do të ketë ndalesa në paga
Kurti u bën thirrje bizneseve që të vazhdojnë bashkëpunimin me qeverinë
Përpjekjet për zgjedhjen e shefit të ri të NATO-s dhe lufta në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?