By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse nuk po funksionon plani i Kremlinit për të rritur shkallën e lindjeve?
July 4, 2025
Protesta në gjithë Serbinë
July 4, 2025
Pse Rusia e konsideron njohjen e talebanëve më shumë sesa diplomaci
July 4, 2025
Osmani: Sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën
July 4, 2025
I zgjedhuri pro-Kievit merr komandën e forcave amerikane në Evropë
July 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: NATO u kërkon aleatëve të rrisin buxhetet për ushtritë e tyre
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > NATO u kërkon aleatëve të rrisin buxhetet për ushtritë e tyre
Rajon / Botë

NATO u kërkon aleatëve të rrisin buxhetet për ushtritë e tyre

Kosova Times
Last updated: 2023/06/08 at 3:06 PM
Kosova Times Published June 8, 2023
Share
SHARE

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe ambasadorja e ShBA-së në NATO, Julianne Smith, thanë më 7 qershor se financimi i aleancës ushtarake do të jetë një nga temat kryesore të samitit të ardhshëm në Vilnius, së bashku me zgjerimin e aleancës dhe garancitë për siguri.

Smith dhe Stoltenberg, që morën pjesë në një konferencë virtuale të sponsorizuar nga Qendra për Sigurinë e Re Amerikane, thanë se anëtarët do ta diskutojnë pragun për shpenzimin e të paktën 2 për qind të bruto prodhimit të brendshëm të vendeve anëtare të NATO-s në mbrojtje .

Smith u zotua se ShBA-ja do të vazhdojë të bëjë presion për t’u siguruar që anëtarët të shpenzojnë të paktën 2 për qind të bruto prodhimit të brendshëm të tyre në mbrojtje, siç është rënë dakord në Premtimin e Investimeve të Mbrojtjes (DIP) të vitit 2014, i cili kërkon që vendet ta përmbushin pragun prej 2 për qind deri në vitin 2024.

Përveç kësaj, Smith tha se 2 përqindëshi “është një prag, jo një tavan” dhe se planet e ardhshme të NATO-s mund të kërkojnë rritje të mëtejshme të këtij pragu.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës “po planifikojnë të sjellin një DIP 2.0” në samit, tha Smith, duke shtyrë aleatët e NATO-s ta përmbushin dhe kapërcejnë pragun prej 2 për qind brenda viteve të ardhshme.

Udhëheqësit e 31 vendeve të NATO-s, të cilët do të mblidhen më 11 dhe 12 korrik në kryeqytetin lituanez, pritet të zhvillojnë gjithashtu biseda kritike për të ardhmen e NATO-s, lidhur me një zgjerim të mundshëm.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili i ka bërë presion NATO-s për ta lejuar anëtarësimin e vendit të tij, pritet të marrë pjesë në samit. Ai tha në fillim të kësaj jave se Ukraina është “gati për t’u anëtarësuar” dhe se aleanca duhet ta marrë një vendim për anëtarësimin e Ukrainës në këtë samit.

Lidhur me zgjerimin e mundshëm të NATO-s, Smith dhe Stoltenberg e bënë të qartë se ekziston një gamë e gjerë modelesh potenciale për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në Ukrainë, por se zgjidhja ka të ngjarë të jetë një kompromis midis opinioneve të ndryshme të aleatëve të NATO-s.

“Ne po shikojmë një sërë opsionesh për të sinjalizuar se Ukraina po përparon në marrëdhëniet e saj me NATO-n”, tha Smith.

Stoltenberg shtoi se nevojitet një diskutim i marrëveshjeve të sigurisë para se Ukraina të bashkohet me aleancën ushtarake, por nuk specifikoi se për çfarë marrëveshje bëhet fjalë.

Shefi i NATO-s sqaroi se u takon aleatëve dhe Ukrainës që ta marrin vendimin përfundimtar se kur duhet të anëtarësohet Ukraina. Megjithatë, ai ritheksoi angazhimin e NATO-s për ta bërë Ukrainën anëtare pas luftës.

“Kur të përfundojë kjo luftë, ne e kemi një kornizë për t’i parandaluar sulmet e mëtejshme në Ukrainë”, tha ai.

Të dy zyrtarët theksuan gjithashtu përkushtimin e NATO-s për fitoren e Ukrainës.

I pyetur për një kundërofensivë ukrainase të shumëpritur, Stoltenberg tha se fitorja e Ukrainës si një komb i pavarur dhe sovran është një prioritet kryesor i NATO-s, por nuk foli më shumë për planet e Ukrainës për kundërsulm, përveçse tha se ukrainasit “kanë aftësinë për të çlironi tokat e mbajtura nga rusët”.

You Might Also Like

Pse nuk po funksionon plani i Kremlinit për të rritur shkallën e lindjeve?

Protesta në gjithë Serbinë

Pse Rusia e konsideron njohjen e talebanëve më shumë sesa diplomaci

I zgjedhuri pro-Kievit merr komandën e forcave amerikane në Evropë

Eurodeputetët i bëjnë thirrje SHBA-së të vazhdojë armatosjen e Ukrainës

Kosova Times June 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Osmani për medaljen e bronztë të Asllanit: Po frymëzon vajzat e reja të ndjekin ëndrrat e tyre

Kosova Times Kosova Times August 19, 2023
ATK: Sektori i ndërtimtarisë në monitorim specifik
Në Detroit të Amerikës ndërroi jetë, Tone (Sylë) Dedaj, vajza e Sylë Palushit, autodidaktit karizmatik lugdrinas nga Klina
Sot moti me diell dhe vranësira të pjesshme
Shtyhet debati në Kuvend për Qeverinë Kurti
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?