By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dimiq: Urime Kryeministrit Albin Kurti
December 31, 2025
Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
December 31, 2025
Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimit
December 31, 2025
Abdixhiku: Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që synova
December 31, 2025
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron Vitin e Ri
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti në Dubrovnik: Të zbatohet marrëveshja për normalizim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti në Dubrovnik: Të zbatohet marrëveshja për normalizim
Ballina 1Lajme

Kurti në Dubrovnik: Të zbatohet marrëveshja për normalizim

Kosova Times
Last updated: 2023/06/09 at 2:36 PM
Kosova Times Published June 9, 2023
Share
SHARE

Kosova dhe Serbia kanë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve që duhet ta zbatojnë, tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti, më 9 qershor, në konferencën “Kroacia Evropiane: retrospektiva dhe perspektiva”, në Dubrovnik.

Kurti shtoi se Kosova “duhet të përballet me ekstremistët e dhunshëm, ultra-nacionalistët, të djathtët që besojnë në ‘botën serbe’ dhe e shikojnë atë me botën ruse… këta janë njerëz që e admirojnë Millosheviqin apo Putinin”, theksoi ai.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Bashkimi Evropian (BE), më herët, i kanë bërë thirrje Kurtit që të largojë kryetarët e komunave nga objektet komunale në komunat veriore dhe njësitë speciale të policisë, të cilat ndihmuan vendosjen e tyre në ato objekte.

Kryeministri i Kosovës tha se vendit të tij “i duhet sundimi i ligjit dhe një datë për zgjedhje”. Ai shtoi se ndërkohë, Kosova mund të zvogëlojë praninë e njësive speciale të policisë nëse “ekstremistët e dhunshëm” i ndalin trazirat.

“Mendoj se kjo është rruga përpara, së bashku me dialogun intensiv për zbatimin e marrëveshjes, sepse ne kemi një marrëveshje që duhet ta zbatojmë”, tha Kurti.

Në mars, Kosova dhe Serbia u pajtuan për zbatimin e marrëveshjes së BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, e cila “de facto” do të sillte njohje reciproke, por presidenti serb Alleksandar Vuçiq refuzoi ta nënshkruajë atë.

“Kjo është një arritje e madhe e BE-së. Kemi arritur në një situatë ku Kosova dhe Serbia përfundimisht kanë një marrëveshje për normalizim”, ka shtuar Kurti.

Kryeministri i Kosovës tha në Dubrovnik se “Bashkimi Evropian është projekti më i rëndësishëm i paqes dhe prosperitetit që nga Lufta e Dytë Botërore” dhe se ai iu bashkua dialogut me Serbinë, sepse ishte “organizuar nga Bashkimi Evropian, i cili i lehtëson bisedimet”.

Në trazirat e fundit në Kosovë, në fund të majit, dhjetëra paqeruajtës të NATO-s dhe protestues serbë nga veriu i Kosovës u lënduan.

Trazirat ndodhën pasi autoritetet e Kosovës vendosën kryetarët e komunave, shqiptarë etnik, në zyrat komunale.

Kryetarët e komunave u zgjodhën në bazë të pjesëmarrjes prej vetëm 3.5 për qind, pasi shumica e serbëve në atë rajon bojkotuan zgjedhjet lokale.

You Might Also Like

Dimiq: Urime Kryeministrit Albin Kurti

Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimit

Abdixhiku: Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që synova

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron Vitin e Ri

Kosova Times June 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ish-anëtar i FSB-së, trondit Rusine: “Rebelimi do të vijë shpejt, rreziku i një grushti shteti është i qartë…”

Kosova Times Kosova Times May 28, 2023
Tahiri: E domosdoshme të forcohet zëri i Kosovës në arenën ndërkombëtare
FSK në ‘Ditën e Forcës’ do të prezantojë kapacitetet ushtarake
PDK deklarohet pas takimit me presidenten Osmani
Qeveria me pako të re mbështetëse për komunitetet jo-shumicë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?