By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Lista serbe: U formua një ekip i posaçëm për të zgjidhur çështjen e Ligjit për të Huajt
January 26, 2026
Një çerek milioni njerëz që ktheheshin nga fronti nuk mund të gjenin punë
January 26, 2026
Diplomatëve rusë po u ndalohet lëvizja e lirë brenda BE-së
January 26, 2026
Interpoli transferoi në Rusi të dhënat e udhëtimit të rusëve që jetojnë jashtë vendit
January 26, 2026
Putin pranon të tërheqë trupat ruse nga baza ajrore, në këmbim merr lokacione vitale
January 26, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mes luftimeve të ashpra, Rusia po përpiqet ta merr Donbasin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Mes luftimeve të ashpra, Rusia po përpiqet ta merr Donbasin
Rajon / Botë

Mes luftimeve të ashpra, Rusia po përpiqet ta merr Donbasin

Kosova Times
Last updated: 2023/06/11 at 11:41 AM
Kosova Times Published June 11, 2023
Share
SHARE

Ushtria e Ukrainës ka raportuar për luftime të ashpra në lindje të vendit ndërsa forcat ruse përpiqen të marrin kontrollin e plotë të rajoneve pjesërisht të pushtuara të Luhanskut dhe Donjeckut.

“Kundërshtari vazhdon të përqendrojë përpjekjet e tij kryesore në përpjekjet për të pushtuar plotësisht rajonet e Luhanskut dhe Donjeckut”, tha të dielën Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Fokusi i forcave ruse në rajonet Luhansk dhe Donjeck vazhdon të rritet derisa ushtria ukrainase po zhvillon një kundërofensivë të madhe që synon rimarrjen e territorit ukrainas të pushtuar nga Moska.

Të shtunën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pranoi se kundërofensiva e shumëpritur kishte filluar.

“Në Ukrainë po zhvillohen veprime kundërsulmuese dhe mbrojtëse, por nuk do të them me detaje se në çfarë faze janë ato”, tha Zelensky.

Gjatë një konference për shtyp në Kiev me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, Zelensky u pyet në lidhje me pretendimin e presidentit rus, Vladimir Putin, se një kundërofensivë kishte filluar, por se forcat ukrainase nuk kishin bërë asnjë përparim.

Zelensky u tha gazetarëve që t’ia përcjellin Putinit mesazhin se gjeneralët ukrainas “janë të gjithë në një humor të mirë”.

Zelenski tha më vonë të shtunën se betejat më të vështira po zhvillohen në frontet lindore dhe jugore.

Përmbytjet u tërhoqën pak në disa pjesë të Ukrainës jugore të shtunën, por në zona të tjera nivelet e ujit u rritën në fillim të ditës ndërsa operacionet e shpëtimit vazhduan.

Në të njëjtën kohë, agjencia e energjisë bërthamore e vendit deklaroi të shtunën se reaktori i fundit në termocentralin më të madh bërthamor në Evropë u kalua në një modalitet “fikje të ftohtë” për arsye sigurie.

Oleksandr Prokudin, kreu i administratës ushtarake rajonale në rajonin Herson, tha në Telegram se 35 vendbanime u përmbytën në bregun e djathtë të Dnjepër dhe se 3,763 shtëpi ishin nën ujë.

Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës njoftoi se të paktën 27 persona janë zhdukur në zonat e përmbytura të Herson.

You Might Also Like

Një çerek milioni njerëz që ktheheshin nga fronti nuk mund të gjenin punë

Diplomatëve rusë po u ndalohet lëvizja e lirë brenda BE-së

Interpoli transferoi në Rusi të dhënat e udhëtimit të rusëve që jetojnë jashtë vendit

Putin pranon të tërheqë trupat ruse nga baza ajrore, në këmbim merr lokacione vitale

Alice i quan armik ata qe hodhen në erë Nord Stream

Kosova Times June 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kuvendi miratoi edhe Ligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore

Kosova Times Kosova Times November 8, 2022
Një civil dhe tre punëtorë vriten nga një sulm rus në Harkiv
Besimtarët ortodoksë kremtojnë pashkët
G7-a zotohet për dhënie fund të ndotjes plastike deri më 2040
Nga AP e PBEJL-së: Ballkanit i nevojitet gjetja e mekanizmave për integrim evropian përmes diplomacisë ndërparlamentare dhe bashkëpunimit evropian
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?