By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kuvendarët që po vendosin vija, po i shndërrojnë njerëzit në skllevër të zakonshëm
June 29, 2025
The Telegraph: Kryeministri shqiptar zotohet se do të marrë mbrapsht çdo kriminel nëse Farage ka të drejtë
June 29, 2025
Azerbajxhani anulon ngjarjet që lidhen me Rusinë
June 29, 2025
Festa ekstravagante e 50 milionë dollarëve mbaroi: Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez u larguan nga hoteli në Venecia
June 29, 2025
Zelensky i jep titullin Hero të Ukrainës pilotit të rënë në F-16
June 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Komuniteti shqiptaro-amerikan kërkon mbështetje të vendosur nga ShBA për Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Komuniteti shqiptaro-amerikan kërkon mbështetje të vendosur nga ShBA për Kosovën
Ballina 1Lajme

Komuniteti shqiptaro-amerikan kërkon mbështetje të vendosur nga ShBA për Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2023/06/11 at 10:55 PM
Kosova Times Published June 11, 2023
Share
SHARE

Përfaqësuesit e komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Uashingtonit që të mbështesë pa rezerva Kosovën, duke thënë se ajo po zbaton rregullat e shtetit ligjor kundër ndërhyrjes së Serbisë në çështjet e brendshme të saj. Letra dërguar Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, vjen në një kohë kur qeveria amerikane dhe ajo e Kosovës kanë shprehur publikisht mosmarrëveshjet mes tyre lidhur me tensionet e fundit në veri, diçka e pazakontë gjatë marrëdhënieve mes dy vendeve.

Njëri nga hartuesit e letrës, veprimtari Drilon Gashi i tha në një intervistë Zërit të Amerikës se shtysa për letrën ishte shqetësimi se së fundmi trysnia amerikane ka qenë e njëanshme kundër Kosovës.

“Letra bën thirrje që të ketë një ndryshim në qasjen aktuale të politikës së Shteteve të Bashkuara për Ballkanin dhe të ketë më shumë mbështetje për shtete si Kosova dhe shtete të tjera që janë më demokratike, më përkrahëse të politikave të jashtme dhe të mos bëhet që tentimi për ta përafruar Serbinë të ketë pasoja për miqtë e tjerë të ShBA-së në rajon e në veçanti për Kosovën”, thotë zoti Gashi.

Zoti Gashi thotë se në letrën e hartuar prej tij dhe Besnik Pulës dhe nënshkruar nga 70 persona kërkohet “një mbështetje më të madhe për Kosovën në shtrirjen e sovranitetit dhe në jetësimin e rezultateve të zgjedhjeve lokale atje, pavarësisht personave të zgjedhur, pavarësisht legjitimitetit të cunguar.”

“Ne kemi parë që më herët kishte mbështetje për rezultatin e zgjedhjeve por pastaj nuk kishte mbështetje për këtë zbatim”, tha ai.

ShBA dhe BE kanë bërë thirrje për zgjedhje të reja në komunat e veriut dhe i kishin kërkuar qeverisë së Kosovës që të mos dërgonte kryetarët e zgjedhur me një numër të ulët votash pas bojkotimit nga partitë serbe, në godinat e komunave.

Zyrtarët e lartë amerikanë, përfshirë të dërguarin e posaçëm Gabriel Escobar kanë kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mungesë fleksibiliteti dhe bashkëpunimi.

Zoti Gashi e pranon se qeveria e Kosovës duhet të ishte bashkërenduar më mirë me ShBA-në dhe se “insistimi në të drejtën është me rëndësi por jetësimi bëhet me atë lloj bashkërendimi”.

“Nëse ndjekim hap pas hapi zhvillimet ishin grupet që kanë lidhje me Presidentin Vuçiç, me regjimin e tij që bënë hapin e dhunës. Po qe se kalojnë këto raste pa u kritikuar me tonin që duhen kritikuar, Serbia vetëm se do të trimërohet kundrejt Kosovës, kundrejt vendeve të tjera (në rajon)”, thotë ai.

Zoti Gashi shton se letra kishte në qendër reagimin amerikan dhe perceptimin e njëanshmërisë prej saj dhe është një përpjekje e shqiptaro-amerikanëve për të ndikuar tek ekzekutivi dhe Kongresi në ShBA.

“Pas Marrëveshjes së Ohrit dhe planit të zbatimit, një marrëveshje që për mendimin tim ishte pozitive, çonte më tutje marrëdhëniet e dy vendeve, lejonte që Kosova me të vërtetë të gëzojë një njohje de facto nga Serbia, pra prej marrëveshjes e këtej shohim që ka shumë kundërshtime që bën Serbia ndaj asaj marrëveshjeje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, në pika të tjera”, thotë zoti Gashi.

Ai shton se këmbëngulja e ShBA-së dhe BE-së për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është e drejtë.

“Mirëpo ne duam të ketë insistim si tek Kosova, si tek Serbia për zbatimin e asaj marrëveshjeje dhe në rastin e fundit, si tek Kosova dhe tek Serbia për gjendjen e sigurisë”.

Zoti Gashi thotë se Serbia ka një krizë të demokracisë “dhe nga ShBA presim që të flasin për demokracinë dhe ajo besoj do ta ribalanconte qasjen edhe kundrejt Kosovës dhe Serbisë”.

Zoti Escobar tha gjatë një interviste për Institutin për Politikë dhe Ekonomi të Evropës Juglindore në Beograd se kryeministri i Kosovës Albin Kurti në disa raste është një partner i vështirë, por gjithsesi është partner i Shteteve të Bashkuara.

Në intervistën e bërë publike të dielën, zoti Escobar tha se tani duhet të gjendet një mënyrë për të çtensionuar situatën në veri të Kosovës dhe palët menjëherë të përqendrohen në zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

Diplomatët kanë paralajmëruar pasoja për Prishtinën dhe Beogradin në qoftë se nuk ndërmarrin hapa për çtensionimin e situatës në veri të Kosovës, hapjen e mundësisë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në tryezën e bisedimeve.

You Might Also Like

The Telegraph: Kryeministri shqiptar zotohet se do të marrë mbrapsht çdo kriminel nëse Farage ka të drejtë

Haxhiu kritikon prokurorinë: Nuk kërkoi paraburgim për Valon Sylën

Kurti: Investimi në KEK rritë sigurinë dhe ulë importin e energjisë

Pas përleshjes në veri një person ndalohet për 48 orë

Nesër nis gjyqi i Berishës, ish-kryeministri në bankën e akuzës

Kosova Times June 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Shtëpia e Bardhë: Rusia po i “ekzekuton ushtarët” që refuzojnë urdhrat

Kosova Times Kosova Times October 26, 2023
Inteligjenca britanike: Putin urdhëroi rimarrjen e rajonit të Kurskut përpara inaugurimit të Trump
Begaj uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit
E PREFERUARA E SULTANIT
Kane: Një mundësi e humbur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?