By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia sekuestron pajisje për prodhimin e kriptovalutave në Zubin Potok
August 1, 2025
Zbulohet prania e telave në Liqenin e Ujmanit, s’ka rrezik për qytetarët
August 1, 2025
Horoskopi ditor për 1 gusht
August 1, 2025
30 vjet pas çlirimit, Kroacia mes krenarisë dhe dilemave strategjike
August 1, 2025
Sot Dita Kombëtare e Zvicrës
August 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Finlanda i bashkohet Polonisë dhe Baltikut, mbyll kufijtë për turistët rusë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Finlanda i bashkohet Polonisë dhe Baltikut, mbyll kufijtë për turistët rusë
Rajon / Botë

Finlanda i bashkohet Polonisë dhe Baltikut, mbyll kufijtë për turistët rusë

Kosova Times
Last updated: 2022/09/30 at 4:11 PM
Kosova Times Published September 30, 2022
Share
SHARE

Që nga 30 shtatori, shtetasit rusë me viza turistike nuk do të mund të hyjnë në Finlandë.

Kështu, ky shtet i bashkohet Polonisë, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, të cilat që nga 19 shtatori mbyllën kufijtë e tyre për shumicën e qytetarëve rusë.

Shtetasit rusë me vizë Shengen, të cilët duan të lëvizin për qëllime turizmi, biznesi, sporti ose kulturore, nuk do të mund të hyjnë në territoret e këtyre vendeve.

Shtetet që ndajnë kufirin me Rusinë – vendet baltike, Polonia dhe Finlanda – kanë bërë thirrje të parat për masa kufizuese në vizat turistike për rusët.

Këto ndalime pasojnë sanksionet e shumta të ndërmarra kundër Rusisë, si përgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës, i cili nisi më 24 shkurt.

Ministri i Jashtëm, Pekka Haavisto, tha se vendimi synon të parandalojë plotësisht turizmin rus në Finlandë dhe rrugën transit përmes këtij vendi.

Qeveria e arsyetoi vendimin duke përmendur shqetësimet e sigurisë në lidhje me luftën e Rusisë në Ukrainë, referendumet “ilegale” të organizuara nga Rusia në katër rajone të Ukrainës, dhe atë që tha se ishte sabotim për dëmet e pësuara nga tubacionet Rrjedha Veriore në Detin Baltik.

Finlanda veçse e kishte ulur numrin e vizave të lëshuara për qytetarët rusë në një të dhjetën e numrit të zakonshëm, para luftës, në shenjë solidariteti me Ukrainën.

Por, deri në këtë vendim ajo ishte një nga rrugët e fundit tokësore lehtësisht të qasshme për në Evropë për turistët rusë drejt zonës Shengen.

Më 31 gusht, Bashkimi Evropian pezulloi marrëveshjen për viza me Rusinë si një “hap i parë i domosdoshëm”.

Për pasojë, rusët do ta kenë më të vështirë sigurimin e një vize dhe procesi do t’iu kushtojë më shtrenjtë.

Vendet e BE-së nuk kanë arritur të pajtohen për një ndalesë totale për vizat turistike për rusët, meqë vendet anëtare janë të ndara në këtë çështje.

Kievi i ka bërë thirrje BE-së që të ndalojë lëshimin e vizave për të gjithë rusët, përveç disidentëve politikë.

You Might Also Like

30 vjet pas çlirimit, Kroacia mes krenarisë dhe dilemave strategjike

Temperaturat arritën 51 gradë në Iran

SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj zyrtarëve palestinezë

Arabia Saudite: Aksident në parkun e zbavitjes, të paktën 23 të plagosur

Goditja më e gjatë e rrufesë në SHBA është 829 kilometra

Kosova Times September 30, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Valët e të nxehtit nuk kanë mbaruar

Kosova Times Kosova Times August 1, 2023
E djathta ekstreme në Parlamentin e BE-së dëshiron që Elon Musk të marrë çmimin Sakharov
Gazetarët në veri nën rrezik të vazhdueshëm
Slot: Duam ta mbyllim sa më mirë gjysmë sezonin
Uragani Ian lë pa rrymë Kubën, niset drejt Floridës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?