By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
57 rajone të Rusisë po përballen me mungesë benzine
October 11, 2025
Rusët e lanë Vuçiçin në baltë: I premtuan një kontratë afatgjatë gazi, pastaj ndryshuan mendje për ta mbajtur në duart e tyre
October 11, 2025
Lukashenko urdhëron kontroll urgjent të gatishmërisë luftarake të ushtrisë
October 11, 2025
Tregtari ukrainas i kriptovalutave kryen vetëvrasje pas rënies së tregut
October 11, 2025
Egjipti: Zhgënjimi turistik pas shkëlqimit të lashtë
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Petkoviq: Xhandarmëria serbe ka arrestuar tre policë të Kosovës në komunën e Rashkës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Petkoviq: Xhandarmëria serbe ka arrestuar tre policë të Kosovës në komunën e Rashkës
Ballina 2Rajon / Botë

Petkoviq: Xhandarmëria serbe ka arrestuar tre policë të Kosovës në komunën e Rashkës

Kosova Times
Last updated: 2023/06/14 at 4:40 PM
Kosova Times Published June 14, 2023
Share
SHARE

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, tha se njësitet anti-terror të xhandarmërisë serbe më 14 qershor kanë arrestuar tre zyrtarë të njësive speciale të Policisë së Kosovës, që sipas tij “ishin të armatosur deri në dhëmbë”.

Ai i identifikoi të arrestuarit me inicialet R.Z, B.S dhe M.Sh.

“Ata u arrestuan në orën 12:38 në thellësi të territorit të Serbisë qendrore, në fshatin Gnjillica në afërsi të Rashkës”, tha Petkoviq gjatë një konference për media në Beograd.

Rashka gjendet në jugperëndim të Serbisë, rreth 10 kilometra nga kufiri me Kosovën.

Policia e Kosovës tha më herët se tre zyrtarë të saj policorë dyshohet se janë rrëmbyer nga trupat serbe “thellë brenda territorit të Kosovës”, në afërsi të vijës kufitare në komunën e Leposaviqit. Sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, vendi i quajtur Tresave/Bare – ku dyshohet se janë rrëmbyer policët – gjendet 300 metra në brendësi të territorit të Kosovës.

“Dëshiroj të theksoj se pjesëtarët e policisë sonë nuk kanë shkelur në territorin e Kosovës dhe nuk kanë shkelur as rezolutën 1244 [të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara] dhe as marrëveshjen ushtarako-teknike [Marrëveshja e Kumanovës] për shkak se nuk kanë kaluar vijën administrative. Ata që kanë shkelur këto marrëveshje ndërkombëtare janë pikërisht pjesëtarë të Policisë së Kosovës”, tha Petkoviq.

Petkoviqi hodhi poshtë deklarimin e autoriteteve në Kosovë, se policët u rrëmbyen brenda territorit të Kosovës.

“Ata nuk u rrëmbyen, por u gjetën thellë në territorin e Serbisë qendrore”, tha Petkoviq.

Sipas tij, Serbia është e gatshme të ofrojë të gjitha provat dhe kërkoi hapjen e një hetimi ndërkombëtar, nëse është e nevojshme.

Radio Televizioni Serb (RTS) njoftoi se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është informuar për arrestimin e policëve të Kosovës gjersa ndodhej në Ambasadën ruse në Beograd, ku po merrte pjesë në një pritje me rastin e Ditës së Rusisë.

Autoritetet në Kosovë kërkuan që policët të lirohen menjëherë dhe faktori ndërkombëtar të dënojë këtë veprim të Beogradit.

Kjo ngjarje po ndodh në kohën kur tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë rritur.

Tensionet nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, nën asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve të serbëve lokalë.

Tensionet kulmuan më 29 maj, kur në Zveçan, protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Nga përleshjet janë lënduar dhjetëra persona nga të dyja palët.

Po ashtu, më 13 qershor, Policia e Kosovës kreu një aksion në Mitrovicë të Veriut, ku arrestoi Millun Millenkoviq. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se i arrestuari dyshohet se ka qenë një prej organizatorëve të ngjarjeve në Zveçan më 29 maj.

You Might Also Like

57 rajone të Rusisë po përballen me mungesë benzine

Rusët e lanë Vuçiçin në baltë: I premtuan një kontratë afatgjatë gazi, pastaj ndryshuan mendje për ta mbajtur në duart e tyre

Lukashenko urdhëron kontroll urgjent të gatishmërisë luftarake të ushtrisë

Tregtari ukrainas i kriptovalutave kryen vetëvrasje pas rënies së tregut

Trump dhe Zelenskyy folën në telefon. Sipas Axios, ata diskutuan transferimin e raketave Tomahawk në Ukrainë

Kosova Times June 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

159 fëmijë në Rusi humbën baballarët e thirrur për mobilizim

Kosova Times Kosova Times November 21, 2022
Vuçiq flet me Macronin për situatën në Kosovë
Policia ndalon në aeroport të dyshuarin për disa vjedhje në Prizren
Kurti reagon pas masave ndëshkuese të BE-së
Dyshohet së një grua në Obiliq është dhunuar, arrestohet një burrë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?