By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Manifesti 33-faqësh: Trump i shpall luftë ideologjike Evropës
December 5, 2025
Mobilizime rurale: Incidente në Selanik, bllokada të reja dhe radhë në dogana
December 5, 2025
Autoriteti Rregullator i Energjisë në Qipro: Qëndrueshmëria e Kabllit është e pasigurt nëse kostot rriten
December 5, 2025
Specialja rrëzon apelin e Fadil Fazliut për paraburgimin
December 5, 2025
Osmani kërkon heqjen e masave të BE-së në takim me ambasadorin francez
December 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BE: Jemi duke verifikuar ngjarjet në vijën kufitare Kosovë-Serbi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > BE: Jemi duke verifikuar ngjarjet në vijën kufitare Kosovë-Serbi
Lajme

BE: Jemi duke verifikuar ngjarjet në vijën kufitare Kosovë-Serbi

Kosova Times
Last updated: 2023/06/14 at 8:20 PM
Kosova Times Published June 14, 2023
Share
SHARE

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, ka konfirmuar se institucionet evropiane po e trajtojnë si “çështje urgjente” situatën e krijuar në Kosovë dhe janë në kontakt me Prishtinën, Beogradin dhe me përfaqësuesit e KFOR-it, për të verifikuar ngjarjet në vijën kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë, kur janë arrestuar tre zyrtarë policorë kosovarë nga forcat serbe.

“Ne jemi – si çështje urgjente – në kontakt me të dyja palët, si dhe me KFOR-in, për të përcaktuar se çfarë dhe si ka ndodhur saktësisht”, tha Stano në një deklaratë me shkrim.

Zëdhënësi i BE-së i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim apo reagim që mund të kontribuojë më tej në ngritjen e tensioneve.

“Ne përsërisim thirrjen e BE-së për shtensionimin e menjëhershëm dhe vendimtar të situatës”, tha Stano.

Tre zyrtarë të Policisë së Kosovës janë arrestuar më 14 qershor nga forcat serbe në afërsi të vijës kufitare.

Policia e cilësoi këtë si “kidnapim klasik të organizuar” brenda territorit të Kosovës, kurse në Beograd u tha se ata janë arrestuar nga njësitet anti-terror të xhandarmërisë serbe brenda territorit të Serbisë, në komunën e Rashkës.

Ngjarja, sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur mesditën e së mërkurës, kur ata dyshohet se janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës.

Vendi Tresave/Bare gjendet në komunën e Leposaviqit, brenda territorit të Kosovës.

Ndërkaq, Serbia tha se arrestimi u bë në një fshat të komunës së Rashkës.

Zyrtarët shtetërorë në Kosovë e kanë dënuar këtë veprim dhe kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të zyrtarëve policorë.

You Might Also Like

Specialja rrëzon apelin e Fadil Fazliut për paraburgimin

Osmani kërkon heqjen e masave të BE-së në takim me ambasadorin francez

KFOR takon kryetarët e zgjedhur në veri, kërkohet tranzicion i qetë

Kapen 3600 kilogramë kafe që dyshohet të jenë kontrabanduar nga Serbia

PZAP rrëzon vendimin, certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Kosova Times June 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sekuestrohen 54 600 euro të padeklaruara në Portin e Vlorës, në hetim 43-vjeçari

Kosova Times Kosova Times June 10, 2025
Një dokumentar i ri për Princeshën Diana do të zbulojë detaje rreth vdekjes së saj
Ish-presidentja ka publikuar një foto lamtumire: Përveç bashkëshortit, një tjetër detaj e ka habitur
Brammertz ne Beograd: “Ka një numër të konsiderueshëm të rasteve të krimeve të luftës që duhet të transferohen nga BiH në Serbi, dhe Vuçiq është…”
Amanda Bennett zgjidhet drejtoreshë e USAGM
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?