By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
LDK fton partitë politike për mbështetje të qeverisë gjithëpërfshirëse
May 15, 2025
Osmani në takim me komunitetet joshumicë: Prioritet mbetet rendi kushtetues
May 15, 2025
Gjenden në Prishtinë mbetje mortore të tre personave të zhdukur në luftë
May 15, 2025
Arrest shtëpiak ndaj dy të dyshuarave për rastin e çerdhes në Prishtinë
May 15, 2025
Osmani: E çoj çështjen në Kushtetuese nëse vazhdon zvarritja
May 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Një muaj paraburgim për Millenkoviqin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Një muaj paraburgim për Millenkoviqin
Lajme

Një muaj paraburgim për Millenkoviqin

Kosova Times
Last updated: 2023/06/14 at 9:24 PM
Kosova Times Published June 14, 2023
Share
SHARE

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka shqiptuar masën prej një muaji paraburgim Millun Millenkoviq – Llune, që u arrestua në Mitrovicë të Veriut më 13 qershor, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, avokati i tij, Nebojsha Vllajiq.

“Sot pasdite në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në departamentin e posaçëm, është mbajtur seanca për të vendosur lidhur me propozimin e prokurorit publik për caktimin e paraburgimit. Propozimi i prokurorit është miratuar dhe atij i është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh”, tha Vllajiq.

Mbrojtja ka 48 orë kohë për të apeluar këtë vendim.

Avokati tha se Millenkoviq është dërguar në një burg në Podujevë.

Millenkoviq u arrestua të martën në Mitrovicën e Veriut gjatë një aksioni të njësive speciale të Policisë së Kosovës.

Vllajiq tha se Prokuroria e akuzon klientin e tij për tri vepra penale: terrorizëm, ndryshimi i rendit kushtetues përmes dhunës dhe rrezikim të personit nën mbrojtje ndërkombëtare.

Veprat kanë të bëjnë me sulmin ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut në dhjetorin e kaluar dhe gjatë përleshjes mes protestuesve serbë dhe ushtarëve të KFOR-it në Zveçan më 29 maj të këtij viti.

Pas arrestimit të tij, në Mitrovicë të Veriut u lëshuan sirenat, ndërkaq qytetarët u mblodhën afër shkollës teknike. Megjithatë, ata u shpërndan pas dy orësh.

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, Millenkoviq ishte një prej organizatorëve të sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan më 29 maj.

“Policia e Kosovës sot ka arrestuar Millun Millenkoviq- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal ‘Mbrojtja Civile’ dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës”, shkroi Sveçla në Facebook.

Rasti tjetër për të cilin dyshohet Millenkoviq ka ndodhur më 6 dhjetor 2022. Atëbotë, në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut ishin hedhur dy mjete shpërthyese, por vetëm njëra prej tyre shpërtheu.

Zyrtarët zgjedhorë po organizonin mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës, pas tërheqjes së kryetarëve komunalë në katër komunat në veri – që të gjithë nga partia më e madhe në Kosovë e serbëve, Lista Serbe – si shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në ato RKS- Republika e Kosovës.

Por, pas rritjes së tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe, votimet u shtyn për 23 prill të vitit 2023.

Për shkak të sulmit ndaj zyrave të KQZ-së, ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, u arrestua më 9 dhjetor në pikën kufitare të Jarinjës – që lidh Kosovën dhe Serbinë – arrestimi i të cilit rriti tensionet në veri të Kosovës, me serbët lokalë që ngritën barrikada.

Barrikadat u hoqën më 29 dhjetor, pas ndryshimit të masës së sigurisë së Pantiqit nga paraburgim në arrest shtëpiak.

Arrestimi i Millenkoviqit ndodhi në kohën kur në veri të Kosovës tensionet janë të rritura. Më 26 prill, serbët lokalë kundërshtuan hyrjen në ndërtesat komunale të kryetarëve të rinj shqiptarë, të cilët hynë në ndërtesa me asistimin e Policisë së Kosovës.

Tensionet kulmuan më 29 maj, kur në Zveçan grupe të maskuara të serbëve lënduan 30 ushtarë të KFOR-it, tre prej tyre me armë zjarri.

You Might Also Like

LDK fton partitë politike për mbështetje të qeverisë gjithëpërfshirëse

Osmani në takim me komunitetet joshumicë: Prioritet mbetet rendi kushtetues

Gjenden në Prishtinë mbetje mortore të tre personave të zhdukur në luftë

Arrest shtëpiak ndaj dy të dyshuarave për rastin e çerdhes në Prishtinë

Osmani: E çoj çështjen në Kushtetuese nëse vazhdon zvarritja

Kosova Times June 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Tronditet Shkodra, shpërthim me tritol në një automjet, detajet e para

Kosova Times Kosova Times January 31, 2025
Rasti misterioz: Bankieri vodhi qindra mijëra euro, më pas mori një punë në Komisionin Evropian dhe më pas u zhduk
Në Bosnjë e Hercegovinë sot festohet Dita e Xhamive
Sot luhet ndeshja e barazhit Ferizaj – Liria
Gërvalla: Agim Ramadani ishte lider me vizion të qartë për Kosovën e lirë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?