By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tartë e lehtë me panxhar dhe djathë dhie
January 4, 2026
Kush dhe si e kapi presidentin venezuelian?Ju tregojmë se çfarë dihet rreth operacionit ushtarak dhe të inteligjencës amerikane
January 4, 2026
Rusia mund të humbasë miliarda dollarë investime në Venezuelë për shkak të rrëzimit të Maduros
January 4, 2026
Gjykata Supreme e Venezuelës ka emëruar zëvendësin e Maduros si kreun e përkohshëm të shtetit
January 4, 2026
Trump shprehu përsëri pakënaqësi ndaj Putinit, i cili organizoi një “gjakderdhje” në Ukrainë
January 4, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dhjetëra kamionë nga Serbia presin të kalojnë kufirin me Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Dhjetëra kamionë nga Serbia presin të kalojnë kufirin me Kosovën
Ballina 1Lajme

Dhjetëra kamionë nga Serbia presin të kalojnë kufirin me Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2023/06/15 at 1:40 PM
Kosova Times Published June 15, 2023
Share
SHARE

Në pikën kufitare në Merdare, në territorin e Serbisë, janë duke pritur rreth 60 kamionë për të hyrë në Kosovë.

Kolona e mjeteve transportuese nuk është shumë e gjatë, pasi siç thanë shoferët, shumë transportues me të kuptuar lajmin se nuk u lejohet hyrja në Kosovë, janë ndalur në parkingje dhe pika të karburanteve.

Kolonat në kufi u shtuan pasi Qeveria e Kosovës bëri të ditur se, për arsye të sigurisë, janë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi më 15 qershor se “synimi ynë është siguria, e siguria fillon te kufijtë”.

Kurti këto komente i bëri gjatë një konference të përbashkët me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, e cila u mbajt pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku morën pjesë autoritetet e institucioneve të sigurisë, drejtësisë dhe financave të Kosovës, pasi një ditë më parë, tre zyrtarë të Policisë së Kosovës u arrestuan nga forcat serbe në veri të vendit.

Gazmend Kastrati, shofer i një kompanie nga Kosova, mëngjesin e së enjtes po transportonte grurë nga Serbia për në Kosovë.

Ani pse mjeti me të cilin Kastrati por transporte grurin ka targa të Kosovës, për shkak se malli ka origjinën nga Serbia, atij i është pamundësuar hyrja në territorin e Kosovës.

“Ne jemi duke pritur nga ora 8:00, pak para orës 8:00, 10 apo 15 minuta kur ka qenë ndërrimi. Është bllokuar diçka. Vendimi është i Qeverisë së Kosovës. Se çfarë e kanë marrë atë vendim as ne s’kemi informacione tjera. Duke pritur jemi. Çfarë do të bëhet s’e di”, tha Kastrati për Radion Evropa e Lirë.

Gazmend Kastrati
Gazmend Kastrati

“Disa kamionë janë ndalë nëpër parkingje – kush ka pasur informacion. Ne që s’kemi pasur informacion kemi ardhur drejt e këtu. Në kufi pyetem tani por nuk kanë ndonjë vendim derisa ta marrin ku ta di unë atje nga lart”, tha ai.

Nenad Nastasieviq, shofer kamioni me targa të Serbisë, ishte në rrugë për të dërguar pllaka gipsi me origjinë nga Bullgaria për në Kosovë, por atij iu tha se nuk mund të kalojë kufirin.

“Epo probleme, probleme të mëdha. Po vonojmë me dërgesa dhe po vështirësohen pagesat. Humbasim para këtu. E shihni ku po qëndrojmë, nuk kemi kushte elementare”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.

Nenad Nastasijeviq
Nenad Nastasijeviq

Kurti tha se këto masa tona nuk janë ekonomike apo tregtare, por janë “masa të sigurisë”. Duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të zyrtarëve policorë, për të cilët Prishtina zyrtare thotë se janë rrëmbyer nga forcat policore të Serbisë, Kurti i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar për të dënuar veprimet e Serbisë, dhe tha se është “i habitur nga heshtja e tyre”.

You Might Also Like

Arrestohet një person në Ferizaj pasi publikoi video duke gjuajtur me armë

Një grua në Gjakovë raporton se është dhunuar

Policia jep detaje për të shtënat në Gjakovë ku u plagos një e mitur

Sot mbahet mbledhje komemorative për shkrimtarin Rushit Ramabaja

Moti sot kryesisht i vranët dhe me riga shiu

Kosova Times June 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Aleatët diskutojnë ndihma të reja për Ukrainën, Rusia intensifikon sulmet

Kosova Times Kosova Times May 25, 2023
Haradinaj: Kanadaja mbetet një partner i rëndësishëm strategjik i Kosovës V.Thaçi / RTKlive Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadoren e Kanadasë në Kosovë, Jessica Blitt. Haradinaj ka thënë se me ambasadoren Blitt kanë diskutuar për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. “Pata kënaqësinë të pres ambasadoren e Kanadasë në Kosovë, shkëlqesinë e saj Jessica Blitt. Diskutuam për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona mike, me fokus të veçantë në mundësitë e reja për bashkëpunim”, ka thënë Haradinaj. Ai ka shtuar se Kanadaja mbetet një partner i rëndësishëm strategjik i Kosovës dhe një mbështetëse e fuqishme e demokracisë. “Kanadaja mbetet një partner i rëndësishëm strategjik i Kosovës dhe një mbështetëse e fuqishme e demokracisë, sigurisë dhe zhvillimit tonë, me kontribut të vazhdueshëm në procesin e shtetndërtimit dhe në rrugën tonë drejt NATO-s”, është shprehur Haradinaj.
Janjiq: Askush nuk do të ishte më i lumtur se Putini nëse do të kishte të shtëna në veri të Kosovës
Waitz: Do të ishte nder po të zgjidhesha raportues i PE-së për Kosovën
Di Lellio:Miqësia që Trump ka me Putinin tregon që Kosova s`është prioritet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?