By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Apelohet që të mos përdoret uji i Badocit për pije
September 15, 2025
Tre persona ndalohen për “Falsifikim të dokumentit zyrtar” në Prishtinë
September 15, 2025
Halva e bërë në shtëpi, tahini, vanilje – çokollatë
September 15, 2025
Zyra e Prokurorit Publik Evropian: Ne Greqi sekuestrohen Ferrari, Porsche dhe 11 prona
September 15, 2025
Kreu i Kushtetueses në Hagë me ftesë të Gjykatës Supreme të Holandës
September 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sulm me shok-bomba afër stacionit policor në Mitrovicë të Veriut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sulm me shok-bomba afër stacionit policor në Mitrovicë të Veriut
Ballina 1Lajme

Sulm me shok-bomba afër stacionit policor në Mitrovicë të Veriut

Kosova Times
Last updated: 2023/06/17 at 11:32 AM
Kosova Times Published June 17, 2023
Share
SHARE

Dy shpërthime me shok-bomba kanë ndodhur në orët e vona të së premtes në Mitrovicën e Veriut, konfirmuan nga Policia e Kosovës për Radion Evropa e Lirë.

Zëvendësdrejtori rajonal për veri, Veton Elshani, tha se njëri shpërthim ka ndodhur në afërsi të stacionit policor dhe një tjetër afër Shkollës Teknike.

“Mbrëmë kanë ndodhur dy shpërthime, njëra afër stacionit policor në Mitrovicë të Veriut dhe një tjetër në qytet, afër Shkollës Teknike. Nuk ka dëme, nuk ka lëndime dhe policia ka qenë në veri në krye të detyrave të saj në numër të mjaftueshëm dhe të nevojshëm, si gjithmonë”, tha Elshani.

Elshani tha se sa i përket komunave të tjera në veri, të shtunën situata është e qetë dhe në Leposaviq ka një numër të vogël protestuesish.

Edhe në orët e para të 16 qershorit, stacioni policor në Mitrovicë të Veriut ishte cak i një sulmi me shok-bomba. Po ashtu, me shok-bomba u sulmua edhe stacioni policor në Zveçan.

Këto sulme me shok-bomba po ndodhin në kohën kur tensionet në veri të Kosovës – të banuar me shumicë serbe – janë rritur.

Tensionet nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, nën asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve të serbëve lokalë.

Tensionet kulmuan më 29 maj, kur në Zveçan, protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Nga përleshjet janë lënduar dhjetëra persona nga të dyja palët.

Po ashtu, më 13 qershor, Policia e Kosovës kreu një aksion në Mitrovicë të Veriut, ku arrestoi Millun Millenkoviq. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se i arrestuari dyshohet se ka qenë një prej organizatorëve të ngjarjeve në Zveçan më 29 maj.

Një ditë pas kësaj, tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës u arrestuan nga forcat serbe në veri të vendit, një veprim që Qeveria e Kosovës e ka cilësuar si rrëmbim. Ndaj tyre, autoritetet serbe kanë shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

You Might Also Like

Apelohet që të mos përdoret uji i Badocit për pije

Tre persona ndalohen për “Falsifikim të dokumentit zyrtar” në Prishtinë

Kreu i Kushtetueses në Hagë me ftesë të Gjykatës Supreme të Holandës

Associated Press shkruan për dëshminë e James Rubinit në Speciale

Kavourma me presh

Kosova Times June 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

1400 drejtorë shkollash janë të trajnuar në udhëheqjen arsimore

Kosova Times Kosova Times June 6, 2024
Çfarë pritet të ndodhë pas inicimit të hetimit ndaj Bidenit?
Në vend të “kripto-pasurisë” – një llogari boshe
Politikani opozitar rus, Kara-Murza thotë se Mongolia duhet ta arrestojë Putinin
Kurti për arratisjen e Sekiraqës: Skandal i sistemit gjyqësor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?