By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani pret sot përfaqësuesit e partive politike në takim
November 20, 2025
Ngjarjet e datës 20 nëntor
November 20, 2025
Mbahet seanca ndaj të dyshuarve për spiunazh Shabani dhe Qerimi
November 20, 2025
Mot sot me diell dhe pjesërisht i vranët
November 20, 2025
Analiste serbe: Një qeveri pa Vetëvendosje mund të pritet të ketë një qëndrim më të shëndetshëm ndaj serbëve
November 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dy gola spektakolarë, Shqipëria merr fitoren e parë në rrugëtimin drejt Gjermanisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Dy gola spektakolarë, Shqipëria merr fitoren e parë në rrugëtimin drejt Gjermanisë
Ballina 2Sport

Dy gola spektakolarë, Shqipëria merr fitoren e parë në rrugëtimin drejt Gjermanisë

Kosova Times
Last updated: 2023/06/17 at 11:05 PM
Kosova Times Published June 17, 2023
Share
SHARE

Shqipëria vuan, por triumfon me meritë ndaj Moldavisë dhe merr tre pikët e para në rrugëtimin drejt ëndrrës së madhe, Europianit Gjermani 2024. Ashtu siç pritej, sfida rezultoi shumë e komplikuar për kuqezinjtë e Sylvinhos, që vuajtën jo pak ngjeshjen e moldavëve në mbrojtje, teksa në pjesën e parë u ndalën edhe nga traversa, që i mohoi një gol spektakolar Cikalleshit.

Megjithatë askush nuk mund të ndalte Jasir Asanin në fillim të pjesës ë dytë, kur lëshoi një goditje spektakolare me të majtën nga distanca dhe dërgoi topin në rrjetën e portës moldave, duke ndezur festën kuqezi në stadium.

Një përqafim me trajnerin Sylvinho, i cili i besoi dhe e solli në Kombëtare nga Koreja e Jugut, teksa sulmuesi ia shpërbleu më së miri, me të dytën ndeshje si titullar dhe golin e parë me fanellën kuqezi.

Avantazhi vë në pozita komode kuqezinjtë, që menaxhojnë mirë ndeshjen dhe madje gjejnë edhe golin e dytë, këtë herë me fantazistin Nedim bajrami, që 15 minuta para  fundit, vulosi suksesin për të besuarit e Sylvinhos.

Një gol tërësisht i merituar për Nedim Bajramin, që u pa qartë se kishte një tjetër marsh që në fillim të takimit dhe pas shumë tentativash, u shpërblye me topin që u ndal në rrjetë për të vulosur tre pikët e kuqezinjve.

Sylvinho i gëzohet kështu fitores së parë në pankinën e Shqipërisë, por nuk ka kohë për festë, pasi tri ditë më pas na pret transferta me Ishujt Faroe, një tjetër ndeshje ku marrja e tre pikëve është detyrim, për të ëndërruar Europianin e 2024-ës.

You Might Also Like

Lufta hibride e Rusisë në Evropë po përshkallëzohet. “Jemi vetëm pak minuta larg një incidenti me shumë vdekje”

Mediat spanjolle: Skautë e Barcelonës ishin në Lubjanë për Asllanin

Hajdari i del në krah Xhakës: Ne jemi një

Politico: Marrëveshja e paqes në Ukrainë mund të arrihet “deri në fund të javës”

Trump e shpalli Arabinë Saudite aleatin kryesor të SHBA-së jashtë NATO-s

Kosova Times June 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë-Suedi

Kosova Times Kosova Times August 22, 2025
Mbretëria e Bashkuar dhe Moldavia nënshkruajnë paktin e mbrojtjes për të luftuar agresionin rus
KRU “Prishtina” prezanton projektin e ujësjellësit në Bardh të Vogël
Ballkani fiton miqësoren me Dynamo Kyiv
Ten Hag tregon pse e pushoi Varane-n në fitoren ndaj West Hamit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?