By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse
January 11, 2026
Numri i të vdekurve në Iran po rritet
January 11, 2026
“Putini është i shqetësuar dhe i frikësuar”: Çfarë mesazhi po dërgon me Oreshnik
January 11, 2026
Aksi Ferizaj–Gjilan i pakalueshëm, rrugët tjera në Ferizaj të lira
January 11, 2026
Armë dhe mjete të ftohta të konfiskuara në Obiliq dhe Prizren
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti takon deputetët e Parlamentit austriak, i fton të kërkojnë lirimin e policëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti takon deputetët e Parlamentit austriak, i fton të kërkojnë lirimin e policëve
Lajme

Kurti takon deputetët e Parlamentit austriak, i fton të kërkojnë lirimin e policëve

Kosova Times
Last updated: 2023/06/18 at 6:07 PM
Kosova Times Published June 18, 2023
Share
SHARE

Kryeministri Albin Kurti ka pritur të dielën në takim një delegacion shumëpartiak të deputetëve të Parlamentit të Austrisë, anëtarë të Grupit Parlamentar të Miqësisë me Kosovën, të shoqëruar nga ambasadori i Austrisë në Prishtinë, Christoph Weidinger.

“Bashkë me kryeministrin Kurti, i cili mirëpriti këtë takim që i shërben fuqizimit dhe sinkronizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, ishte edhe nënkryetarja e Grupit Parlamentar të Miqësisë me Austrinë në Kuvendin e Kosovës, deputetja Tinka Kurti”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Në këtë takim Kurti ka folur për situatën në veri, duke thënë se është e vështirë për shkak të Serbisë, e cila “të mërkurën kreu akt agresioni mbi Kosovën, kur njësitë ushtarake e policore të Serbisë rrëmbyen tre policë të Kosovës në brendi të territorit të Republikës së Kosovës”.

Qeveria njofton se kryeministri ka ndarë me deputetët dëshmitë që “tregojnë qartë shkeljen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit, të bëra publike në konferencën e përbashkët me ministrin Sveçla”.

“Në lidhje me ngjarjen e ditës së mërkurë, ai shtoi se faktori ndërkombëtar duhet të reagojë dhe ta dënojë ashpër sjelljen dhe veprimin e Serbisë, duke i ftuar edhe deputetët që ishin prezentë, dhe të kërkohet lirimi i menjëhershëm dhe pa kushte të tre policëve nga Kosova”, thuhet në komunikatë.

Ai gjithashtu thuhet se i ka falënderuar deputetët austriakë për vizitën dhe i ka njoftuar me qeverisjen dy vjeçare dhe mbi zhvillimet e fundit, me theks te progresi ekonomik dhe demokratik, dhe te situata në katër komunat në veri të vendit.

“Këto dy vite kanë qenë vite të rritjes dhe luftës kundër korrupsionit. Kryeministri nënvizoi rritjen e eksporteve dhe investimeve të huaja të cilat gjatë qeverisjes sonë janë dyfishuar, dhe të hyrat tatimore të cilat janë shtuar për 2/3. Ai po ashtu iu referua raporteve ndërkombëtare si Transparency International, Projektit të Drejtësisë Botërore, Reporterëve pa Kufij e Freedom House, që vënë në pah rezultat e sundimit të ligjit dhe të avancimit të lirive dhe të drejtave”.

“Deputetët që vinin nga radhët Partisë së Popullit (ÖVP), Partisë së Lirisë (FPÖ) dhe asaj Social Demokrate (SPÖ), u shprehëm mirënjohës për takimin dhe bisedën. Ndër të tjerash, u dha edhe vlerësim pozitiv për punën e Qeverisë, sidomos në luftimin e korrupsionit, gjë që po vlerësohet në Evropë nga të gjithë, siç u shpreh njëri prej tyre. Kryeministri Kurti falënderoi Austrinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, veçanërisht së fundmi me votën PËR në fazën e fillestare të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, përfundon njoftimi. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Aksi Ferizaj–Gjilan i pakalueshëm, rrugët tjera në Ferizaj të lira

Armë dhe mjete të ftohta të konfiskuara në Obiliq dhe Prizren

Dhunë fizike dhe familjare, policia raporton për disa raste

Klikoi në link mashtrues, i zbrazet llogaria bankare pesonale dhe e firmës

Mot i ftohtë me reshje bore, temperaturat nën zer

Kosova Times June 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Prindërit dalin kundër kushtit të Qeverisë së Kosovës për orët e humbura

Kosova Times Kosova Times October 7, 2022
VIDEO: Pasagjeri përpiqet të hapë derën e avionit në mes të fluturimit mbi Oqeanin Indian
Dorëheqje në RTK: Besnik Boletini largohet pas dështimit për të adresuar skandalin e publikimit të artikullit të paverifikuar
Kurti nga Klinika e Gjinekologjisë: Investim 5.5 milionë euro
Bashkojeni Mitrovicën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?