By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
YIHR KS: Ligjërata rreth Speciales me lejen e shkollës
January 23, 2026
Shërbimi Korrektues i Kosovës: Rreth 800 shtretër të lirë në burgje
January 23, 2026
BE përshëndet Planin Strategjik të KGJK-së: Prioritet mbrojtja e gazetarëve
January 23, 2026
Keqpërdorim i votave, kryeprokurori Kryeziu e Policia mbajnë konferencë
January 23, 2026
Jashari priti shefen e Veteranëve të SHBA-së, temë thellimi i bashkëpunimit
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vuçiq paralajmëron që në Vidovdan serbët do të ndërmarrin hapa…
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Vuçiq paralajmëron që në Vidovdan serbët do të ndërmarrin hapa…
Rajon / Botë

Vuçiq paralajmëron që në Vidovdan serbët do të ndërmarrin hapa…

Kosova Times
Last updated: 2023/06/18 at 6:42 PM
Kosova Times Published June 18, 2023
Share
SHARE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se Beogradi nuk do të marrë pjesë më “thelbësisht” në dialogun me Prishtinën, ndërsa do të vendos nëse do të marrë pjesë “teknikisht” në një takim si pjesë e “taktikës” së tij dhe do t’i informojë të gjithë për këtë 24 orë përpara fillimit të takimit.

Sipas tij, mbajtja e kamionëve në kufi është shkelje e të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Në një moment ata kamionë do të kalojnë. Tani, pas një ose dy muajsh, ata kamionë do të kalojnë. Sigurisht që nuk duhet të them se është shkelje e Ceftës dhe të gjitha marrëveshjeve të mundshme, por çfarë u intereson atyre. Askush nuk u trondit”, ka theksuar presidenti i Serbisë.

Po ashtu, ai ka deklaruar edhe disa kërkesa të tjera që Serbia po i bën për të qetësuar situatën në veri të Kosovës dhe për të vazhduar dialogun.

“Largoni kryetarët e rrejshëm nga komunat që nuk u takojnë në asnjë mënyrë, tërhiqni forcat speciale policore nga ato komuna dhe tërhiqni nga veriu i Kosovës, mos i ngacmoni njerëzit në urën e Bistricës dhe në vende të tjera dhe mos gjuajini më siç po bëni vazhdimisht dhe mos i arrestoni të gjithë serbët e pafajshëm”, i tha ai Prishtinës.

Vetëm kur të plotësohen këto kërkesa, thotë ai, bisedimet do të kenë sërish kuptim.Vuçiq tha gjithashtu se ka biseduar me përfaqësuesit e serbëve dhe se është i sigurt se do të ndërmarrin hapa aktivë në periudhën e ardhshme, ndërsa Vidovdanin e sheh si datë të rëndësishme.

“Vidovdan është një ditë e rëndësishme në historinë serbe. Në Vidovdan shihet çdo gjë, siç thotë populli ynë, kurse në Vidovdan serbët, jam shumë i bindur, që në mënyrë paqësore do t’i hedhin hapat në rrugën e lirisë së tyre, në përputhje me normat juridike ndërkombëtare. Dhe për sa na përket neve, nuk do të informojmë më askënd, përveç asaj që kemi të bëjmë me ngritjen apo uljen e gatishmërisë luftarake, përveç detyrimeve tona ndaj NATO-s dhe të cilat do t’i përmbushim gjithmonë plotësisht në përputhje me Rezolutën 1244”, përfundoi Vuçiq.

You Might Also Like

‘Jemi gati të nënshkruajmë’: Zelensky thotë se garancitë e sigurisë së SHBA-së janë finalizuar, ndërsa Donbasi mbetet çështja kryesore

A do ta ndajë botën “Bordi i Paqes” i Trumpit?

Kremlini i këshillon propagandistët e tij të shkruajnë sa më shumë të jetë e mundur për Groenlandën

Bloomberg: SHBA-të duan të heqin çdo kufizim mbi praninë e tyre ushtarake në Grenlandë

Shërbimet amerikane po “gërmojnë” në Serbi, paniku mbizotëroi në Beograd

Kosova Times June 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Sandu nënshkroi një dekret për negociatat për pranimin e Moldavisë në BE

Kosova Times Kosova Times June 21, 2024
ShBA-ja: Kemi rrëzuar 15 dronë mbi Detin e Kuq
9 persona prapa grilave te policise për vrasje në tentativë
Papërgjegjësi totale e KUR- Prishtina: Rrjedha e ujit të pijshëm në Fushë Kosovë për muaj të tërë rrezikon shembjen e objektit kolektiv banesor
Disa ndërmarrje nuk pranojnë monedha në vlerë prej 2 euro|Video
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?