By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rama paralajmëron “ngricë” në marrëdhëniet me Serbinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Rama paralajmëron “ngricë” në marrëdhëniet me Serbinë
Ballina 2Rajon / Botë

Rama paralajmëron “ngricë” në marrëdhëniet me Serbinë

Kosova Times
Last updated: 2023/06/19 at 9:36 PM
Kosova Times Published June 19, 2023
Share
SHARE

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot ftohjen e marrëdhënieve me Serbinë, nëse kjo e fundit nuk liron tre policët e Kosovës që mbahen në paraburgim

Në një postim në Twitter, zoti Rama shkroi se “sa më shumë mbahen në Serbi këta tre burra që edhe sikur ta kenë shkelur vijën e kufirit s’kanë kryer asnjë krim, aq më pak do jetë e mundur që marrëdhëniet tona bilaterale të mos bëjnë shumë hapa mbrapa”, vuri në dukje zoti Rama duke shtuar se “kjo do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen”.

Deklarata e zotit Rama pason një valë kritikash të ashpra ndaj tij, veçanërisht nga Kosova, për qëndrimet e tij kritike ndaj kryeministrit Albin Kurti, dhe përplasjeve të forta, të këtij të fundit, me komunitetin ndërkombëtar lidhur me tensionet në Veriun e Kosovës.

Edhe sot, zoti Rama shkroi se “nëse de-eskalimi nuk ndodh e humbura e madhe do të jetë Kosova, sepse Serbia mbase nuk jeton dot pa u ri-izoluar”. Ai paralajmëroi rrezikun e marrjes së Veriut nën kontrollin e Kfor-it” gjë që sipas tij do të bënte që Prishtina të humbiste “për kushedi sa kohë, edhe kontrollin formal të shtetit mbi krejt territorin”. Për kryeministrin e Shqipërisë, zoti Kurti duhet të “dalë nga guacka e vetizolimit” dhe të “mos e humbasë Veriun duke parë kudo armiq e tradhtarë. Koha është tani dhe po fluturon”, shkruan zoti Rama.

Javën e shkuar, kryeministri i Shqipërisë anuloi mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Kosovës, të parashikuar për t’u mbajtur në Gjakovë, pasi sipas tij “në kushtet e agravimit me orë, të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euroatlantike ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar”. Ai propozoi një takim të ngushtë me zotin Kurti, në praninë dhe të ministrave respektivë të Punëve të Jashtëm dhe të Mbrojtjes, ndërsa paralajmëroi rrezikun e sanksioneve ndërkombëtare ndaj Kosovës. Një takim i cili u refuzua nga kryeministri i Kosovës.

Sa më shumë mbahen në Serbi këta tre burra që edhe sikur ta kenë shkelur vijën e kufirit s’kanë kryer asnjë krim, aq më pak do jetë e mundur që marrëdhëniet tona bilaterale të mos bëjnë shumë hapa mbrapa! Kjo do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen! pic.twitter.com/45jylz0zGK

— Edi Rama (@ediramaal) June 19, 2023

You Might Also Like

Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të

Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse

VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet

Kroati fiton gjashtë çmime Eurojackpot me nga pothuajse 60,000 euro secila

VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet

Kosova Times June 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

NYT parashikon se si do të duket lufta në Ukrainë në vitin 2023

Kosova Times Kosova Times December 23, 2022
Biden dhe Netanyahu pa marrëveshje për një pauzë humanitare në Gazë
Tahiri: PDK dhe LDK ia dinë vlerën marrëveshjes me njohje reciproke, janë trashëgimtarë të UÇK-së
Konferenca “Balkanomics”: Integrimi europian i Ballkanit Perëndimor kërkon reforma dhe sundim të ligjit
Tre persona te vrare per motive racore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?