By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shfaqja e forcës nga Trump në Venezuelë ishte një goditje e dhimbshme për Putinin: ‘Rusia humbi fytyrën’
January 6, 2026
Bela Tarr, një nga regjisorët më të rëndësishëm ndërronr jetë
January 6, 2026
Evropa i përgjigjet Trumpit për çështjen e Groenlandës
January 6, 2026
Bari zviceran ku vdiqën 40 persona nuk është inspektuar për pesë vjet. Kryetari i bashkisë: ‘Nuk kam përgjigje…’
January 6, 2026
Ish-kampionja ukrainase dënohet me 19 vjet burg në Moskë: ‘Nuk jam frikacak, bëra atë që ishte e drejtë për vendin tim!’
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Musliu: Tensionet në veri i paralajmëruam, për policët të krijohen kushte
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Musliu: Tensionet në veri i paralajmëruam, për policët të krijohen kushte
Ballina 1Lajme

Musliu: Tensionet në veri i paralajmëruam, për policët të krijohen kushte

Kosova Times
Last updated: 2023/06/21 at 12:48 PM
Kosova Times Published June 21, 2023
Share
SHARE

Kryetarja e Komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë njëherësh deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu në një deklarim për media pas mbledhjes së Komisionit ku ka raportuar inspektori i përgjithshëm i AKI-së, Kujtim Shala, ka thënë se në kuadër të komisionit gjithmonë ka pasur paralajmërime për rrezikun që i kanoset Kosovës nga veprimet destabilizuese të Serbisë.

“Si Komision për mbikëqyrjen e AKI-së, para disa muajsh e kam paraqitur rrezikun që do të vijmë në këtë gjendje, gjithmonë duke ju referuar fakteve dhe argumenteve dhe raportimeve që i kemi pasë nga terreni. Vetë Agjencia nuk ka rol ekzekutiv, ju e dini që ata mbledhin informata, e njoftojnë kryeministrin, presidenten, për gjendjen e sigurisë kombëtare, pastaj i mbetet ekzekutivit që të menaxhojë me situatën”, ka thënë Musliu.

Ajo ka thënë se si Komision e kanë kryer detyrën e tyre duke mos komentuar reagimin e Qeverisë nëse i ka përdorur informatat e AKI-së apo anasjelltas.

“E kam paraqitur rrezikun që do të vijmë në këtë gjendje, vet Agjencia nuk ka rol ekzekutiv, mbledhin informata e informojmë Qeverinë, presidencën, ne e kemi paralajmëruar që disa grupe po trajnohen në Rashkë për destabilizimin e veriut, ne e kemi kryer punë tonë si Komision”, ka vijuar Musliu.

Ndërsa ajo ka theksuar se gjithmonë ka qenë e zëshme në seanca në lidhje me kushtet e policisë së Kosovës.

“Si deputet ju i keni përcjell edhe seancat, kam qenë e zëshme, jam e pa kënaqur me trajtimin dhe do të vazhdojë ta ngrisë këtë çështje, kam propozuar edhe projektligjin për pensionin e parakohshëm, ne e kemi Policinë më të vjetër në rajon. Ngritja e kapaciteteve, ngritja e pagave, shtesat e tjera dhe pensionimi duhet të rregullohet që të kemi një polici moderne e efikase”, ka theksuar ajo.

Ndryshe, tensionet në veri janë rritur që nga 26 maji.

Atë ditë, serbët nisën protestat kundër hyrjes në ndërtesat komunale të kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, të Zubin Potokut dhe të Leposaviqit, të cilët hynë në ndërtesa me asistimin e Policisë së Kosovës.

Që atëherë, serbët lokalë kanë protestuar në veri, duke kundërshtuar kryetarët që u zgjodhën më 23 prill – zgjedhje që u bojkotuan nga partitë dhe popullata serbe.

Më 29 maj, protestat u përshkallëzuan në dhunë, me serbët që u përleshën në Zveçan me ushtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Më 14 qershor, raportet u tensionuan edhe më shumë, pasi tre policë të Kosovës u kidnapuan nga forcat serbe.

You Might Also Like

Kupina: Osmani mirëpret çfarëdo verifikimi nga cilido institucion

Një burrë dërgohet pa shenja jete në QKMF-në e Malishevës

Sekuestrohen 59 mijë euro të padeklaruara në Leposaviq

Durmishi:Jemi në gjendje gatishmërie për të menaxhuar situatën pas reshjeve

KRU ‘Mitrovica’ ndërpret furnizimin me ujë, shkak turbullirat pas reshjeve

Kosova Times June 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit

Kosova Times Kosova Times December 25, 2024
Bisedimet në formatin ekzistues – “të papërdorshme më”
Dënohen dy të akuzuarit për vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari
Burrë e grua përleshen mes vete, bëhen për spital
Miliona të ardhura të kompanive serbe duke anashkaluar sanksionet ruse
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?