By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ninullat e nënave që po rrezikojmë ti kthejmë nga bekimi në mallkim
August 28, 2025
Afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora mbyllet nesër
August 28, 2025
Ndërron jetë punëtorja e RTK-së, Sylvie Bajrami
August 28, 2025
Krasniqi: Ilmi Ramadani, figurë e shquar e rezistencës dhe shtetndërtimit
August 28, 2025
I është dhënë lamtumira e fundit veprimtarit Ilmi Ramadani
August 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli shton prezencën në Bregun Perëndimor, pas sulmit që vrau katër civilë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Izraeli shton prezencën në Bregun Perëndimor, pas sulmit që vrau katër civilë
Rajon / Botë

Izraeli shton prezencën në Bregun Perëndimor, pas sulmit që vrau katër civilë

Kosova Times
Last updated: 2023/06/21 at 12:55 PM
Kosova Times Published June 21, 2023
Share
SHARE

Ushtria izraelite vendosi forca shtesë më 21 qershor në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe u përgatit për të shkatërruar shtëpitë e dy personave të armatosur palestinezë që vranë katër izraelitë.

Sulmi vdekjeprurës në vendbanimin Eli në Bregun Perëndimor u krye nga dy militantë palestinezë, të cilët hapën zjarr drejt një restoranti të një stacioni karburanti.

Mediat izraelite i identifikuan katër të vrarët si Harel Masood, 21-vjeçar, Ofer Fayerman, 64-vjeçar, dhe Elisha Anteman, 18-vjeçar, dhe Nahman-Shmuel Mordoff, 17-vjeçar. Një civil izraelit vrau një sulmues në vendin e ngjarjes, përderisa forcat izraelite e ndoqën dhe e vranë sulmuesin e dytë që kishte tentuar të ikte.

Të shtënat erdhën një ditë pasi shtatë palestinezë u vranë në një betejë njëditore kundër trupave izraelite në bastionin militant të Jeninit. Përshkallëzimi i dhunës është shndërruar në një test për qeverinë e djathtë ekstreme të Izraelit dhe ka nxitur thirrje për operacion të gjerë ushtarak në Bregun Perëndimor.

Ushtria tha se po shtonte praninë e trupave të saj në Bregun Perëndimor. Të mërkurën në mëngjes, ushtria tha se trupat i arrestuan tre të dyshuar në fshatin palestinez Urif në lidhje me sulmin dhe gjetën vendndodhjen e shtëpive të dy personave të armatosur, para prishjes së mundshme të këtyre shtëpive.

Izraeli shkatërron shtëpitë e sulmuesve palestinezë si pjesë e një politike që thotë se synon t’i pengojë të tjerët, por kritikët ankohen se kjo taktikë është “dënim kolektiv”.

Hamasi nuk mori zyrtarisht përgjegjësi për sulmin, megjithëse identifikoi si anëtarë të saj dy personat e armatosur – Mohannad Faleh, 26 vjeç, i cili u vra nga një civil në vendngjarje, dhe Khaled Sabah, 24 vjeç, i cili u vra nga ushtria ndërsa ikte.

Pas sulmit të së martës, kolonët izraelitë sulmuan pronat palestineze në fshatrat përreth, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Të paktën pesë palestinezë u plagosën në sulmet e kolonëve izraelitë, njoftoi radioja e ushtrisë izraelite.

Të shtënat e së martës pasuan një përleshje masive me armë midis militantëve palestinezë dhe trupave izraelite në kampin verior të refugjatëve Jenin një ditë më parë. Në atë përleshje u vranë shtatë palestinezë dhe më shumë se 90 të tjerë u plagosën. Të mërkurën, numri i të vdekurve nga bastisja u rrit në shtatë kur 15-vjeçari Sadeel Naghniyeh vdiq nga plagët e, thanë zyrtarët palestinezë shëndetësorë.

Tetë ushtarë izraelitë u plagosën gjithashtu gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Të shtënat vdekjeprurëse të së martës ishin të fundit në një varg të gjatë dhune në këtë rajon gjatë vitit të fundit. Të paktën 130 palestinezë dhe 24 izraelitë janë vrarë deri më tani këtë vit, sipas një raporti nga Associated Press.

Izraeli ka organizuar bastisje pothuajse çdo natë në Bregun Perëndimor në përgjigje ndaj një vargu sulmesh vdekjeprurëse palestineze që synonin civilët izraelitë në fillim të vitit 2022. Izraeli thotë se shumica e palestinezëve të vrarë ishin militantë, por të vrarë kanë mbetur edhe të rinj që gjuanin gurë gjatë protestave kundër inkursioneve dhe disa të tjerë që nuk përfshiheshin në konfrontime.

Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor, së bashku me Jerusalemin lindor dhe Rripin e Gazës, në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967. Palestinezët i kërkojnë ato territore për një shtet të pavarur të ardhshëm.

You Might Also Like

Hungaria i ndalon komandantit ukrainas hyrjen në vend dhe BE për shkak të sulmit në tubacionin Druzhba

Reagimi i parë i Amerikës ndaj sulmit të tmerrshëm në Kiev ka mbërritur: “Objektiv?

Putini duhet të ulet në tryezën e negociatave’: Von der Leyen flet me Zelenskyn dhe Trumpin pas sulmit vdekjeprurës në Kiev

Milanoviqi njoftoi për pilotin ushtarak të cilin dyshon se spiunon për Serbinë

Rusët sulmuan fabrikën Bayraktar në Kiev mbrëmë, duke shkaktuar dëme të rënda

Kosova Times June 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kosova së shpejti me ambasadë në Kolumbi

Kosova Times Kosova Times September 9, 2024
Hyseni: Ne do të thërrasim sërish seancë urgjente të enjten
Aktakuzë ndaj 16 të pandehurve për krim të organizuar
Shënohet 146-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
Çka veshi Messi gjatë ngritjes së trofeut të Kupës së Botës?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?