By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 14 dhjetor 2025
December 14, 2025
Dubai po shet luks që bota nuk e ka parë kurrë më parë: Penthouse shitet për 127 milionë euro
December 13, 2025
Të shtëna me armë në universitetin amerikan: I dyshuari nuk është arrestuar, të paktën 20 të plagosur
December 13, 2025
Në Zagreb mbahet manifestim në kuadër të Ditëve të Nënë Terezës
December 13, 2025
Erdogan pas bisedimeve me Putinin: Paqja në Ukrainë është e arritshme, e shohim
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gazetarët rrëfejnë para deputetëve për sulmet në veri, kërkojnë kushte më të mira e siguri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gazetarët rrëfejnë para deputetëve për sulmet në veri, kërkojnë kushte më të mira e siguri
Ballina 1Lajme

Gazetarët rrëfejnë para deputetëve për sulmet në veri, kërkojnë kushte më të mira e siguri

Kosova Times
Last updated: 2023/06/21 at 2:01 PM
Kosova Times Published June 21, 2023
Share
SHARE

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal ka mbajtur seancë dëgjimore me gazetarët e lënduar gjatë raportimit për ngjarjet në veri.

Aty gazetarët treguan vështirësitë dhe dhunën që e kanë përjetuar nga grupet kriminale në veri.

Gazetarja e televizionit publik, Venera Xhoxhaj, tha se ne 16 qershor në Leposaviq shumë gazetarë kanë pësuar lëndime ngase në drejtim të tyre është gjuajtur me rrebesh gurësh.

Ajo më pas sqaroi se fillimisht është sulmuar kameramani dhe kanë tentuar që t’ia marrin edhe kamerën.

Xhoxhaj ka kërkuar kushte e siguri më shumë për gazetarët.

“Mendoj që kemi bërë punën tonë në gjendje të jashtëzakonshme, po e shihni Pleuratin dhe Laurën goxha shumë të lënduar. Kemi pësuar lëndime shumë të mëdha dhe pamëshirshëm kanë gjuajtur rrebesh gurësh, por që kemi arrit t’ia dalim. Konsideroj se profesioni i gazetarit është mision, pavarësisht si e mjekut, ushtarit etj.”, tha ajo.

“E keni parë edhe sulmin ndaj nesh por edhe Laurës, që fillimisht e kanë sulmuar Bardhin e më pastaj kanë tentuar edhe të më marrin pajisjet që kam gjiruar”, tha ajo, teksa kërkoi t’u ofrohen kushte më të mira për gazetarët.

Kryetari i këtij Komisioni, Valon Ramadani, tha se sulmet ndaj gazetarëve kanë qenë të qëllimshme vetëm pse është shpërfaq realiteti atje.

“Ato sulme nuk kanë qenë të rastësishme por të qëllimshme dhe ato që i keni shpërfaq nuk u ka pëlqyer grupeve kriminaleve. Ju keni rrezikuar deri te jeta dhe jemi krenarë për punën që jeni duke e bërë. Unë e than edhe në seancë jemi krah gazetarëve dhe çdo hap që është i nevojshëm di ta bëjmë si komision”, tha Ramadani.

E Bardh Bekteshi, kameraman nga RTK-ja, tha se gjatë raportimeve në veri nuk kanë pasur siguri dhe se janë sulmuar në mënyrën më brutale.

“Ajo ndjenja që shkon çdo ditë dhe kur e ndjen që nuk ke kurrfarë sigurie nuk është ndjenjë e mirë. Pritëm se nuk na sulmojnë në atë mënyrë, por kur kaloi ministri çka nuk munden me u shfry në ministrin e kryen te ne”, tha Bekteshi.

Pleurat Salihu, i cili në veri kishte pësuar thyerje të dorës, tregoi një video kur janë urdhëruar grupet kriminale për t’i larguar gazetarët nga ombrella pasi ka filluar të binte shi.

E urdhri sipas Salihut është dhënë nga ish-kryetari i Leposaviqit.

You Might Also Like

Në Zagreb mbahet manifestim në kuadër të Ditëve të Nënë Terezës

Shtyhet Samiti i 6-të i Gruas në Diasporë në nderim të Elisabeta Katijajt

Rrezik për nxënësit nga stacioni i autobusëve te ’Emin Duraku’

Kurti takim me bashkatdhetarë në Zurich të Zvicrës

Kosova publikon për herë të parë indeksin e çmimeve të banesave

Kosova Times June 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Maqedonci dhe Helez diskutojnë forcimin e sigurisë rajonale në Sarajevë

Kosova Times Kosova Times December 3, 2025
“Tartufi” i teatrit nga Gjilani ka fituar 5 çmime në Ferizaj
Përleshje mes tifozëve të Dritës dhe Copenhagen në Prishtinë
BE-ja do t’i kthejë Bankës Qendrore të Federatës Ruse rezervat e ngrira pas përfundimit të luftës
Gjermania evakuon stafin e ambasadës në Bejrut dhe qytetas gjermanë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?