By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Regjimi serb përballet me shantazhin rus të gazit
June 9, 2025
Ukraina sulmon një fabrikë në Çuvashi që prodhon sisteme navigimi për dronë dhe raketa ruse
June 9, 2025
Për shkak të kaosit të plotë në rrugët e Los Angeles, guvernatori njoftoi një padi kundër Trump
June 9, 2025
VIDEO: Ushtria izraelite bastis anijen e Greta Thunberg
June 9, 2025
Axhenda ndërkombëtare
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kërkohet rishikimi i buxhetit dhe rritja e pagave në sektorin publik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Kërkohet rishikimi i buxhetit dhe rritja e pagave në sektorin publik
Financa

Kërkohet rishikimi i buxhetit dhe rritja e pagave në sektorin publik

Kosova Times
Last updated: 2023/06/22 at 2:31 PM
Kosova Times Published June 22, 2023
Share
SHARE

Partia opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar që të rishikohet buxheti i Kosovës dhe të bëhet rritja e pagave në sektorin publik.

Këto kërkesa janë temat kryesore të interpelancës në Kuvendin e Kosovës më 22 qershor ndaj ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Besnik Tahiri, shef i grupit parlamentar të AAK-së, ka kërkuar fillimin e menjëhershëm të procedurës për rishikimin e buxhetit për vitin 2023.

Arsyeja për këtë, sipas tij, është për shkak të dështimit të plotë të investimeve kapitale dhe ngritjes së koeficientit të pagës në sektorin publik.

“Menaxhimi i fondeve publike në këto dy vjetët e fundit nga Qeveria [e kryeministrit të Kosovës, Albin] Kurti, ishte i dobët, joprofesional, partiak e politik, e mbi të gjitha ishte i dëmshëm për vendin”, tha Tahiri.

Sipas tij, në vitin 2021 nga fondi i investimeve kapitale, të përcaktuara në buxhet në shumë prej 622 milionë eurosh, janë realizuar vetëm 419 milionë euro.

Ndërsa, për vitin 2022, sipas Tahirit, shuma për investime kapitale ka qenë 794 milionë euro, ndërsa janë realizuar vetëm 419 milionë euro.

“Me dinamikën që e kemi në këtë vit, mund të pritet që ekonomia të bie në një kolaps dhe dështim të plot. Për dy vjet qeverisje, Kosova dhe kjo qeveri nuk kanë arritur t’i shpenzojnë gjysmë miliard euro”, tha ai.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar që koeficienti i pagës me rishikim të buxhetit të bëhet nga 105 euro në 129 euro.

Në shkurt të këtij viti Kuvendi i Kosovës ka miratuar koeficientin e pagës.

Ministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cilësoi të pavërteta deklarimet e deputetit Tahiri.

“Sa i përket mbështetjes së ekonomisë u tha që ka pasur humbje dhe mosalokim të investime kapitale. Sa i përket investimeve kapitale normalisht që paguhen faturat për punët që janë kryer, për projektet që nuk janë kryer punët ne nuk mund të paguajmë fatura”, tha Murati.

Ai tha se gjithnjë duke qëndruar brenda kornizës ligjore për vitin e ardhshëm koeficienti i pagës do të rritet në 110 euro.

“E konsideroj të panevojshme një seancë të tillë që kërkon të ndryshohet diçka për të cilën ne kemi shkuar në maksimum sa i përket vitit aktual”, tha ministri Murati.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, tha se koeficienti i pagës prej 105 eurosh nuk i është përgjigjur as normës së inflacionit, që sipas tij, shënoi rritje rekorde.

“Mos të harrojmë se sipas Bankës Botërore, inflacioni në vendin tonë arriti deri në 20 për qind, ndërsa për produktet bazike 50 për qind. Përkundër sugjerimeve dhe propozimeve të ofruara nga ne dhe nga ekspertëtm pushteti zgjodhi mos dëgjueshmërinë”, tha ai.

Në deklarimin përmbyllës të interpelancës, deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, tha se shuma e nevojshme për rritjen e koeficientit të pagës është 85 milionë euro, të cilat mund të merren nga kategoria mallra e shërbime.

“Me zbritjen e kësaj kategorie do të ketë rritje të pagave dhe nuk do të preken parimet themelore të buxhetit, do të ruhet rregulla fiskale, do të ruhet stabiliteti dhe qëndrueshmëria fiskle dhe do të përmirësohet standardi i të punësuarve, që janë buzë shkatërrimit. Mbi 80 mijë njerëz presin të reflektoni për rritje të koeficientit nga 105 në 129 euro”, tha Tahiri.

Rishikimi i buxhetit bëhet zakonisht në gjysmëvjetorin e dytë të vitit, respektivisht në muajin qershor.

Ky rishikim ofron mundësi për transfere ndërmjet nën-programeve dhe organizatave buxhetore.

Organizatave buxhetore u lejohet të bëjnë rregullime të brendshme që janë të arsyeshme për të bërë ekzekutimin efikas të buxhetit për periudhën e mbetur të vitit buxhetor.

You Might Also Like

Rizvanolli: Që nga sot, KEK furnizon të gjitha ndërmarrjet në treg të lirë

Më 23 maj do të mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë

ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor

Për 4 muaj ATK-ja realizoi 390.2 milionë euro të hyra

BQK parashikon inflacion me 1.8% për vitin 2025

Kosova Times June 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ukaj: Qeveria po hap hendek me perëndimin përmes ideologjive antiperëndimore

Kosova Times Kosova Times August 31, 2024
Drejtori i FBI-së, Christopher Wray do të largohet nga posti i tij në fillim të vitit të ardhshëm
Vuçiq pas ndalimit të Sofronijeviqit: Do të arrestohen të gjithë ata që shkelin rendin kushtetues në Serbi
Mes sanksioneve perëndimore, rusët gjejnë ngushëllim te LADA-t
Vritet një izraelit dhe plagosen disa të tjerë në Bregun Perëndimor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?