By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gyulbasi me mish të përzier, kungull dhe gështenja
December 17, 2025
Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit
December 17, 2025
Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë
December 17, 2025
Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake
December 17, 2025
62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjenden “mbetje” afër zonës së kërkimit për nëndetësen e humbur
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Gjenden “mbetje” afër zonës së kërkimit për nëndetësen e humbur
Ballina 2Rajon / Botë

Gjenden “mbetje” afër zonës së kërkimit për nëndetësen e humbur

Kosova Times
Last updated: 2023/06/22 at 6:12 PM
Kosova Times Published June 22, 2023
Share
SHARE

Një “fushë me mbetje” është zbuluar nga një robot nënujor që po bënte kërkim afër rrënojave të anijes “Titanik”, gjersa po kërkohet nëndetësja e humbur në atë zonë.

“Ekspertët po e vlerësojnë këtë informacion”, ka thënë Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Twitter.

Një ekip shumëkombësh për kërkim-shpëtim po vazhdon kërkimet nga deti dhe ajri për nëndetësen e zhdukur, e quajtur Titan.

Nëndetësja me pesë turistë në bord u nis të dielën drejt rrënojave të Titankut, por humbi kontaktin një orë e 45 minuta pas nisjes. Ekipet e shpëtimit janë në garë me kohën pasi nëndetëses besohet se i kanë mbetur vetëm disa orë furnizime me oksigjen.

Nëndetësja Titan, që operohet nga kompania me seli në Shtetet e Bashkuara, OceanGate, ishte nisur drejt anijes së fundosur Titanik të dielën në orën 08:00 sipas kohës lokale. Nëndetësja humbi kontaktin me anijen mbështetëse më pak se dy orë pas nisjes drejt Titanikut në Oqeanin Atlantik.

Titan nisi ekspeditën me 96 orë furnizime me oksigjen, tha kompania OceanGate, që nënkupton se furnizimet mund të harxhohen mëngjesin e së enjtes. Por, ekspertët thanë se sa gjatë mund të zgjasin furnizimet me oksigjen varet nga disa faktorë, sikurse nëse nëndetësja ende ka energji elektrike dhe sa të qetë qëndrojnë pasagjerët në bordin e saj.

Të mërkurën Rojet Bregdetare amerikane thanë se avionët kanadezë kanë dëgjuar zhurma nën ujë.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë lëshuar nën ujë disa pajisje kërkuese në zonën ku janë detektuar zhurmat, por zyrtarët kanë paralajmëruar se zhurmat e detektuara mund të mos kenë ardhur nga nëndetësja Titan.

“Kur jeni në mes të ekipeve të kërkim-shpëtimit, ju gjithmonë keni shpresë”, tha kapiteni i Rojeve Bregdetare, Jamie Frederick, gjatë një konferencë për media të mërkurën.

“Sa i përket zhurmave, ne nuk e dimë se çfarë saktësisht janë ato”.

Frederick shtoi se analizat e të dhënave të marra nga bovat sonare “janë të paqarta”.

Pjesët e anijes së fundosur të Titanikut gjenden 3.810 metra në thellësi të detit, mbi 640 kilometra në jug të Njufondland të Kanadasë.

Pasagjerët në Titan kishin paguar nga 250.000 dollarë secili për këtë ekspeditë.

You Might Also Like

Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit

Trump zgjeron listën e zezë, banorët e gjashtë vendeve të tjera praktikisht humbasin mundësinë për të hyrë në SHBA

“Një goditje e rëndë për Vuçiçin”: Mediat rajonale mbi tërheqjen e kompanisë së Kushnerit

Axhenda ndërkombëtare

Dhëndri i Trump heq dorë nga ndërtimi i një hoteli në Beograd?

Kosova Times June 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Hamasi: Shtatë anëtarë të familjes së liderit të tyre janë vrarë nga Izraeli

Kosova Times Kosova Times April 10, 2024
Janë shqiptuar 1 mijë e 842 gjoba kundërvajtëse për 24 orë
Kurti pret qytetarë ukrainas: Kosova është bërë shtëpi e dytë për ta
Shtëpia e Bardhë ofron hollësi për bisedën Trump-Zelensky
Peevski e goditi edhe Sorosin. Kisha Bullgare prane asaj ruse
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?