By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme
June 28, 2025
Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”
June 28, 2025
Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow
June 28, 2025
Djathtisti zviceran poston video të rreme të të majtës, humb imunitetin
June 28, 2025
Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë në Beograd, protestuesit hedhin shishe, vezë… Vuçiç nxit
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Arrestohet edhe një i dyshuar për sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Arrestohet edhe një i dyshuar për sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan
Ballina 1Lajme

Arrestohet edhe një i dyshuar për sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan

Kosova Times
Last updated: 2023/06/23 at 3:17 PM
Kosova Times Published June 23, 2023
Share
SHARE

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar serb nga Mitrovica e Veriut për përfshirje në sulmin e 29 majit në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOR-it.

Në njoftimin e Policisë thuhet se i dyshuari, i njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”, është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor mbi dyshimet se “është përfshirë në sulm ndaj KFOR-it me datën 29 maj”.

Atë ditë, të lënduar kishin mbetur rreth 30 ushtarë të KFOR-it gjatë tentimeve për t’i shpërndarë protestuesit e grumbulluar pranë objektit komunal në Zveçan.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e ka identifikuar të arrestuarin si Nenad O. Sipas tyre, arrestimi i tij është dëshmi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “nuk dëshiron dialog apo paqe, por të dëshiron të arrestojë të gjithë serbët dhe të provokojë konflikte jo vetëm në Kosovë, por edhe rajon”.

Në anën tjetër, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se “secili që ka organizuar dhe ka qenë pjesë e atyre sulmeve do të sillet para drejtësisë”.

Më 31 maj, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte bërë të ditur se është vendosur masa e paraburgimit për një muaj për dy persona të arrestuar gjatë përleshjeve në Zveçan para dy ditëve.

Ndaj arrestimit të fundit ka reaguar edhe Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, duke e cilësuar atë si “rrëmbim” të “një tjetër serbi të nderuar”.

Lista Serbe u kërkoi Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë për Sundim të Ligjit (EULEX) dhe Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR) “të vendosin forcat e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të garantojnë paqen dhe sigurinë për të gjithë qytetarët”.

Protestat në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok në veri të Kosovë – zonë e banuar me shumicë serbe – filluan më 26 maj, kur grupe të serbëve lokalë u grumbulluan para objekteve komunale për të protestuar kundër hyrjes së kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit në to.

Ndërsa, më 13 qershor, Policia e Kosovës kreu një aksion në Mitrovicë të Veriut, ku arrestoi Millun Millenkoviq. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se i arrestuari dyshohet se ka qenë një prej organizatorëve të ngjarjeve në Zveçan më 29 maj.

Një ditë pas kësaj, tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës u arrestuan nga forcat serbe në veri të vendit, një veprim që Qeveria e Kosovës e ka cilësuar si rrëmbim. Ndaj tyre, autoritetet serbe kanë shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Për ta qetësuar situatën në veri, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ftoi në takim më 22 qershor kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ata u tha se janë pajtuar për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Në reagimin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë thuhet tutje se ky veprim po saboton kërkesat e Përfaqësuesit të Lartë të Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, në takimin e 22 qershorit.

You Might Also Like

Limaj: Marrëveshja politike e zgjidh krizën

Limaj: Marrëveshja politike e zgjidh krizën

Dy opsionet e kompromisit te Kurtit dhe refuzimi i tyre

Peci: Duhet marrëveshje politike, partitë t’i thirrin arsyes

Kadrijaj: Nuk ka shpresë për konsensus

Kosova Times June 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Organizohet turneu TOP 8 për U21

Kosova Times Kosova Times November 27, 2023
“Legjenda e snajperit” rus vritet në Ukrainë. “Ai do të varroset si Hero i Rusisë”
Barrikada, traktorë dhe revoltë e fermerëve evropianë
Sahiti shënon, Kosova 3:0
Agron Kuka zgjidhet anëtar i Bordit të EJU, një tjetër sukses për xhudon kosovare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?