By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 9 janar 2026
January 9, 2026
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Raportohet se hetimet penale ndaj Prigozhinit po vazhdojnë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Raportohet se hetimet penale ndaj Prigozhinit po vazhdojnë
Rajon / Botë

Raportohet se hetimet penale ndaj Prigozhinit po vazhdojnë

Kosova Times
Last updated: 2023/06/26 at 2:49 PM
Kosova Times Published June 26, 2023
Share
SHARE

Pas një rebelimi të armatosur të mercenarëve të Wagner-it, hetimet penale ndaj shefit të këtij grupi, Yevgeny Prigozhin, ende po vazhdojnë, sipas mediave ruse.

Hetuesit nga shërbimi i brendshëm sekret rus, FSB, po vazhdojnë të hetojnë këtë rast, raportoi e përditshmja ruse Kommersant, duke cituar hetuesit.

“Hetimet po vazhdojnë”, raportoi po ashtu agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar burime.

Të shtunën në mbrëmje, Kremlini njoftoi se ndjekja penale ndaj Prigozhinit dhe pjesëtarëve të Wagner-it do të ndalet.

Ndërkaq, ende nuk dihet se ku është Prigozhin. Sipas Kremlinit, ai ka gjetur strehim në Bjellorusinë fqinje.

Gjatë një fjalimi të dielën presidenti rus, Vladimir Putin, tha se organizatorët e rebelimit do të përballen me “dënim të pashmangshëm”.

Por, më vonë përmes një njoftimi u tha se rebelët nuk dot ë ndëshkohen.

Autoritetet ruse, ndërkaq, kanë ndërmarrë aksione ndaj grupit Wagner në Rusi.

Sipas mediave lokale, zyrat e Wagner-it në Shën Petersburg, janë bastisur. Këto zyra ishin përdorur së fundi nga Prigozhin.

Posterët për rekrutimin e vullnetarëve për shërbim ushtarak në Ukrainë po ashtu janë hequr në mbarë Rusinë.

Mijëra mercenarë shërbejnë në Wagner. Rrjeti social rus, VK, ka bllokuar faqen e Wagner-it me instruksionet e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm.

Prigozhin, që ma mbi 1.3 milion ndjekës në Telegram, të dielën mbrëma postoi në këtë rrjet social duke njoftuar për përfundimin e rebelimit të shkurtër, pas negociatave me liderin autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka.

Prigozhin dhe Lukashenka, ndarazi kanë deklaruar se tërheqja e trupave të Wagner-it u bë për të parandaluar “gjakderdhjen” në Rusi. Paraprakisht, luftëtarët e Wagner-it ishin nisur drejt Moskës.

Të hënën, autoritetet ruse kanë publikuar një video të ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, që shfaq atë duke u konsultuar me zyrtarët ushtarakë në zonën e luftës në Ukrainë.

Kjo video 47 sekondëshe, pa zë, u publikua në Telegram. Megjithatë, blogerët ushtarakë rusë kanë hedhur dyshime për kohën kur është incizuar kjo video.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se Shoigu vizitoi një nga postet komanduese në front, por nuk dha më shumë detaje.

Shoigu nuk ishte shfaqur në publik pasi Prigozhin nisi rebelimin të premten mbrëma dhe për një kohë të shkurtër pushtoi qytetin jugor rus, Rostov-on-Don,

Prigozhin ka qenë kritik i Shoigut dhe zyrtarëve të tjerë ushtarakë rusë lidhur me pushtimin rus të Ukrainës, dhe shpesh ka akuzuar ushtrinë ruse se nuk po furnizon me municion luftëtarët e Wagner-it.

Më 26 qershor, gjendja e jashtëzakonshme u hoq në Moskë. Kjo gjendje u shpall pas nisjes së rebelimit.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

Kosova Times June 26, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Kamala Harris e pranon humbjen në zgjedhje

Kosova Times Kosova Times November 6, 2024
Rusia sulmon nga ajri Bahmutin
Austria deporton çeçenët që rrezikojnë rekrutimin në luftën e Ukrainës
Në Majorka, gjashtë çiklistë gjermanë u plagosën në një aksident nga një shofer 89-vjeçar
Dhjetëra emigrantë shpëtohen në ujërat e Detit Mesdhe
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?