By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kuvendarët që po vendosin vija, po i shndërrojnë njerëzit në skllevër të zakonshëm
June 29, 2025
The Telegraph: Kryeministri shqiptar zotohet se do të marrë mbrapsht çdo kriminel nëse Farage ka të drejtë
June 29, 2025
Azerbajxhani anulon ngjarjet që lidhen me Rusinë
June 29, 2025
Festa ekstravagante e 50 milionë dollarëve mbaroi: Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez u larguan nga hoteli në Venecia
June 29, 2025
Zelensky i jep titullin Hero të Ukrainës pilotit të rënë në F-16
June 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lajçak: Kurti e Vuçiq u pajtuan për zgjedhje, por jo edhe për shtensionim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Lajçak: Kurti e Vuçiq u pajtuan për zgjedhje, por jo edhe për shtensionim
Ballina 1Lajme

Lajçak: Kurti e Vuçiq u pajtuan për zgjedhje, por jo edhe për shtensionim

Kosova Times
Last updated: 2023/06/28 at 4:45 PM
Kosova Times Published June 28, 2023
Share
SHARE

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka theksuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimin e fundit të menaxhimit të krizës në Bruksel janë pajtuar se zgjedhjet e reja janë një nga elementet kyçe për të dalë nga kriza aktuale në veri, porse ata nuk janë pajtuar se si duhet të arrihet shtensionimi i situatës.

Lajçak në një intervistë për “Euronews” në Serbi ka theksuar se “situata është shumë serioze dhe askush nuk po pretendon sikur nuk kemi krizë të madhe”.

“Gjëja pozitive është se edhe Vuçiq edhe Kurti e kuptuan se sa e rëndë është situata. Askush nuk e fsheh këtë dhe nuk pretendon se nuk kemi krizë serioze në veri. Dhe së dyti, ata ranë dakord se një nga elementet kryesore të daljes nga kriza janë zgjedhjet e reja. Ajo për të cilën ata nuk u pajtuan ishte çështja e de-përshkallëzimit. Si do të funksionojnë këta kryetarë të komunave dhe nga ku”, ka thënë Lajçak.

Ai ka thënë se nuk ka ndonjë afat formal deri kur Kosova dhe Serbia do të duhej t’i plotësonin kushtet e BE-së, të cilat janë formësuar në tri pika, porse sipas tij situata është aq tensionuar sa me të janë duke u marrë zyrtarët më të lartë botëror, gjë e cila sipas tij ndikon në imazhin e Kosovës, Serbisë dhe rajonit.

“Nuk ekziston afat formal. Por, në politikë gjithçka është e lidhur. Shihni sa shumë zyrtarë botëror angazhohen rreth kësaj çështje. Kemi pasur biseda telefonike të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken. Situata është aq e tensionuar dhe serioze, saqë zyrtarët më të lartë botërorë duhet të merren me të dhe të përfshihen në zgjidhjen e këtij problemi. E gjithë kjo reflektohet disi edhe në atmosferën e bashkësisë ndërkombëtare, në imazhin e Kosovës, Serbisë dhe të gjithë rajonit. Pra, mendoj se është në radhë të parë në interes të Serbisë dhe Kosovës që kjo çështje të zgjidhet dhe rajoni të merret me çështje evropiane, e jo me menaxhimin e krizave”, ka theksuar Lajçak.

Ai më tej ka kërkuar de-përshkallëzim të situatës, teksa ka thënë se kjo do të thotë që kryetarët e komunave të tërhiqen nga ndërtesat ku ndodhen aktualisht.

“Kryetarët e komunave duhet të tërhiqen nga objektet dhe të punojnë nga disa ambiente të tjera, siç bëjnë tashmë dy kryetarët e tjerë. Do të thotë të merren me disa çështje administrative, por jo politike. Ata nuk kanë marrë mandat për këtë nga votuesit e komunitetit serb. Në të njëjtën kohë presim që edhe demonstruesit, policia speciale dhe KFOR-i të tërhiqen. Që të kemi paqe, që njerëzit t’i kthehen jetës së tyre dhe ne t’i kthehemi punës sonë. Ky është de-përshkallëzimi. Pastaj hapi tjetër është të flasim se kur do të kemi zgjedhje të reja dhe si do t’i arrijmë deri te ato”, ka shtuar Lajçak.

Ai ka thënë se në muajt e ardhshëm duhet të ketë zgjedhje të reja në komunat veriore. “Kjo ishte njëra nga pikat në të cilat janë pajtuar Kurti dhe Vuçiq. Është e qartë se kryetarët e zgjedhur nuk kanë legjitimitetin të cilin duhej ta kenë. Kryetarë me legjitimitet mund të jenë vetëm ata që zgjidhen nga serbët e Kosovës. Çështja me të cilën po merremi është se kur dhe si do të arrijmë deri te kjo. Dhe natyrisht që serbët të kenë motiv, të ndjehen të sigurt dhe të kemi zgjedhje të lira dhe reprezentative”, ka nënvizuar i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Lajçak ka folur edhe për idenë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për organizimin e një konference në të cilin do të merrnin pjesë liderët e Kosovës, Serbisë, BE-së dhe ShBA-së.

“Kjo është një nismë e Edi Ramës. Më duhet të them se ai po luan një rol aktiv dhe konstruktiv në këtë krizë, sepse është njohës i mirë i situatës në terren. Natyrisht, si kryeministër i Shqipërisë, zëri i tij është mjaftueshëm autoritativ për t’u dëgjuar. Unë jam në kontakt të rregullt me të dhe e di se sa kohë dhe autoritet ka investuar për të gjetur zgjidhje. Ky është një propozim me të cilin ai doli. Ne jemi në kontakt të përditshëm edhe me ShBA-në dhe me kryeqytetet kryesore evropiane. Por, natyrisht platforma më e mirë për zgjedhjen e problemeve është dialogu dhe ne duhet t’i kthehemi dialogut”, është shprehur Lajçak. Në pyetjen nëse nuk e përjashton mundësinë e mbajtjes së një konference të tillë, ai është përgjigjur: “Nuk ka pasur bisedime rreth asaj se cilat janë pritjet nga një konferencë e tillë. Është shumë herët të spekulohet për këtë. Por, edhe një herë dua të them se rolin e Ramës e shoh si konstruktiv”.

You Might Also Like

The Telegraph: Kryeministri shqiptar zotohet se do të marrë mbrapsht çdo kriminel nëse Farage ka të drejtë

Haxhiu kritikon prokurorinë: Nuk kërkoi paraburgim për Valon Sylën

Kurti: Investimi në KEK rritë sigurinë dhe ulë importin e energjisë

Pas përleshjes në veri një person ndalohet për 48 orë

Nesër nis gjyqi i Berishës, ish-kryeministri në bankën e akuzës

Kosova Times June 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Maqedonci: Kursi i këmbësorisë ndikon në rritjen e kapaciteteve të FSK-së

Kosova Times Kosova Times August 23, 2024
Krerët e policisë nga Ballkani Perëndimor në Kotorr, pjesëmarrës edhe Hoxha
Shtatë persona të vrarë nga sulmet ruse në zonën e rebelëve në Siri
Haxhiu: Sanduloviqi rrihet vetëm pse e pranon të vërtetën e Kosovës
Pritshmëritë e qytetarëve të Kosovës për vitin 2024
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?