By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Arabia Saudite dënon sulmin e Izraelit ndaj Iranit
June 13, 2025
Axhenda ndërkombëtare
June 13, 2025
Moti në Shqipëri me diell
June 13, 2025
Të dhëna zyrtare: Tre zyrtarë të lartë ushtarakë dhe dy shkencëtarë bërthamorë u vranë në Iran
June 13, 2025
Sot përpjekja e 31-të e konstituimit të Kuvendit
June 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti reagon pas masave ndëshkuese të BE-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti reagon pas masave ndëshkuese të BE-së
Ballina 1Lajme

Kurti reagon pas masave ndëshkuese të BE-së

Kosova Times
Last updated: 2023/06/29 at 11:53 AM
Kosova Times Published June 29, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se pavarësisht se Komisioni Evropian më 28 qershor ka prezantuar para Parlamentit Evropian një listë të masave kundër Kosovës, Prishtina vazhdon të jetë partnerja “më e sinqertë dhe më e qëndrueshme në rajon” e bllokut sa i përket vlerave evropiane.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, të mbajtur më 29 qershor, Kurti tha se Kosova në disa raste ka qenë kritike ndaj BE-së, por “asnjëherë cinike dhe as e hidhëruar”, duke shtuar se autoritetet nuk janë të hidhëruara as pas prezantimit të masave ndëshkuese.

“Pavarësisht zhvillimeve rrethanore, ne e vlerësojmë përkrahjen e ndihmën e Bashkimit Evropian përgjatë gjithë këtyre viteve, dhe mezi e presim pyetësorin për anëtarësim sepse Evropa është kontinenti i ynë. Bashkimi Evropian është fati ynë”, tha Kurti.

Zyrtarë të BE-së kanë paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të shpallin disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës, për shkak se Prishtina nuk ka ndërmarrë hapa për të shtensionuar situatën në veri.

Në mesin e masave ndëshkuese pritet të jetë pezullimi i punës të të gjitha grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA). Po ashtu, është paralajmëruar se do të pezullohet financimi i programeve të BE-së, mosmiratimi i projekteve nga Fondi për investim në Ballkanin Perëndimor si dhe pezullimi i takimeve në nivele politike.

Zyrtarët evropianë kanë thënë se këto masa “nuk janë marrë me lehtësi” dhe ato mund të hiqen në rast se Kosova ndërmerr hapa drejt shtesnionimit të situatës.

Tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë rritur që nga fundi i majit. Serbët lokalë po kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë, që u zgjodhën më 23 prill, në votimet që u bojkotuan nga popullata serbe.

Bashkimi Evropian i ka parashtruar tri kërkesa Kurtit sa i përket tensioneve: qetësimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale në katër komunat veriore dhe rikthimin në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Kurti ka dalë me një plan të tij prej pesë pikash, që parasheh edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Megjithatë, kryeministri kosovar ka thënë se parakusht për mbajtjen e votimeve është shteti ligjor.

You Might Also Like

Moti në Shqipëri me diell

Sot përpjekja e 31-të e konstituimit të Kuvendit

Tragjedi në Kanada, nënë e bir nga Deçani humbin jetën në pishinë

Idrizi kërcënohet me shkarkim pasi foli shqip në një konferencë për media

Osmani uron Ditën e Çlirimit nga Tokio: `Liria na bashkon–sot dhe përherë`

Kosova Times June 29, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një ndërtesë banimi ka marrë flakë në lagjen e Aeroportit të Moskës, më shumë se 400 persona janë evakuuar

Kosova Times Kosova Times February 9, 2024
Zjarr në një shtëpi në Gjakovë, gjashtë kërkuan ndihmë mjekësore
Makina përplasi portat e ambasadës ruse në Kishinau
Qëndrimi i Ramës ndaj Kosovës – pakënaqësi në Tiranë dhe në Prishtinë
Kërcënohet rëndë gazetarja Obucina: Do të ngulim në shtyllë !
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?