By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mbahet për herë të parë, konferenca ekonomike shqiptare në Stamboll
January 31, 2026
“Dhuro gjak, shpëto jetë” – Aktivitet humanitar në Kullën e Zahir Pajazitit në Orllan
January 31, 2026
Bashkimi mposht Prishtinën në derbin e fundjavës
January 31, 2026
Abdixhiku: I gatshëm të flas me të gjithë spektrin politik për presidentin
January 31, 2026
Lumir Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kompasi politik shqiptar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Kompasi politik shqiptar
Opinion

Kompasi politik shqiptar

Kosova Times
Last updated: 2023/06/29 at 12:49 PM
Kosova Times Published June 29, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Pal ShTUFI

Kosova po kalon nëpër një situatë të rëndë politike, të shkaktuar nga arroganca e udhëheqësve tanë, të cilët bota demokratike nuk po i kupton. Natyrisht, jo për fajin e botës demokratike. Dhe në këto furtuna, deshëm ne apo jo, përfshihet Shqipëria – për të mirën tonë, natyrisht.

Është e pashmangshme!

Edi Rama duhet të merret me rajonin, sepse Shqipëria tash e sa kohë vlerësohet faktor tejet i rëndësishëm stabiliteti në rajon. Ajo po luan rolin e faktorit demokratik, që beson në paqe, dialog dhe miqësi të përhershme me ShBA-të.

Pra, qartësisht Edi Rama është në vazhdën e një tradite politike, duke përkrahur Kosovën në këto ngushtica. Dhe, si anëtare e NATO- s, Shqipëria po e bë këtë punë të mbarë. Po e bë mjaft mençur, duke e ruajtur Kosovën dhe të ardhmen e saj. Natyrisht, kjo përkrahje dallon nga ato të kaluarat, të cilat Shqipëria ia bënte Kosovës, para dhe gjatë luftës. Janë kohë dhe rrethana krejt tjera tani. Rrethana ku vlerë dhe përkrahje është mendja e hollë politike e jo lufta apo as luftë-nxitja, nacionalizmi primitiv apo paternalizmi i pështirë.

TË GJITHË JEMI TË GABUESHËM

Sa për dijeninë e qeveritarëve aktualë, Edi Rama është kalibër botëror i politikëbërjes. Shqipëria kurrë nuk ka pasur kryeministër më të ditur, më strateg dhe më largpamës. Mos të flasim për nivelin kulturor të tij, i cili lë prapa pothuajse të gjithë kryeministrat aktualë të Europës.

Dhe, kur i them këto, unë djathtisti i përhershëm, i kam parasysh edhe gabimet e Edi Ramës, këtij majtisti të përhershëm. Por, më thoni, a ka dikush në këtë botë, i cili mund të udhëheq shtetet shqiptare pa gabime? Mos u mundoni të përgjigjeni. Ju them unë, nuk ka.

Edi Rama është duke bërë punë të madhe për Kosovën dhe përtej saj. Që kemi sot miopë politik, të cilët i vlerësojnë politikanët në bazë të rrahjeve të gjoksit dhe retorikave demagogjike, Edi nuk ka faj në këtë shkretëtirë idesh.

TË GJITHË ME EDIN

Pos krahu i LVV, të gjitha partitë tjera, të majta ose të djathta në Kosovë, e miratojnë dhe çmojnë lart sjelljen politike të EdI Ramës. Këtë duhet ta bëjë sa më shpejt edhe qeveria aktuale, ashtu siç e ka bërë para do ditësh (jo publikisht) Presidentja e vendit.

Edi Rama është kompas politik në këtë mjegull politike që kemi shkaktuar në Kosovë.

You Might Also Like

Makthi Strategjik i Evropës: I bllokuar midis Trumpit, Putinit dhe luftës që nuk mund ta përfundojë

Ja deri ku është i gatshëm të shkojë monstrumi Aleksandër Vuçiq për t’a luajtur lojën dhe mbetur në pushtet

Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…

Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos

Një Holodomor me Temperaturë të Ulët

Kosova Times June 29, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Inteligjenca artificiale përcakton objektivat në Gaza?

Kosova Times Kosova Times December 20, 2023
Rusia është përgjegjëse për vdekjen e Navalnyt, thotë ekspertja e OKB-së
Rusakov: Regjimi i Putinit, me ose pa të, do të vazhdojë
Rexhepi: Me ligjin e ri 100 deri në 500 euro gjobat për kundërvajtje
Panairi i Librit Tirana 2023, takimi vjetor i kulturës shqipe
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?