By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Spiropali në Athinë: Zgjerimi i BE-së forcon thellësinë strategjike të Europës
December 19, 2025
Përvojat e të dëbuarve nga lufta e Kosovës shfaqen nesër në Prishtinë
December 19, 2025
Ramë Lahaj emocionon me dy interpretime magjepsëse në Festivalin e Këngës
December 19, 2025
Axhenda ndërkombëtare
December 19, 2025
Horoskopi ditor për 19 dhjetor
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hovenier: Qeveria e Kosovës po na habitë me refuzimin e kërkesave të miqve të saj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hovenier: Qeveria e Kosovës po na habitë me refuzimin e kërkesave të miqve të saj
Ballina 1Lajme

Hovenier: Qeveria e Kosovës po na habitë me refuzimin e kërkesave të miqve të saj

Kosova Times
Last updated: 2023/06/29 at 10:09 PM
Kosova Times Published June 29, 2023
Share
SHARE

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë të shqetësuara me faktin se Qeveria e Kosovës nuk është duke ndërmarrë hapa konkret për de-eskalim të situatës në pjesën veriore.

Duke folur në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, Hovenier, tha se kryeministri, Albin Kurti, duhet të nisë zbatimin e planit trepikësh të propozuar nga Bashkimi Evropian për dalje nga situata e tensionuar në veri.

Ky plan sipas ambasadorit Hovenier është ajo çfarë përveç ShBA-së, kërkon BE-ja si dhe Mbretëria e Bashkuar.

“Miqtë e Kosovës, vendet dhe institucionet që më së shumti kanë luajtur rol në mbështetjen e Kosovës në këtë trajektore, të gjitha po kërkojnë nga Kosova, nga kjo qeveri që të ndërmerr disa veprime specifike dhe që të zbatojë planin trepikësh të BE-së”, tha Hovenier.

Plani trepikësh i kërkon Kosovës shtensionimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Hovenier tha se është e habitshme se pse nuk ka një përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës.

“Jemi të habitur. Është e vështirë për neve ta kuptojmë se përse kjo kërkesë nuk merr përgjigje pozitive dhe nuk duket që do të ketë”, tha ambasadori Hovenier.

Hovenier nuk përjashtoi pasoja të tjera për Kosovën në rast se Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigjet kërkesave të partnerëve ndërkombëtarë.

“Është e qartë se do të ketë disa pasoja tjera nëse vazhdojmë në këtë rrugë ku Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigjet kërkesave të të gjithë miqve të saj nga të gjitha shtetet që kanë treguar një apo dy dekada përkushtim që të shohin Kosovën duke zëne vendin e saj në Evropë dhe në strukturat euroatlantike”, tha Hovenier.

Ai mohoi zërat kritik se ShBA-ja është duke u treguar më e ashpër me Kosovën se me Serbinë duke thënë se edhe nga Serbia është duke u kërkuar zbatimi i planit trepikësh.

Duke komentuar dërgimin e njësive speciale të Policisë së Kosovës në komunat veriore, Hovenier, tha se ajo nuk është mënyra më e mirë për të mbajtur situatën në kontroll si dhe përmendi siç tha ai, shqetësimet e shfaqura nga qytetarë të pjesës veriore për praninë e madhe të zyrtarëve policorë të njësive speciale të Kosovës.

Përkundër mospajtimeve, Hovenier, tha se ShBA-ja e konsideron kryeministrin Kurti partner porse siç tha ai, Kurti duhet të punojë drejt shtensionimit të situatës dhe mbajtjes së zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Hovenier tha se kryetarët aktual duhet të ushtrojnë detyrën në vende tjera alternative deri në shpalljen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore. Kjo sipas tij do t’i kontribuonte shtensionimit të situatës atje.

Hovenier tha se në zgjedhjet e ardhshme lokale në komunat veriore, SHBA-ja pret dalje në zgjedhje të qytetarëve të këtyre katër komunaleve dhe se për këtë janë në diskutime me serbët lokalë në Kosovë si dhe me Beogradin zyrtarë.

Më tej ambasadori Hovenier tha se duhet të shihet me shqetësim letra e tetë senatorëve amerikanë që iu drejtua presidentit amerikan, Joe Biden, për të shprehur shqetësimin e tyre për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

You Might Also Like

Spiropali në Athinë: Zgjerimi i BE-së forcon thellësinë strategjike të Europës

Përvojat e të dëbuarve nga lufta e Kosovës shfaqen nesër në Prishtinë

Moti në Shqipëri me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare

Elezi:Nesër mbyllet afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve e mediave

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Kosova Times June 29, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

4 vjet nga marrëveshja e Washingtonit, Baraliu: Pikat nuk u zbatuan

Kosova Times Kosova Times September 4, 2024
SHBA, vazhdon ngërçi politik për buxhetin në Kongres
Laboratorët e ushqimit luajnë rol në sigurinë e ushqimit
Ujësjellësi jep detaje për furnizimin me ujë në Drenas, ka ndërprerje për disa orë
Trump dhe Putin bien dakord për fillimin e negociatave. BE: Nuk ka vendim për Ukrainën pa Ukrainën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?